GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Miratohet deklarata/ Maqedonia e Veriut dënon sulmet ruse në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i keq për Maqedoninë, Bullgaria merr vendimin përfundimtar: Nuk e heqim veton!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Maqedonia e Veriut gjithashtu është vënë kundër Rusisë në luftën me Ukrianën. Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar  ditën e sotme një deklaratë, më të cilën dënohen sulmet ushtarake ruse kundër Ukrainës. Për deklaratën votuan 100 deputetë, kurse tre ishin kundër; dy deputetët e partisë “E Majta” dhe një deputet i Partisë Demokratike Serbe.

Deklarata ishte propozuar nga Partia Liberal-Demokrate, Ripërtëritja Demokratike dhe deputetet, Monika Zajkova dhe Maja Moraçanin. Deputetja Zajkova, e veshur me ngjyrat e flamurit të Ukrainës, tha se “çmimi i luftërave gjatë historisë po paguhet nga njerëz të pafajshëm”.

“Kuvendi, si institucioni më i lartë në një demokraci parlamentare, nuk duhet të qëndrojë i heshtur ndaj zhvillimeve dhe duhet të dënojë urgjentisht agresionin ushtarak që po ndodh në zemër të Evropës dhe të shprehë një angazhim të qartë për respektimin e integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës. Në diplomaci ka një rregull që çdo heshtje është pëlqim apo miratim, ndaj nuk guxojmë të heshtim”, tha Zajkova.

“Asnjë lot apo traumë e fëmijës nuk do të falet. Lufta gjithmonë sjell vetëm shkatërrim dhe vdekje. Edhe motivet më mirënjohëse, të mbuluara me gjak, janë thjesht ambicie hipokrite, të padenja për botën e qytetëruar”, tha deputetja, Maja Moraçanin.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski tha se dënon sulmin rus ndaj Ukrainës

“E drejta e Ukrainës që të zhvillojë politikën e saj të jashtme është parim që duhet të respektohet, por kjo duhet të vlejë edhe në rastin e Maqedonisë (së Veriut) që ka kontest me Bullgarisë. Pra, edhe liderët tanë shtetërorë duhet të punojnë që edhe ne të kemi politikën tonë të jashtme, pa ndikime nga shtetet tjera”, ka deklaruar Milloshoski.

Deputeti i Partisë Demokratike Serbe, Ivan Stoilkoviq deklaratën e quajti hipokrizi të politikanëve. Ai tha se beson se në këtë situatë duhet të jetë i qetë, i përmbajtur dhe i kujdesshëm, pasi siç tha ai, disa gjëra nuk harrohen kurrë” Maqedonia e Veriut u është bashkuar edhe sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë, duke ndërprerë të gjitha fluturimet nga Moska ndërsa janë ndërmarrë edhe masa tjera për bllokimin e transaksioneve financiare të kompanive dhe afaristëve rusë.

Drejtuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar agresionin rus në Ukrainë si “kërcënim për paqen dhe stabilitetin në botë”. Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./REL/

Etiketa: LufteMaqedonia e VeriutmbrojtjeRusiukriane

Lajme të lidhura

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA
Botë

Irani kryen sulm kibernetik ndaj sistemeve të karburanteve në SHBA

15:32 - 16/05/26
Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro
Botë

Rregullat e reja për lëvizjen me monopatina në Itali, pa targa gjobitesh deri në 400 euro

15:04 - 16/05/26
Marrëveshja për refugjatët me Ramën, Meloni: Do bëj gjithçka që të funksionojë
Aktualitet

“Shqipëria si kamp prove”/ Meloni nuk tërhiqet nga pakti me Ramën, BE legalizon skemën për emigrantët e dëbuar

14:25 - 16/05/26
Para
Gruaja djeg pasaportën e saj në Skoci: Më vjen turp që jam ruse

Gruaja djeg pasaportën e saj në Skoci: Më vjen turp që jam ruse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit
Breaking Views

Polemika të shumta në “Old Trafford”, Manchester United favorizohet me VAR ndaj Nottinghamit

16:54 - 17/05/26

Manchester United e mbylli sezonin në “Old Trafford” me fitore 3-2 ndaj Nottingham Forest, duke siguruar vendin e tretë në...

Lexo më shumë
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve

Arsimi parauniversitar/ Ministria publikon datat e mësimit, pushimeve dhe provimeve

16:08 - 17/05/26
Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League

Fitojnë Roma dhe Milan, ja cilët hyjnë në Champions League

15:52 - 17/05/26
Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it

Fiorentina mposht Juventusin në “Allianz Stadium” dhe e nxjerr jashtë Champions-it

15:34 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com