GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Miratohen ndryshime në buxhet, 10 milionë euro për Korporatën e Investimeve

13:54 - 14/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Emërohet drejtori i “Antikorrupsionit”, ja emri i zyrtarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka ndryshuar buxhetin e shtetit për herë të parë për vitin 2025. Përmes një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit i është shtuar një fond prej 1 miliard lekësh apo 10 milionë eurosh në formën e transfertës kapitale për Korporatën e Investimeve Shqiptare, si aksionar i vetëm i këtij institucioni, me qëllim pjesëmarrjen e qeverisë shqiptare, të përfaqësuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare, në startup-in “Thinking Machines Lab”.

Referuar relacionit që shoqëron këtë akt normativ, ky efekt financiar në buxhet do të mbulohet nga rritja në të njëjtën masë prej 1 miliard lekësh e të ardhurave jotatimore në zërin “të ardhura nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara”.

Në relacion argumentohet se referuar shkresës së Ministrisë së Ekonomisë, ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e inteligjencës artificiale, me potencial të madh për avancimin teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtpërdrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e vendit në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit, për të mbështetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar.

“Vlen të theksohet se të gjitha aspektet teknike që kanë të bëjnë me angazhimin në fjalë, me leverdishshmërinë financiare që ai parashikohet të sjellë dhe me përllogaritjen e fondit të nevojshëm për këtë qëllim janë vlerësuar dhe konfirmuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit brenda përgjegjësive të saj funksionale si ministria përgjegjëse për politikat e teknologjisë dhe inovacionit. Kështu, referuar shkresës së Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ky startup është një nga projektet më inovative në nivel global në fushën e AI, me potencial të madh për avancimin teknologjik dhe të ardhura ekonomike për vendin, duke ofruar përfitime strategjike për Shqipërinë në tërësi, ku përveç ndikimit ekonomik të drejtpërdrejtë, ky partneritet do të rrisë pozicionin e Shqipërisë në komunitetin global teknologjik, duke treguar angazhimin e vendit për të mbështetur teknologjitë inovative dhe hulumtimin e avancuar”, – thuhet në relacion.

Po ashtu, sipas qeverisë, kjo do të tërheqë investitorë ndërkombëtarë dhe do ta pozicionojë Shqipërinë si një qendër për kërkimin dhe zhvillimin e inteligjencës artificiale (AI), një bashkëpunim që do të shërbejë edhe si mundësi marketingu global për vendin tonë. Akti normativ vepron me fuqinë e ligjit për një periudhë kohe, maksimalisht 45-ditore. Ndërkohë që është depozituar për miratim edhe në Parlament.

Etiketa: buxhetKorporata e Investimeve

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Vjedhjet në Bashkinë e Tiranës/ GJKKO kalon për gjykim fraksionin e dytë të “5D”, të pandehurit ‘pranojnë’ akuzat

SPAK dhe BKH aksion në Shkodër, shoqërohen disa persona të dyshuar për krime zgjedhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com