GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gratë vriten nën urdhër mbrojtje, shifrat nxjerrin blof Ministrinë e Drejtësisë

10:19 - 01/11/21
në Aktualitet, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Gratë vriten nën urdhër mbrojtje, shifrat  nxjerrin blof Ministrinë e Drejtësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Drejtësisë ka publikuar një raport që synon se 4 vitet e ardhshme do të ofrojë ndihmë juridike falas për gratë dhe fëmijët e pambrojtur. Sakaq raporti aktual i Ministrisë së Drejtësisë vërteton se në 2021 ka më pak persona që përfitojnë ndihmë juridike falas, kryesisht gratë që janë të pastreha dhe fëmijë të braktisur që nuk kanë mundësi ekonomike dhe kanë gjyqe të hapura.

“Ofrimin e ndihmës juridike falas për 5060 individë që plotësojnë kushtet në zbatim të ligjit për ndihmën juridike falas. Ofrimin e ndihmës juridike falas për 3036 gra e vajza në nevojë të cilat plotësojnë kushtet. Realizimin e rreth 17000 akte ekspertimi të klasifikuara si; mjeko-ligjore, toksikologjiko-ligjore, biologjiko-ligjore dhe psikiatriko-ligjore, në përputhje me standardet evropiane. Përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar dhe uljen e mbipopullimin në burgje”, thuhet në raport.

Edhe tre vitet e para Ministria e Drejtësisë parashikoi të njëjtat pika, megjithatë ekspertët nga raportet e publikuara kanë nxjerr blof ndihmat e ofruara, pasi rezulton se dhjetëra gra kanë humbur jetën në pesë muajt e parë të këtij viti nga dhuna e burrave për shkaqe ekonomike dhe familjare.

Për këtë arsye theksojmë se, ngjarjet njëra pas tjetrës sipas organizatave për mbrojtjen e grave janë alarmante, pasi ky fenomen nuk po njeh parandalim.

Për të luftuar dhunën në familje dhe ndaj grave nuk mjafton vetëm ndërgjegjësimi i burrave. Ndërsa në raportin e publikuara nga ekspertët, që nga viti 2013, krimi në familje ka marrë mbi 146 jetë.

Ndonëse shumica prej grave kanë pasur urdhër-mbrojtje apo kanë qenë në procedura divorcimi, fatkeqësisht nuk janë mbrojtur nga agresiviteti.

Vitet e fundit po ashtu i lartë është edhe numri i veprave penale për dhunën në familje. Të dhënat nga Policia e Shtetit tregojnë se “Dhuna në familje” është 5-fishuar në raport me vitin 2008.

Sakaq në raportin e Ministrisë së Drejtësisë, theksohet se do të sigurohet kushte për të burgosur, ku përfshihen burra, gra dhe të mitur dhe rehabilitimin e të paraburgosurve. Prioritet që justifikon dhjetëra rastet e dhunës së shënuara muajt e fundit në burgjet e Shqipërisë nga të dënuarit dhe shërbimet e policisë në burgje.

“Sigurimin e kushteve të përshtatshme të rreth 5100 të dënuarve burra, 86 të dënuara gra dhe 36 të dënuar të mitur, si dhe të trajtohen me shërbim shëndetësor 382 të dënuar të sëmurë. Ri-integrimin nëpërmjet zhvillimit të programeve për rehabilitimin në shoqëri të paraburgosurve dhe të dënuarve në përputhje me standartet europiane, ku parashikohen të riintegrohen rreth 360 të dënuar burra, 2 të dënuara gra dhe 6 të dënuar të mitur.  Rritjen e nivelit të sigurisë fizike në IEVP nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit me sisteme sigurie të monitorimit elektronik të të dënuarve dhe policisë së burgjeve”, thuhet në raport. A.L/ gijotina.com

Etiketa: kryesore2ndihme juridike

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Meta poston foto nga takimi me sekretarin e Përgjithshëm të OBSH: Për çfarë diskutuam

Meta poston foto nga takimi me sekretarin e Përgjithshëm të OBSH: Për çfarë diskutuam

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com