GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Minoritet?”/ Provokimi i Mitsotakis në Himarë, si reagon Berisha

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Minoritet?”/ Provokimi i Mitsotakis në Himarë, si reagon Berisha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar deklaratat provokative të kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis nga Himara. Ai u shpreh se banorët e qytetit jugor janë minoritet grek.

Nga ana tjetër, Berisha pohoi se kjo deklaratë është absurditeti më i madh historik, ndërsa ia adresoi këtë ‘faj’ këshilltarëve të Mitsotakis.

“Kryeministri i Greqisë, mund të vizitojë çdo zonë të Shqipërisë, qoftë si qytetar i lirë apo zyrtar i çliruar nga çdo lloj kompleksi. Mund të vizitojë dhe Himarën. Por, zhurma se Himara është minoritet, është absurditeti më i madh historik. Askush më shumë se himariotët nuk janë larë në gjak për identitetin e tyre. Himara ka një realitet të pamohueshme që një pjesë e fshatrave flasin eh shqip dhe greqisht, qyteti ç’është e vërteta, porti i vjetër është i miksuar, shqiptarë, Venecian dhe siç kanë portet, miksturë. Por këto as gjuha, as mikstura, s’e bëjnë kurrë Himarën veçse bastion e shqiptarizmit. Himara e njohur në histori, së bashku me malësitë e Alpeve kanë pasur venomat, kodet, kanunet e tyre.

Ajo çka mund të them unë, është kjo, se patrikana duhet të shpallë një ndjesë publike ndaj himariotëve se në fakt në periudhën që qëndronin ndaj portit, Patrikana qëndronte në kurriz të tyre. I detyroi ata t’i drejtohen Vatikanit dhe të mbeten ortodoks por të ritit të afërt me katolikët. Në këtë kontekst, kryeministri i Greqisë mund të vizitojë çdo zonë, por Himara me të gjithë historinë dhe dokumentet e saj, është shqiptare, përfshi ato fshatra, të cilët flasin edhe shqip dhe greqisht. Ky është problem këshilltarësh. T’ju tregoj një histori me çështje këshilltarësh. kam pasur miqësi me presidentin e ndjerë të Greqisë, Stephanopoulos. Po drekoja në një samit me të në Budapest. Duke biseduar për këto kontributet e ndërsjellta, përzierjet që kemi, shqiptarët kanë më shumë me grekët. I them se Kapodistria është nga Gjirokastra dhe i vëllai i tij quhej Ahmet. Ai më tha; Sali që nuk është grek e kam menduar për shkak të emrit, por mendova se ishte Venecian. “Jo” i thashë është gjirokastrit, se kisha disa të vërteta për shtëpinë e tij. Për marrëdhëniet që kishte me Korfuzin atëherë. Çfarë ndodhi? Ky i thotë këshilltarit, që; Berisha më tha mua se Kapodistria është shqiptar, gjirokastrit dhe se i vëllai i tij quhej Ahmet. Dy javë rresht mediat greke flakë kundra meje, por Stefanopulos ishte njeri i ndershëm. Kërkoi dokumentacionin dhe doli me dokumente themelore të enciklopedive të para dhe doli se Kapodistria është shqiptar. Ai është hartues i Kushtetutës së Zvicrës. Stefanopulos ishte njeri i ndershëm dhe doli e tha: Berisha kishte të drejtë. Ngatërrojnë dhe këshilltarët. Kam pasur miqësi me të atin e Mitsotakis. S’ka thënë kurrë se Himara është minoritet, por ka dy gjuhësi. Himara është një bastion. S’i njihni ju betejat me turqit, por janë betejat nga më heroiket. Në një rast shndërruan në kocka 800 mijë ushtarë. Kishin me se të paguanin dhe ça bëni? I digjnin shtëpitë dhe njerëzit.”, tha ai.

Etiketa: GreqiPartia DemokratikeSali Berisha

Lajme të lidhura

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!
Aktualitet

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre
Aktualitet

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij
Aktualitet

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26
Para
Tronditet Parisi/ Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga të shtënat

Tronditet Parisi/ Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga të shtënat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme
Aktualitet

Prokurori Arbër Berexha liron menjëherë protestuesit: Arrestimet janë të paligjshme

14:20 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e të rinjve të ndaluar gjatë protestës pasi janë konstatuar parregullsi në arrestime. Ndalimet...

Lexo më shumë
Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

Studentët mesazh me spraj në asfalt për Ramën: Nuk ka dialog mes qafës dhe shpatës!

14:16 - 21/10/26
Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

Nis cikli i ri te klubi i Elbasanit, prezantohet trajneri i ri Glen Daja

14:00 - 21/10/26
Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

Berisha: Rama në mëngjes i fton për dialog dhe më pas i kërcënon, ndërtoi sarajet me paratë e tyre

13:45 - 21/10/26
Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

Salianji: Shqipëria nuk është pronë e Edi Ramës, të gjithë kërkojnë dorëheqjen e tij

13:38 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com