GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ministrja Diella “sëmuret” gjatë “shtatzënisë”, ja çfarë i ndodhi

20:44 - 29/10/25
në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja Diella “sëmuret” gjatë “shtatzënisë”, ja çfarë i ndodhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi se ministrja e parë me inteligjencë artificiale, Diella, ishte “shtatzënë” dhe në pritje të 83 “fëmijëve”.

Deklarata, ndonëse serioze, shkaktoi të qeshura dhe u kthye në virale në mediat sociale, ku nuk munguan as kritikat për shkak të tonit distopik të saj.

Në fakt ajo që Rama nënkuptonte ishte se pas Diellës, qeveria planifikon të krijojë dhe 83 asistentë me inteligjencë artificiale që do t’i caktohen çdo deputeti socialist.

Megjithatë, Diella shtatzënë sot nuk është ndjerë mirë. Kjo për shkak se platforma që i mundëson Diellës të ekzistojë ka hasur probleme duke dalë herë pas here jashtë funksionit.

Për ata që nuk e dinë, Diella mundësohet nga “Azure”, serverat virtualë të kompanisë Microsoft, apo ajo që quhet si “cloud computing”.

“Ne po ndërmarrim dy veprime të njëkohshme ku po bllokojmë të gjitha ndryshimet në shërbimet AFD dhe në të njëjtën kohë po kthehemi në gjendjen tonë të fundit të njohur”, njoftoi Microsoft gjatë problemeve teknike të ditës së sotme.

Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se Diella ka qenë “pa ndjenja” sot dhe do t’i bëhet një “reset” çka mund të shkaktojë edhe humbjen e pjesshme të memories që nga pika e fundit e regjistruar e njohur si “restore point”.

Por fakti që “truri” i Diellës është brenda serverave të Microsoft, në një farë mënyre e bën atë që të jetë edhe ministrja e parë me inteligjencë artificiale e Shqipërisë, por jo shqiptare.

Truri, apo ajo që në gjuhën teknike quhet “back end” pjesa ku Diella kryen llogaritjet, ku ruhen të dhënat dhe e gjithë prapaskena e paaksesueshme nga përdoruesi, është e mundësuar nga Microsoft, çka ka ngritur edhe shqetësimet e ekspertëve të teknologjisë për privatësinë, aksesimin e të dhënave nga palë të treta dhe ndryshimin apo manipulimin e tyre nga aktorë të tjerë./ Voxnews.al/

Etiketa: Ministrja Diella

Lajme të lidhura

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin
Breaking Views

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

23:15 - 23/03/26
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së
Breaking Views

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!
Breaking Views

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
Para
“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

“Plumbi i Artë” në ngërç, përplasje dhe seanca të ndërprera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin
Breaking Views

Lajme jo të mira nga Italia, mesfushori i Kombëtares shqiptare mbyll sezonin

23:15 - 23/03/26

Lajme jo fort të mira vijnë nga Lecce. Futbollisti i kombëtares shqiptare, Medon Berisha, ka pësuar një dëmtim muskular në...

Lexo më shumë
Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

Të shtëna në kryeqytet, përfundon i plagosur një hetues i IPK-së

23:05 - 23/03/26
Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

Blendi Klosi për ndryshimet e drejtuesve politikë dhe shmangien e Spiropalit: Nuk merremi me emra!

22:42 - 23/03/26
“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

“Merr pranga, kamzhik, viagra, të q… me lodra seksi”, biseda e nxehtë e anëtarit të KLP-së

22:10 - 23/03/26
Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

Stuhia e papritur godet luginën e Vjosës, bujqësia pëson dëme të mëdha

21:58 - 23/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com