GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama si Enveri/ Pasi u prish me BE-në hedh sytë nga Kina: Në podcast me zyrtaret e Ambasadës kineze

12:49 - 22/03/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 6 min
A A
Rama si Enveri/ Pasi u prish me BE-në hedh sytë nga Kina: Në podcast me zyrtaret e Ambasadës kineze
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama po kopjon politikën e Enver Hoxhës. Ky i fundit e izoloi Shqipërinë nga Evropa dhe mbante miqësi vetëm me Kinën dhe me partitë marksiste nëpër botë. Sot Rama ka pritur në podcastin e tij “Flasim” zyrtare të Ambasadës kineze dhe disa studente nga Kina. Shqipëria ka pasur gjithnjë studentë kinezë, por ftesa nga kryeminstri kërkon t’i japë një sinjal Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Rama u shpreh i impresionuar nga aftësitë e tyre në shqip, duke theksuar se katër prej tyre mbajnë edhe emra shqiptarë si Lira, Adriana, Rita dhe Etleva. Ai vuri në dukje se studentët dhe përkthyesit kinezë që ka njohur gjatë viteve kanë treguar një nivel të lartë të zotërimit të gjuhës shqipe (duke nënkuptuar se evropianët s’e mësojnë shqipen).

Gjatë bisedës, ai tregoi gjithashtu se letrat zyrtare të dërguara nga ambasada e Kinës në Shqipëri janë të shkruara në një shqipe shumë korrekte, pa gabime, duke e cilësuar këtë si një shembull profesionalizmi.

Një nga të ftuarat, që mban detyrën e atasheut në ambasadën e Kinës në Tiranë, u shpreh se në qytetin e saj në Kinë ka biznese të shumta, përfshirë edhe sipërmarrje shqiptare, duke reflektuar lidhjet gjithnjë e më të ngushta ekonomike dhe kulturore mes dy vendeve.

Rama solli gjithashtu shembuj nga përvoja personale dhe nga aktiviteti në rrjetet sociale, ku sipas tij ka parë kineze që flasin shqip dhe që jetojnë apo punojnë në Shqipëri, duke theksuar praninë në rritje të komunitetit kinez në vend.

Ai përmendi edhe Universitetin e Pekinit, duke e cilësuar si një nga institucionet më të rëndësishme në Kinë për gjuhët e huaja, ku aktualisht studiojnë rreth 15 studentë të gjuhës shqipe, një tregues i interesit të shtuar për kulturën dhe gjuhën shqiptare.

Edi Rama: Mysafiret e vecanta vijnë nga shumë larg por jetojnë shumë afër. Janë përfaqësuese të gjeneratës së re të një populli të madh që ne kemi qenë shumë të lidhur dhe vijnë nga një vend që është në rrugën e një progresi marramendës. Por pavarësisht se janë që të katërta nga Kina kanë emra shqiptarë. Jam sot me Lirën, adrianën, me Ritën dhe me Etlevën sepse studentët kinezë që për një arsye apo tjetër janë të projektuar për tu angazhuar në një marrëdhënie me Shqipërinë.

Ftesa për të patur këto 4 vajza kineze erdhi pasi më ka ndodhur rast pas rasti, kur lexoj letrat që dërgon ambasada e Kinës në shqip, janë letra zyrtare të përkthyera apo që i dërgon drejtpërdrejt ambasada  janë absolutisht perfekte në mënyrën si shkruhet gjuha shqipe. Sinqerisht i jam qepur këtyre letrave nga ambasada e Kinës pët të gjetur gabim ortografik dhe nuk kam gjetur asnjë.

Dhe ndërkohë nga eksperienca e disa vizitve në Kinë në të shkuarën dhe ku më kanë shoqëruar përkthyes kinez me emra shqiptarë dhe i fundit quhej Bashkim, kam mbetur i impresionuar nga mënyra si e zotërojnë gjuhën shqipe. Nëse ne do flisnim kinezcen sic flasinkëta shqip do ishte gjë e mirë.

