GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Miratohen rregullat e reja për operatorët e dërgesave të pakove ndërkufitare; Tarifat e dërgesave duhet të dërgohen në AKEP

09:29 - 14/07/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Miratohen rregullat e reja për operatorët e dërgesave të pakove ndërkufitare; Tarifat e dërgesave duhet të dërgohen në AKEP
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ofruesit e dërgesave të pakove ndërkufitare brenda datës 31 janar të çdo viti kalendarik, duhet të vënë në dispozicion të AKEP-it listën me tarifat që zbatojnë për dërgesën postare.

Operatorët gjithashtu brenda çdo date 30 qershor të vitit kalendarik duhet të dërgojnë në AKEP informacionin për të ardhurat vjetore nga shërbimet e dërgesave të pakove, numrin e personave të punësuar, numrin e pakove përpunuese dhe emrat e nënkotraktorëve (sipërmarrës që ofron pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove për llogari të ofruesit të shërbimit të dërgesave të pakove). Rregullat e reja mbi shërbimet e dërgesave të pakove ndërkufitare janë përcaktuar në udhëzimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës (MIE) botuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas MIE udhëzimi ka si qëllim mbikëqyrjen rregullatorë të dërgesave të pakove postare, transparencën e tarifave dhe vlerësimin e tarifave për disa shërbime të dërgesave të pakove ndërkufitare, me qëllim identifikimin e atyre të cilat janë të larta pa asnjë arsye dhe informacionin për konsumatorët të vëne në dispozicion nga tregtuesit, në lidhje me shërbimet e dërgesave të pakove ndërkufitare. Operatorët postarë që nuk do të zbatojnë rregullat e reja, në udhëzim përcaktohet vendosja e gjobave.

Konkretisht detyrimi për vënien në dispozicion të tarifave do të jetë për të gjithë operatorët postarë letër standarde 500 g (brenda dhe jashtë vendit); b) letër standarde 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); c) letër standarde 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); d) letër e regjistruar 500 g (brenda dhe jashtë vendit); e) letër e regjistruar 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); f) letër e regjistruar 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); g) letër e gjurmueshme 500 g (brenda dhe jashtë vendit); h) letër e gjurmueshme 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); i) letër e gjurmueshme 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); j) pako standarde 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); k) pako standarde 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); l) pako standarde 5 kg (brenda dhe jashtë vendit); m) pako e gjurmueshme 1 kg (brenda dhe jashtë vendit); n) pako e gjurmueshme 2 kg (brenda dhe jashtë vendit); o) pako e gjurmueshme 5 kg (brenda dhe jashtë vendit).

Udhëzimi përcakton se AKEP-i, brenda datës 28 shkurt të çdo viti kalendarik, publikon të dhënat për tarifat e shërbimeve të dërgesave ndërkufitare për pakot e ofruara nga ofruesit e shërbimeve, duke siguruar që publikimi bëhet në një link të dedikuar të faqes së AKEP-it, e cila do jetë neutrale dhe jo me karakter tregtar.

Për reduktimin e kostove administrative të operatorëve postarë dhe tarifave të dërgesave në doganë, Posta Shqiptare më herët kërkoi rritjen e pragut të blerjeve pa TVSH. Nga 2019 kufiri i lejuar për blerjet online pa TVSH është 22 euro. Çdo person që bën një blerje online me vlerë më shumë më të lartë se ky kufi paguan 20% tatim mbi vlerën e shtuar, si dhe një tarifë doganore në varësi të origjinës së mallit. Para ndryshimeve të miratuara nga TVSH-ja dhe taksa doganore përjashtoheshin blerjet dhe dërgesat deri në 150 euro. Propozimi u paraqit nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës nëpërmjet projektvendimit “Për miratimin e dokumentit të politikës së shërbimeve postare në Republikën e Shqipërisë për vitet 2021 – 2026.” Ministria e Financave nuk pritet të rrisë pragun për blerjet pa TVSh, pasi siç pohoi Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, Niko Lera për Monitor ndryshimet do të penalizonin biznesin vendas, që tashmë është i prekur nga kriza e Covid-19./MONITOR

Lajme të lidhura

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit
Breaking Views

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?
Breaking Views

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Para
Kryegjyqtarja e “Tik-Tok”, KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të Enkelejda Kapedani, ja detyra që i lë ILD-së

Kryegjyqtarja e "Tik-Tok", KLGJ zbardh vendimin e pezullimit të Enkelejda Kapedani, ja detyra që i lë ILD-së

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com