GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes bën bilancin për zjarret në vend, ja qarqet pa probleme

13:26 - 10/08/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Greqi/ Rëndohet situata nga zjarret, autoritetet: Në këto rajone do të ketë vatra të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes i ka bërë një pasqyrim të plotë situatës së zjarreve në vend.

Sipas tyre, në Majën e Rrunës, po vijon puna me intensitet nga toka e ajri për shuarjen e zjarrëve, në ndihmë në këtë zonë ka ardhur edhe Forcat e Armatosura të Kosovës.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se operacionet nga toka e ajri po vijojnë në Thirrë, ku po punohet për normalizimin e situatës.

Më tej në njoftim thuhet se në qarqet Gjirokastër, Fier, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Shkodër situata paraqitet pa probleme.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Situata e zjarreve në vend

Disa vatra zjarri në veri dhe në jug të vendit janë më problematike, aktualisht në të gjithë territorin.

Po vijon me intensitet puna nga toka dhe nga ajri për shuarjen e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë mundësuar izolimin e vatrës tek zona Qafa e Kumbullës, ndërsa FSK e Kosovës janë përqendruar nga ana e Lakut të Mollës, e cila vijon të jetë aktive me intensitet të lartë, në pjesën që është në kufi me Pukën. Edhe pjesa e zonës nga Laku i qershive vijon të mbetet problematike. Terreni i pjerrët dhe shkëmbor ndërlikon punën e forcave nga toka, por nuk ka rrezik për banesa dhe situata po ndiqet nga strukturat e posaçme.
Forcat nga toka dhe nga ajri janë përqendruar në fshatin Thirrë në Fan të Mirditës, ku po punohet për ndërprerje të përhapjes së flakëve dhe normalizimin e situatës. Pjesa në anë të tunelit është nën kontroll, ndërsa pjesa tjetër e malit vijon të ketë prani flakësh.

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon. Forcat që janë në terren janë të përqendruara duke mbajtur të izoluar anën e fshatit Domgjon. Momentalisht vatra e zjarrit ka një shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i vështirë izolimi në tërësi i saj. Në terren po punojnë edhe efektivë të FA për ta mbajtur nën kontroll, në mënyrë që të mos kalojë në zonë të banuar.
Po ashtu problematike mbetet situata në vatrën mbi fshatin Dukat, e cila ishte stabilizuar më herët, por ka patur një rindezje të flakëve. Operacioni po vijon nga toka dhe nga ajri. Edhe në këtë zonë nuk ka rrezik banesazh

Ka vijuar të jetë aktive një vatër në fshatin Patalej të Lezhës, ku forcat po punojnë për të izoluar një pjesë zjarri në drejtim të rrugëve të fshatit. Nuk ka rrezik për banesa edhe në këtë zonë.
Zjarret në Krushovë, Gjonomadh dhe Leshnjë në bashkinë Korçë si dhe zjarri në zonën e quajtur Guri i Nikës në bashkinë Pogradec po mbahen nën kontroll nga forcat në terren dhe teri tani nuk paraqesin problem.

Po mbahen nën monitorim vatra e riaktivizuar në sipërfaqen me shkurre në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, për të eleminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur.

Në qarqet Gjirokastër, Fier, Dibër, Tiranë, Elbasan dhe Shkodër situata paraqitet pa probleme.

Etiketa: BilancMinistria e Mbrojtjeszjarre

Lajme të lidhura

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat
Aktualitet

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin
Aktualitet

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Para
12 raste të reja me Covid në Kosovë në 24 orët e fundit, asnjë viktimë

Maqedonia e Veriut përballet me shifra rekord nga Covid, 518 të infektuar dhe 2 viktima

TË FUNDIT

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues
Aktualitet

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

Nënkryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi nga Kuvendi se teksa shumë vende...

Lexo më shumë
Apeli i GJKKO prish vendimin e 2019-ës, ul dënimet për “grupin e zjarrit” në Lazarat

Shkelje në tenderin mbi 2.2 mld lekë të ARRSH, GJKKO pushon akuzat ndaj 6 ish-zyrtarëve

11:00 - 13/03/26
Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

Kreu marrëdhënie seksuale me tre të mitur, gjykata lë pas hekurave 67-vjeçarin

10:46 - 13/03/26
Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

Prej 7 ditësh te Trauma, ndërron jetë 20-vjeçari i aksidentuar në Rrilë–Shënkoll

10:21 - 13/03/26
EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

EU Alive: Rama mbron Ballukun për aferën 200 mln euro, Bllakos ia hoqi menjëherë imunitetin

10:09 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com