GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Pas asaj që na ndodhi në Poloni, si pritet përballja me Ukrainën? Flasin Mehmeti dhe Ismajli

15:32 - 29/03/26
në Breaking Views, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Pas asaj që na ndodhi në Poloni, si pritet përballja me Ukrainën? Flasin Mehmeti dhe Ismajli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kombëtarja shqiptare po bën përgatitjet e fundit për ndeshjen miqësore të 31 marsit ndaj Ukrainës teksa kuqezinjtë vazhdojnë të stërvitjen në qendrën sportive në Valencia.

Duke folur për FSHF TV, mbrojtësi Ardian Ismajli, thotë se skuadra meritonte më shumë ndaj Polonisë dhe se Shqipërisë i mungoi paksa fati në sfidën e rëndësishme të pay-off-it të Botërorit.

“Besoj që kemi merituar shumë më shumë, kemi pasur shumë raste për të shënuar dhe normalisht që jemi shumë të dëshpëruar, sepse duke e parë si shkoi ndeshja, me të vërtetë që e kemi merituar kualifikimin për finalen e fazës play-off të Botërorit, por ndonjëherë futbolli është kështu, ta kthen shpinën dhe fati nuk ishte me ne, por shpresojmë për më shumë fat në të ardhmen. Kjo ndeshje na shërben për t’u rritur shumë më shumë si futbollistë dhe si grup për të ardhmen”, – thotë Ismajli, duke shtuar se ndeshja e 31 marsit ndaj Ukrainës ka rëndësi dhe synohet një rezultat pozitiv.

“Çdo ndeshje e Kombëtares është e rëndësishme, kjo është një miqësore, nuk është e lehtë pas asaj ndeshje ndaj Polonisë, por ne jemi një ekip profesionist dhe i kemi kaluar edhe këto sfida dhe do të besojmë që me Ukrainën do të marrim një rezultat sa më pozitiv”.

Sakaq, mbrojtësi kuqezi shikon përpara dhe flet për sfidat e ardhshme të Kombëtares duke nisur që nga ediconi i ri i UEFA Nations Nations League.

“Besoj se në shtator që nis Nations League është një hap i rëndësishëm për neve në aspektin që duhet ta fitojmë patjetër grupin, pasi jemi ekip më cilësor se ekipet e tjera dhe siç e dimë, nëse fiton grupin e Nations League, udhëtimi për Nations League është pak më i lehtë. Aty do të fillojmë ne dhe më pas Nations League do të shohim edhe grupin për Europianin 2028, kështu që do t’ia lëmë kohës dhe do të shohim me çfarë kundërshtarësh kemi të bëjmë”, – thekson Ismajli, teksa në fund ka edhe një mesazh falënderimi për të gjithë tifozët shqiptarë.

Edhe mesfushori Anis Mehmeti shpreh keqardhjen për humbjen ndaj Polonisë, duke nënvizuar faktin se Shqipëri bëri një paraqitje të mirë, ndërkohë që vlerëson maksimalisht miqësoren me Ukrainën.

“Normalisht që kemi të mërzitur sepse kemi bërë një ndeshje shumë të mirë ndaj Polonisë, kemi krijuar disa raste të pastra për gol. Ndaj Ukrainës, edhe pse është miqësore, çdo ndeshje e Kombëtares është shumë e rëndësishme dhe ne do të japim maksimumin për ta fituar këtë ndeshje. Ukraina është një skuadër shumë e fortë dhe unë zotohem nëse do më jepet mundësia të luaj do të jap maksimumin në çdo moment. Grumbullimi në Kombëtare është krenari shumë e madhe për mua dhe familjen time. Është e qartë që jemi të mërzitur akoma për rezultatin e ndeshjes së fundit, jemi duke punuar shumë për të zhvilluar një ndeshje shumë të mirë ndaj Ukrainës. Siç e thashë, ndonëse është miqësore, ne duam të tregojmë vlerat tona dhe të marrim një rezultat pozitiv”, – u shpreh Mehmeti nga Valencia për FSHF TV.

gijotina.com/

Etiketa: Ukrainë-Shqipëri

Lajme të lidhura

Një hap larg historisë/ Të martën Kosova në provën vendimtare të playoff-it
Breaking Views

Një hap larg historisë/ Të martën Kosova në provën vendimtare të playoff-it

16:39 - 29/03/26
PD, spastrime në Elbasan/ Balliu përjashtohet se deklaroi kandidimin përballë Berishës, largohen dhe 3 figura të tjera
Breaking Views

PD, spastrime në Elbasan/ Balliu përjashtohet se deklaroi kandidimin përballë Berishës, largohen dhe 3 figura të tjera

16:22 - 29/03/26
Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre
Breaking Views

Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre

15:54 - 29/03/26
Para
Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre

Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre

Discussion about this post

TË FUNDIT

Një hap larg historisë/ Të martën Kosova në provën vendimtare të playoff-it
Breaking Views

Një hap larg historisë/ Të martën Kosova në provën vendimtare të playoff-it

16:39 - 29/03/26

Mbrëmja e 31 marsit do të jetë mbrëmja e verdikteve përfundimtare për fazën e playoffit të Botërorit 2026. Kontinenti evropian...

Lexo më shumë
PD, spastrime në Elbasan/ Balliu përjashtohet se deklaroi kandidimin përballë Berishës, largohen dhe 3 figura të tjera

PD, spastrime në Elbasan/ Balliu përjashtohet se deklaroi kandidimin përballë Berishës, largohen dhe 3 figura të tjera

16:22 - 29/03/26
Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre

Reforma Terriroriale/ PS me 4 skenarë për uljen e numrit të bashkive, PD kërkon shtimin e tyre

15:54 - 29/03/26
Pas asaj që na ndodhi në Poloni, si pritet përballja me Ukrainën? Flasin Mehmeti dhe Ismajli

Pas asaj që na ndodhi në Poloni, si pritet përballja me Ukrainën? Flasin Mehmeti dhe Ismajli

15:32 - 29/03/26
Tifozët e AEK-ut të Strakoshës dhe Pilos, në mbrojtje të shqiptarëve: Ata në kualifikuese, ne në stol…

Tifozët e AEK-ut të Strakoshës dhe Pilos, në mbrojtje të shqiptarëve: Ata në kualifikuese, ne në stol…

14:56 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com