GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Miratohet projekt-deklarata për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

13:11 - 18/07/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet projekt-deklarata për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me 96 vota pro dhe asnjë kundër mazhoranca dhe opozita janë bashkuar duke miratuar projekt-deklaratën e PDIU-së për t’i kërkuar Greqisë heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë.

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi prezantoi në kuvend pr.deklaratën përmes së cilës kërkojnë nga qeveria që të bëjnë çdo përpjekje me Greqinë për heqjen e ligjit të luftës që ka në fuqi me Shqipërinë.

Nga foltorja e Kuvendit, Idrizi sqaroi se përse duhet hequr ky ligj, ndërsa theksoi se Greqia e ka hequr ligjin e luftës me Italinë, por ndërkohë me vendin tonë e mban ende në fuqi.

Sipas, Idrizit ligji i luftës është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar.

“Që në krye të herës kjo deklaratë vlerëson marrëdhëniet me Greqinë si edhe vullnetin për ti thelluar ato. Të dy vendet tona janë anëtare të ANTO-s dhe bashkëpunojnë pa rezerva. Kemi mbajtur shënim edhe konsideruar përpjekjet e përbashkëta të dy vendeve e për paqen, sigurinë dhe të drejtat e njeriut në OSBE dhe këshillin e europës. Mes Greqisë dhe Shqipërisë është nënshkruar edhe traktati i miqësisë, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë.

Ndërsa me Italinë çështja u zgjidh në vitin 1947 me traktatin e paqes, për heqjen e ligjin te luftës dhe sekuestron e fatit juridik të pronave të sekuestruara.

Ajo që ka mbetur pezull është vetëm pjesa e Shqipërisë, pjesa tjetër është hequr.  Ligji në fjalë është absurd përsa thash më sipër. Greqia e mban me ligj luftën, gjendje lufte dhe sekuestro për pronat dhe nga ana tjetër kemi traktat miqësie.

Është një fyerje për dinjitetin, integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar. I takon këtij Kuvendi që të tregojë se Shqipëria është një vend paqedashës dhe i pavarur”, tha ndër të tjera Idrizi.

Etiketa: GreqiligjLufte

Lajme të lidhura

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës
Breaking Views

Aleati i Sali Berishës del publikisht në mbështetje të Erion Braçes, Agron Duka: Votën time e ka për Bashkinë e Tiranës

19:15 - 02/04/26
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Para
Elbasan/ I vjedh të vëllait kartën e bankës, tërheq 1.5 mln lekë nga llogaria

Elbasan/ I vjedh të vëllait kartën e bankës, tërheq 1.5 mln lekë nga llogaria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”
Breaking Views

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26

SPAK nuk e kundërshtoi thirrjen si dëshmitar të kryeministrit Edi Rama në procesin ndaj tetë të pandehurve, i cili është...

Lexo më shumë
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26
Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

Kërkohej nga SPAK, vetëdorëzohet në Spanjë Eralb Breçani, djali i ish-drejtorit të policisë

19:29 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com