GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Miratohet me 75 vota pro buxheti i shtetit, PS rrëzon 55 amendamente të opozitës

19:08 - 03/12/24
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet me 75 vota pro buxheti i shtetit, PS rrëzon 55 amendamente të opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi miratoi nen për nen dhe në tërësi buxhetin e shtetit 2025 me 75 vota pro dhe 24 kundër. Ndërkohë PS rrëzoi 55 amendamente në total të propozuara nga deputetët e opozitës, të PD dhe Partisë së Lirisë, dhe Alibeajt. Ata u konsideruan nga maxhoranca socialiste si të panevojshme dhe si provokim politik. Nga ana e tij Ministri i Financave Petrit Malaj tha se këto amendamente do ta kthenin atë në një ‘buxhet piramidal’

Amendamentet e para që socialistët rrëzuan me votë ishin ato të propozuara nga Sali Berisha i cili u rikthye sot në Kuved pas 11 muajsh në ‘arrest shtëpie’ në kuadër të hetimeve për aferën e privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani, për të cilin SPAK e akuzon ish kryeministrin për korrupsion.

Kartonët e kuq të socialistëve u ngritën edhe për 11 amendamentet e PL-së dhe të opozitës. Me 77 vota u rrëzuan 2 amendamentet e propozuara nga PD për të pezulluar të gjitha prokurimet për investime publike dhe shpenzimet luksi deri në momentin për caktimin e minimumit jetik, për të cilën deputeti i PD-së Flamur Noka propozoi 200 euro. U rrëzua edhe amendamenti i PD-së për rimbursimin e parukeve dhe protezave të gjirit.

Pikat më kulminante ka qenë përplasja e deputetëve të PD-së, Ina Zhupa me Edmond Spahon me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu dhe përplasja e deputetit Bledion Nallbati me ministrin Petrit Malaj.

Kryeministri Edi Rama nuk ishte sot në seancë parlamentare, pasi ndodhet në Bruksel në pritjen e organizuar nga Presidenti i ri i Këshillit Evropian me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në seancë është vëne re dhe mungesa e Lulzim Bashës, kreut të demokratëve euroatlantikë. Ndërsa ish kryeministri Berisha u largua nga seanca pasi mbajti fjalën për amendamentet e tij dhe u rrëzuan me votë.

Kujtojmë se buxheti 2025 u miratua në parim, në një maratonë 48 orëshe më 19 nëntor, me 75 vota pro, 40 vota kundër, ndërsa 22 deputetë të pranishëm në sallë nuk votuan.

Ligji më i rëndësishëm ekonomik i vendit për buxhetin e shtetit po shkon drejt mbylljes së siparit të diskutimeve… Plot 825 miliardë lekë pritet të jenë do të jenë në dispozicion të institucioneve për tu shpenzuar për shërbime shëndetësore, për paga, për skemat e mbështetjes të familjeve në nevojë, pensione, arsim, punësim, sigurinë, bujqësinë, transportin rrugor, drejtësinë e deri tek shpenzimet për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

gijotina.com/

Etiketa: buxheti 2025Kryesore1

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës
Breaking Views

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues
Breaking Views

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26
Para
Aksident në Durrës, kalimtarja përplaset në vijat e bardha

Aksident në Durrës, kalimtarja përplaset në vijat e bardha

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur
Breaking Views

Alimehmeti: Flor Binaj dha kontribut, por s’futemi në zgjedhje me të pavarur

20:41 - 08/04/26

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, është shprehur se PD ende nuk ka një emër me të...

Lexo më shumë
Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

Barazim në Rrogozhinë me Egnatian, Elbasani një hap drejt finales së Kupës

20:28 - 08/04/26
Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

Dy penallti, karton i kuq dhe gol i minutave të fundit, Dinamo-Vllaznia pa fitues

20:16 - 08/04/26
Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

Inflacioni rritet me 2.6%/ Abuzimi me çmimet, eksperti: E importojnë domaten 50 lekë, e shesin 350-450 lekë

20:09 - 08/04/26
“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

“Për punët e Shqipërisë”/ Ironia e ish-ministrit me Ramën: Njerëzit nuk “ushqehen” me kapituj

19:55 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com