Një nga të ftuarat në podcastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama, atashe në ambasadën e Kinës në Tiranë, u shpreh se në qytetin e saj ka biznese të huaja, mes të cilëve dhe shqiptarë.

Lira: Edhe unë jam habitur, tani unë jetoj në Tiranë, videot e shkurtra në internet janë popullore dhe pashë një video në gjuhë shqipe, një kineze dhe një shqiptare në qytetin tim. Mendova se ishte me inteligjencë artificiale. Por shumë kinezë që kanë hapur dyqan tek Medreseja janë nga qyteti im.

Universiteti I Pekinit, dega e gjuhëve të huaja është ndër më të mirët në Kinë.

Në klasën time ka 15 studentë të gjuhës shqipe.

Shqipëria është një vend shumë twërheqës, nuk i ftoj unë por interneti. Kur një mik imi erdhi në Tiranw, ai më tha se i pëlqen kafeja dhe restorantet.

Lidhjet e fshehta të Ramës me Kinën janë zhvilluar qysh gjatë basghkëpunimit me agjentin McGonigal.

Ne qershor 2017, McGonigal u takua me një zyrtar shqiptar, Dirian Duckën, i cili punonte për CEFC-në, dhe i dha informacion në lidhje me hetimin e FBI-së ndaj kësaj kompanie, duke i thënë se po i ndjekin dhe se arrestime mund të jenë në pritje.

Keshilltari i Rames, Dorian Duçka më vonë ndau informacionin për arrestimet e pritshme, me Kryetarin e CEFC China, Ye Jianming, i cili paralajmëroi një tjetër objektiv të FBI-së, i identifikuar si ‘Target 3’ në raport, për mundësinë e arrestimeve të afërta.

Një ditë më vonë, ky zyrtar i transmetoi informacionin drejtuesve të CEFC-së në Kinë, përfshirë Patrick Ho-n, i cili më pas u arrestua në SHBA për akuza të ryshfetit dhe pastrimit të parave.

 

 

Ky veprim i McGonigal është cilësuar si një kompromentim i rëndë i integritetit të hetimit dhe ka dëmtuar besimin ndaj FBI-së.

Dokumentet tregojnë se Hunter dhe James Biden kanë përfituar miliona dollarë nga CEFC. Hunter Biden e ka quajtur Patrick Ho “klientin” e tij dhe ka marrë pagesa për shërbime konsulence ligjore.

Ish-zyrtari i FBI-së zbuloi informacione konfidenciale për kompaninë kineze CEFC, duke paralajmëruar arrestimet e ardhshme dhe dëmtoi rëndë hetimin.

Nderkaq, sot Kryeministri Edi Rama, qe po hel hapur,  ka theksuar në podcastin “Flasim” se marrëdhëniet miqësore mes Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore dhe se progresi i këtij vendi është  i jashtëzakonshëm.

Në bashkëbisedimin me atashen e ambasadës së Kinës në Tiranë dhe 3 studentet kineze, Rama bëri të ditur se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The Neë China Playbook” të ekonomistes Keyu Jin, duke e cilësuar atë si një vepër që ndihmon në kuptimin e Kinës pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve të krijuara në botën perëndimore.

Ai tha se autorja pritet të ftohet në Shqipëri për prezantimin e librit.

Duke folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, Kryeministri u shpreh se, ndonëse Shqipëria dhe Kina janë shumë të ndryshme në madhësi dhe zhvillim, bashkëpunimi mes tyre mbetet i rëndësishëm. Ai theksoi gjithashtu nevojën për rritjen e turizmit dhe zgjerimin e bashkëpunimit akademik mes dy vendeve.

Sipas Ramës, forcimi i shkëmbimeve kulturore dhe arsimore mund të kontribuojë në afrimin edhe më të madh mes Shqipërisë dhe Kinës.

