GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Miratohet projektligji për “Bashkëqeverisjen”, Opozita: Ka qëllim propagandën!

17:48 - 02/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Miratohet projektligji për “Bashkëqeverisjen”, Opozita: Ka qëllim propagandën!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me 13 vota pro dhe 6 kundër, është miratuar projektligji për “Bashkëqeverisjen” në Komisionin e Ligjeve.

Seanca e zhvilluar këtë të martë është shoqëruar me tensione dhe debate. Nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ironizoi disa nene të projektligjit duke u shprehur se ai ka për qëllim propagandën. Gjithashtu deputeti demokrat ka kërkuar përmes një amendamenti të heqë një nen nga ky projektligj. Pasi u hodh në votë, mazhoranca e ka rrëzuar amendamentin e Alibeajt.

Në këtë pikë, deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi akuzoi kryetaren e Komisionit, Klotilda Bushka, se manipuloi votat e socialistëve, duke i shtuar ato. Bushka e rrëzoi amendamentin e Alibeaj me 11 vota, ndërkohë që Bardhi e akuzoi se nuk ishin 11 duar të ngritura.

Ky ligj wshtw propozuar nga mazhoranca dhe qëllimi i tij është të krijojë kushtet për bashkëqeverisje me qytetarët nëpërmjet gjithëpërfshirjes së tyre në politikëbërje, garantimin e pjesëmarrjes së tyre në procedurat administrative vendimmarrëse dhe rritjen e përgjegjshmërisë dhe të llogaridhënies së administratës shtetërore, përmes platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”.

Gjithashtu nxisë ndërveprimin ndërmjet administratës shtetërore dhe individëve, organizatave të shoqërisë civile, pavarësisht formës së tyre të organizimit, si dhe tregtarëve, shoqërive tregtare dhe çdo subjekti të së drejtës që kryen veprimtari tregtare me qëllim rritjen e rolit të tyre në përmirësimin e cilësisë së ofrimit të shërbimeve publike, si dhe ndërmarrjen e nismave, të projekteve ose të programeve të përbashkëta që kanë si qëllim përfshirjen e qytetarëve në bashkëqeverisje përmes platformës “Me ty për Shqipërinë që duam”.

Etiketa: BashkeqeverisjeligjiOpozitapropaganda

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Berisha nga Kamza: Rama po shkatërron thelbin e familjes

Berisha nga Kamza: Rama po shkatërron thelbin e familjes

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com