GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miratohen 4 emrat që do të kandidojnë për të marrë drejtimin e RTSH

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohen 4 emrat që do të kandidojnë për të marrë drejtimin e RTSH
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas skandalit me Thoma Gëllçin , janë miratuar sot nga  Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Shqiptar, 4 emrat që mund të kandidojnë për të qenë në krye të televizionit të vetëm publik. Mësohet se emrat e përzgjedhur janë Enkelejd Joti, Iris Luarasi, Moza Haxhiaj dhe Laureta Roshi, të cilët kanë plotësuar dhe kriteret e nevojshme për të qenë pjesë e garës.

Enkelejd Joti tashmë është në krye të QSUT-së, dhe një rikthim në skenën mediatike është i mundshëm, sa kohë që më parë Joti ka drejtuar Top Channel. Emri i tij është i preferuar edhe për kryeministrin Edi Rama, ndërkohë që RTSH vazhdimisht është akuzuar për varësi nga partia në pushtet.

Iris Luarasi, vjen nga bota e shoqërisë civile, pedagoge në Universitetin e Tiranës, në departamentin e gazetarisë dhe komunikimit. Duket se Luarasi ka ambicien që të drejtojë median publike në vend, edhe pse nuk ka eksperiencë në drejtime të ngjashme. Ajo ka qenë kryesisht e fokusuar te çështjet e të drejtave të grave, dhe ka drejtuar disa OJF.

Moza Haxhaj ka mbajtur për disa vite me radhë postin e kryeredaktores në RTSH, dhe ka shprehur ambicien që tashmë të mos jetë vetëm në drejtimin e lajmeve, por në një nivel menaxherial.

Emri i katërt që i është bashkuar garës është ai i gazetares Laureta Roshi, e cila së fundmi raporton nga Fieri për RTSH-në, dhe është angazhuar në disa çështje të prekshme sociale.

Gara në RTSH ka nisur pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, nën akuzën e korrupsionit, ndërkohë që postin e drejtuesit e mban përkohësisht Martin Leka, i pavotuar nga Kuvendi. Drejtori i RTSH zgjidhet pas votimit në Kuvend. E.H/gijotina.com/

Etiketa: garekandidateRTSH

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet
Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Para
BBVIP, Iliri tensionohet me banorët: Këta nuk janë njerëz, janë gogola

BBVIP, Iliri tensionohet me banorët: Këta nuk janë njerëz, janë gogola

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com