GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 fiton 3-2 me përmbysje ndaj Polonisë

16:57 - 15/11/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Miqësoret e moshave/ Shqipëria U-17 fiton 3-2 me përmbysje ndaj Polonisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare U-17 fitoi sot ndeshjen e parë miqësore ndaj Polonisë në “Shtëpinë e Futbollit”. Kuqezinjtë triumfuan 3-2, në një takim spektakolar që u vendos nga golat e Gabriel Kullës (x2) dhe Serxho Vogli.

Trajneri Andrea Tedesco e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Polonisë U-17: Raffaele Huli (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Andreas Llana, Lucas Cekrezi, Fabjano Nuhaj, Rikardo Sheji, Ernesto Marqeshi, Gariel Kulla, Alen Vukaj dhe Arman Durmisi.

Në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua një ndeshje e luftuar dhe në pjesën e parë u shënua vetëm një gol në fund. Polonia mori avantazhin me Jakub Kaczowka.

Në fraksionin e dytë kuqezinjtë ishin spektakolarë. Shqipëria barazoi rezultatin në minutën e 53-të me Gabriel Kullën. Sulmuesi kuqezi realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Polonia mori sërish avantazhin në të 56-ën, megjithatë Kulla ishte i pandalshëm dhe barazoi takimin në minutën e 66-të. Sulmuesi bëri gjithçka mirë brenda zonës dhe me një goditje të bukur shënoi golin e dytë personal.

Shqipëria përmbysi gjithçka në minutën e 79-të me Serxho Voglin. Mesfushori kuqezi vulosi fitoren spektakolare të Shqipërisë me një gol me kokë nga brenda zonës.

Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë U-17 me rezultatin 3-2. Takimi i dytë miqësor Shqipëri U17 – Poloni U17, do të luhet tre ditë më pas më 18 nëntor në orën 10:00, në “Shtëpinë e Futbollit”

Takime miqësore janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar U-17 dhe për stafin kuqezi për të testuar sa më shumë lojtarë të rinj dhe për të ndërtuar grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Etiketa: Shqipëria U-17

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Përmbytjet, Guvernatori i Valencias kërkon falje

Përmbytjet, Guvernatori i Valencias kërkon falje

Discussion about this post

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com