Edi Rama: Marrëdhënia jonë me Kinën dikur ka qenë e afërt, shumë e afërt, pastaj gjërat ndryshuan. Dhe jemi shumë më larg sesa ç’mund të jetë Kina sot me shumë vende të tjera dhe këtu në rajon, për hir të vërtetë. Por marrëdhënia është miqësore. Nga ana tjetër progresi i Kinës është i jashtëzakonshëm.

Unë jam duke ndjekur një përkthim te një libri që më ka pëlqyer jashtëzakonisht shumë, një libër i shkruar nga një ekonomiste kineze që ka studiuar në SHBA dhe që jeton midis Kinës dhe Britanisë së Madhe. Është profesore në LSE dhe ka shkruar një libër që titullohet “The neë China playbook”.

Nuk e di, po diskutoja me botuesin si ta përkthej në shqip playbook. Por mund të përkthehet “Manuali i ri i Kinës”. Manuali është një document që të ndihmon si të përdorësh makinën etj. Pra është një libër i jashtëzakonshëm, është shkruar me qëllimin sic e thotë dhe ajo, që ka jetuar midis 2 kulturave, pra është shkruar për të ndihmuar njerëzit që ta shohin Kinën pa paragjykime dhe jashtë stereotipeve që janë krijuar në botën perëndimore.

Dhe po e ndjek për ta përkthyer dhe do ta nxjerrim në shqip dhe do ta ftojmë autoren, Keyu Jin të vijë këtu dhe do tju ftojmë në prezantim. Kina është shumë e madhe ne jemi shumë të vegjël. Historia mes nesh ka qenë bardh e zi. Ka qenë një kohë që kemi qenë afër dhe pastaj larg. Por unë do doja shumë të kishim më shumë turistë dhe një gjë tjetër që është e vlefshme, të mësojmë më shumë dije të akumuluara në Kinë në shumë drejtime.

Nëse do ishte e mundur, të shtonim bashkëpunimet universitare me Kinën, në disa degë që ju jeni pararojë. Po të isha 20 vjeç, do mësoja gjuhën tuaj.

Kujtojme se ditet e fundit eshte bere e qarte se BE nuk e miraton politiken e Rames dhe nuk e toleron autoritarizmin e tij.

“Asnjë kalë Troje. Vendet që do të na minonin nga brenda nuk mund të bëhen shtete anëtare. Duhet të sigurohemi plotësisht për këtë. Vendet që i bashkohen BE-së duhet të jenë demokraci të forta dhe të qëndrueshme, të afta t’i rezistojnë ndikimit toksik të Rusisë dhe të të tjerëve. Natyrisht, nuk mund të ketë rrugë të shkurtra në reforma. Qytetarët tanë europianë e presin këtë nga ne, nga unë dhe nga ekipi im”. Kjo u deklarua nga Komisionerja e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, gjatë seancës plenare në Strasburg.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaKryesore1

Lajme të lidhura

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

14:23 - 22/03/26
Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore
Botë

Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

14:05 - 22/03/26
Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore
Aktualitet

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

13:37 - 22/03/26
Para
Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Ujit/ UKT apel për mbrojtjen e burimit të jetës

14:23 - 22/03/26

Në Ditën Ndërkombëtare të Ujit, Drejtori i UKT Flauers Shoshi eshte shprehur se sot ne kete dite rikujtohet rëndësia jetike...

Lexo më shumë
Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

Lufta në Gjirin Persik/ Impianti bërthamor në Iran goditet përmes sulmeve ajrore

14:05 - 22/03/26
Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

Presidenti Begaj uron Sulltan Novruzin nga Kryegjyshata Botërore

13:37 - 22/03/26
Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës në oqeanin Indian, Irani mohon përgjegjësinë

13:29 - 22/03/26
Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

Letër e papritur e Kancelarit Merz për Albin Kurtin: Keni Gjermaninë partner për integrimin

13:19 - 22/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com