GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Ministrja Kushi takim me oficerë të sigurisë të shkollave të vendit: Bashkëpunim për të parandaluar fenomenet negative sociale

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministrja Kushi takim me oficerë të sigurisë të shkollave të vendit: Bashkëpunim për të parandaluar fenomenet negative sociale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi, dhe Drejtori i Agjencisë për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP), Gerti Janaqi, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me oficerë të sigurisë të shkollave të ndryshme të vendit.

Në fokus të takimit ishte njohja nga afër me nevojat kryesore që oficerët e sigurisë kanë në punë dhe shtyrja përpara e kontributit të tyre në krijimin e ambienteve miqësore e të sigurta përmes marrëdhënieve të qëndrueshme me nxënësit, stafin e shkollës, prindërit dhe mbarë komunitetin.

Ministrja Kushi i falënderoi fillimisht oficerët e sigurisë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë përgjatë pandemisë dhe u shpreh se ata janë të përzgjedhur si profesionistë shumë të mirë, janë trajnuar dhe trajnohen në mënyrë të vazhdueshme që të menaxhojnë dhe parandalojnë situata të ndryshme rreziku.

Ajo theksoi rëndësinë e bashkërendimit të punës me të gjithë aktorët e përfshirë në mënyrë që të krijohet sinergjia e nevojshme me stafet shkollore, komunitetin, prindërit dhe institucionet e tjera.

“Nëse kemi bashkërendim dhe bashkëpunim, atëherë rriten më shumë shanset që ne ta kryejmë me sukses këtë funksion dhe të minimizojmë sa më shumë të jetë e mundur fenomenet sociale negative që i kemi në shkollat tona”, tha Kushi.

Ndërkohë, Drejtori i ASCAP, Gerti Janaqi, cilësoi faktin se do të ngrihet një rrjet profesional i oficerëve të sigurisë, i njohur dhe i certifikuar nga MASR, i cili do të ketë një metodologji të mirëfilltë pune dhe do të vijojë me trajnime të vazhdueshme që plotësojnë nevojat e përditshmërisë së oficerëve të sigurisë.

Etiketa: Evis KushiMASRShkolla

Lajme të lidhura

Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Para
Policia bashkiake nuk konstaton asnjë shkelje përgjatë vijë bregdetare në Pogradec

Policia bashkiake nuk konstaton asnjë shkelje përgjatë vijë bregdetare në Pogradec

TË FUNDIT

Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, çfarë deklaroi Igli Tare pas 3 orësh në SPAK
Aktualitet

Fshehu vilën e Ballukut në Palasë, SPAK i komunikon akuzën Igli Tares për pastrim parash

09:37 - 21/10/26

SPAK i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të dosjes “Balluku”. Sipas informacioneve të bëra të...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

Protestat në Shqipëri/ New York Post: Studentët kërkojnë largimin e Ramës dhe luftën kundër korrupsionit

09:32 - 21/10/26
Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

Sindikata e Pedagogëve nis zbatimin e bojkotit në të gjitha universitetet publike

09:08 - 21/10/26
Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

Robert Aliaj shpërthen ndaj policisë dhe Ramës: Historia do të shkruajë emrat tuaj pranë gjakut dhe tradhtisë ndaj popullit

09:04 - 21/10/26
Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

Hipokrizia e kryeministrit! Natën i dhunon dhe i arreston, ditën i fton protestuesit për dialog

08:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com