GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Miratimi i ligjeve në Kuvend, Paloka: U falsifikua vota e deputetëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Paloka: Gjyqtarët që morën vendimin për vulën do mbajnë përgjegjësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka zbuluar prapaskenat nga seanca maratonë dje në Kuvend, që përkoi me mbylljen e sesionit plenar, ku u kaluan 3 ligje që morën votat kundër të opozitës.

Paloka tha se maxhoranca dje për të kaluar ligjin për studentët e mjekësisë, për zgjatjen e mandatit të Gjinushit në Akademinë e Shkencave dhe për legalizimin e kanabisit mjekësor, falsifikoi votat e deputetëve.

“Të gjitha aktet e tilla, si ata tre të djeshmit, liberalizimi i kanabisit, iu dha mandati i përjetshëm Gjinushit, dhe iu bllokua diploma mjekëve, kanë ndodhur kështu. Asnjë nga këto projektligje nuk e kishin kaluar këtë afat. U përpoqën që të justifikoheshin por, nuk mund të bëhej kjo gjë.

Në sallë nuk votuan 3/5 e të pranishmëve, por u bë falsifikimi i votave të deputetëve në sallë. Imagjinoni se ça bëjnë në vende të tjera. Një seancë që nisi me shkelje të rënda, për të miratuar ato që thash më sipër. Një ligj si ai i legalizimit të kanabisit, që është kundërshtuar jo vetëm nga specialistët në Shqipëri, por edhe nga institucionet ndërkombëtare.

U votua në kundërshtim me pikat e rregullores. Çështja e legalizimit të kanabisit ju e dini se sa kohë po diskutohej, por kjo çështje u bë në ilegalitet. Ky ligj duhej të diskutohej. U kalua ilegalisht në komision dhe në mes të natës, në Kuvend. Xhafaj dje i bëri një analizë të plotë se pse ky ligj nuk duhej të miratohej në Shqipëri. Ky ligj krijon probleme te të rinjtë shqiptarë. Shqipëria tashmë e ka vulën e Kolumbisë, dhe me këtë ligj i vihet vula si shtet narko-trafikantësh.

Në më pak se dy muaj, janë 4 apo 5 skandale, nga Dako te Gjici. Ka disa skandale, siç ishte ai i ndërprerjes së ndihmave nga BE për bujqësinë. Më kryesorja, çështja e inceneratorëve, ku Rama është i implikuar. Rama është përgjegjës dhe penalisht, se ka hedhur firma. Është naivitet që të mendosh se Tahiri e ka kanabizuar vendin me kokën e vetë. Peleshi ka qenë i autorizuar nga Rama, dhe jo ai. Vërtetë është firma e Nikos, por është përgjegjësi e Ramës në këtë rast”, pohoi Paloka.

Etiketa: kuvendpalokavota e lire

Lajme të lidhura

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë
Aktualitet

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja
Aktualitet

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26
Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Para
Nuk duhet ta humbni Kim Kardashian në serialin e parë horror për të!

Nuk duhet ta humbni Kim Kardashian në serialin e parë horror për të!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin
Sport

Maran: Kemi krijuar diçka të bukur, tani duam Europianin

21:04 - 15/11/26

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka komentuar suksesin e kuqezinjve, duke theksuar rëndësinë e këtij rezultati për projektin që...

Lexo më shumë
Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

Zbulohen dy raste kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara

20:48 - 15/11/26
Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

Po protestonin paqësisht, efektivët shoqërojnë disa qytetarë

20:20 - 15/11/26
Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

Mision i kryer, Shqipëria mposht Bjellorusinë dhe e mbyll në krye të grupit

19:59 - 15/11/26
“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

“Nuk ka dialog, Rama nuk e meriton”/ Studentja: Politika dhe pushteti i tij na ka larguar nga BE-ja

19:49 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com