GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Miratohen ndryshimet e buxhetit 2021, Braçe -Ibrahimajt: Nuk ka transparencë për fondet

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohen ndryshimet e buxhetit 2021, Braçe -Ibrahimajt: Nuk ka transparencë për fondet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar ndryshimin e buxhetit të shtetit për herë të 6 brenda këtij viti. Por deputeti socialist Erion Braçe ka shprehur rezervat e tij për këto ndryshime, ndërsa ka ngritur një sërë pikëpyetjesh, që sipas dihej duhet të marrin përgjigje për të qartësuar qytetarët. Sipas tij, qeveria e ka për detyrë të jetë transparente dhe t’iu japë detaje qytetarëve se për çfarë përdoren paratë që i jepen shtesë një sektori të caktuar. Sipas Braçes, asnjëherë nuk bëhet e ditur se ku shkojnë paratë që nuk përdoren për një pikë që ishin paracaktuar.

“Në fund të nëntorit sa është realizimi i investimeve publike me financim të brendshëm dhe të huaj? Vlera e investimeve shkon në 1.4 miliardë dollarë, mund të më thoni nëse kjo shumë do të jetë e ezauruar deri në fund  të vitit? Nëse investimet nuk realizohet çfarë do të ndodh me të ardhurat e parashikuara? Në fund të nëntorit në ca mase është realizuar deficiti? A parashikoni që deficiti të bjerë më poshtë se 6.9%?Sa është fatura e rindërtimit deri më tani dhe sa miliardë do na duhet për ta mbyllur plotësisht procesin e rindërtimit? Do të shtoni 1.7 mld lekë për MIE, mund të dimë se sa do të jetë vlera e detyrimeve në 31 dhjetor? Shtesë 340 milionë lekë për Ministrinë e Bujqësisë për skemën e fermerëve, për cilën skemë dhe në ça niveli do të mbështeten fermerët këtë skemë?”, u shpreh Braçe.

Për shumicën e këtyre pyetjeve ish-zëvendëskryeministri Braçe nuk mori përgjigje në Komision, por që do i vihen në dispozicion nga Ministria e Financave me shkrim. Ndërkohë  ai shtoi se ka in-eficencë në përdorimin e parave publike. Sipas tij, mungon transparenca ndaj taksapaguesve.

“Të realizohen investimet me 53% në fund të nëntorit tregon in-eficencë totale të përdorimit të parasë publike. Bëjmë gjithë këtë sakrificë, mbledhim paratë dhe nuk i përdorim atje ku kanë nevojë njerëzit sepse kanë paguar taksa e tatime, kanë mbajtur edhe peshën e borxhit e të deficitit dhe të mos përdorim paratë publike. Për ju do jetë problem i madh sepse për të realizuar këto shpenzime do të paguani 60-70 miliardë lekë deri në fund të këtij muaj  dhe kur inflacioni ka shkuar 3.1% imagjinojeni vetë sesa do të jetë ndikimi dhe ky është shqetësimi real i ngritur nga Banka e Shqipërisë dhe FMN-ja”, tha Braçe, duke i kërkuar qeverisë që t’i përdor këto fonde në sektorë që kanë vërtetë nevojë.

Etiketa: buxheti2021Erion Brace

Lajme të lidhura

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje
Aktualitet

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

14:12 - 29/10/26
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

14:00 - 29/10/26
“Hajdute, kartonat e Ramës!”/ Pas seancës në Kuvend, një grup vajzash thirrje drejt deputeteve socialiste, Iris Luarasi dhe Sara Mila
Aktualitet

“Hajdute, kartonat e Ramës!”/ Pas seancës në Kuvend, një grup vajzash thirrje drejt deputeteve socialiste, Iris Luarasi dhe Sara Mila

13:25 - 29/10/26
Para
Meta, mesazh për 11-vjetorin e liberalizimit të vizave

Meta, mesazh për 11-vjetorin e liberalizimit të vizave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje
Aktualitet

Tre protestues padisin Ramën në GJKKO për shpifje dhe fyerje

14:12 - 29/10/26

Tre qytetarë, Ervin Vrioni, Beonard Prençi dhe Adgert Fejza kanë paraqitur një kërkesë për gjykim penal me akuzë ndaj kryeministrit...

Lexo më shumë
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja me sa do të shiten

14:00 - 29/10/26
Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës

Elbasani ia dedikoi fitoren me Partizanin dhe paratë e biletave, Erjon Vishkulli mesazh ekipit të zemrës

13:48 - 29/10/26
“Hajdute, kartonat e Ramës!”/ Pas seancës në Kuvend, një grup vajzash thirrje drejt deputeteve socialiste, Iris Luarasi dhe Sara Mila

“Hajdute, kartonat e Ramës!”/ Pas seancës në Kuvend, një grup vajzash thirrje drejt deputeteve socialiste, Iris Luarasi dhe Sara Mila

13:25 - 29/10/26
Vrau shqiptarin dhe e hodhi në pus, 29-vjeçari italian pranon krimin: U ndjeva i kërcënuar

Vrau shqiptarin dhe e hodhi në pus, 29-vjeçari italian pranon krimin: U ndjeva i kërcënuar

13:17 - 29/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com