GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Miratohet rregullorja, ja cilat ushqime nuk do tregtohen më pranë shkollave

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 4 min
A A
Miratohet rregullorja, ja cilat ushqime nuk do tregtohen më pranë shkollave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Arsimit dhe Shëndetësisë kanë hartuar një rregullore e cila tregon se disa ushqime do ndalohen në mënyrë kategorike që të tregtohen pranë shkollave. Në dokumentin e publikuar thuhet se,  kërkesat dhe rregullat e reja do të zbatohen në çdo rast të ofrimit të ushqimit në institucionet arsimore, duke treguar se kjo bëhet për të mbrojtur nxënësit nga ushqimet e dëmshme, apo në rastin më të keq nga helmimi i ndonjë ushqimi të skaduar.

 Pavarësisht frekuencës dhe masës së ushqimit të ofruar ose mënyrës së realizimit, nëse përgatitet në mensën e institucionit arsimor parauniversitar. Rregullat që lidhen me përshtatjen e mjediseve shkollore dhe me kushtet e higjienës, zbatohen në çdo rast të konsumimit të ushqimit në shkolla, edhe kur nxënësit e sjellin ushqimin me vete, thuhet në dokument.

Ligji sqaron se përgjegjës për zbatimin e këtyre rregullave është institucioni arsimor që duhet të monitorojë standardet e ushqimit në mjediset e shkollave.

Në rregullore thuhet se, nuk lejohet të ofrohen ushqimet e mëposhtme: Ëmbëlsira të paketuara’ Çokollatë dhe produkte çokollate. Nuk do të lejohet as tregtimi i kosit  ose frutave të thata dhe arra të veshura me sheqer. Në mënyre kategori do të hiqet e drejta për të tregtuar ushqime të skuqura: Ushqime të skuqura, përfshirë produktet e skuqura thellë në procesin e prodhimit. Kjo përfshin, për shembull: patatina, salsiçe të skuqura, kofshë pule të skuqura, petulla, etj.

“ Ushqime të aromatizuara (savoury snacks):* Ushqime të aromatizuara me një përmbajtje yndyre, yndyre të ngopur, natriumi dhe sheqeri mbi kriteret e specifikuara në aneksin 1, dhe në një madhësi paketimi më të madhe se 25 g. *Megjithëse snacks mund të përmbushin kriteret specifike të mësipërme, shkollat duhet të marrin në konsideratë të veçantë vendosjen dhe disponueshmërinë e ushqimeve të tilla, p.sh. në makinat e shitjes, pasi këto produkte nuk lejohen të ofrohen gjatë shërbimit të vaktit të drekës në shkollë.

Nuk lejohet të ofrohen pijet e mëposhtme:  pijet freskuese (me ose pa gaz) duke përfshirë ujëra me aromë; pijet e cilësuara si “pa sheqer” (me ose pa gaz) përfshirë ujërat me aromë;  pije të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar; lëngjet e frutave të ëmbëltuara me sheqer të shtuar;  lëngjet e perimeve me sheqer ose kripë të shtuar; lëngjet e ëmbla të koncentruara, të bëra ose të aromatizuara me lëngje frutash, të cilat hollohen për të bërë një pije;  qumësht i plotë;  pijet energjike”, thuhet në rregullore

 Lista e ushqimeve të lejuara për t’u furnizuar e ofruar në mjediset e institucioneve arsimore

A. Ushqimet që mund të ofrohen në institucionet arsimore: fruta të freskëta (frut i plotë ose në pjesë); –fruta të konservuara në lëng natyral;  perime të papërpunuara.

B. Ushqime që mund të sigurohen vetëm nëse plotësohen kriteret specifike:  Fruta të thata* (pa sheqer ose kripë të shtuar).  Ushqime të aromatizuara që kanë sasi të reduktuar të disa elementeve ushqimore. Këtu përfshihen, për shembull: patatina e produkte të ngjashme me patatinat, kokoshka të kripura ose të ëmbëlsuara, krakers orizi, ëmbëlsira me tërshërë, grisini me ose pa fara. Kriteret: Lejohen vetëm snack-e të parapaketuara:  me madhësi paketimi jo më shumë se 25 g;  jo më shumë se 22 g yndyrë për 100 g; – jo më shumë se 2 g yndyrë për 100 g; jo më shumë se 0.6 g natrium për 100 g;  jo më shumë se 3 g sheqer në total për 100 g.

C. Pijet që lejohen të ofrohen në institucionet arsimore janë: 1. Uji i pijshëm i rrjetit duhet të jetë i disponueshëm.  Nxënësit duhet të kenë qasje të lehtë në çdo kohë në ujë të pijshëm falas dhe të freskët. 2. Pije të tjera që lejohen të ofrohen: – ujë mineral (natyral ose i gazuar);  qumësht i skremuar, gjysmë i skremuar ose qumësht tjetër me yndyrë të ulët. *Kriteret:  jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml;  jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml; jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit. 3. Pije të tjera që lejohen të sigurohen, nëse plotësohen kriteret specifike: Pije me bazë qumështi dhe kosi të pijshëm, të ftohta ose të ngrohta, si çokollatë ose kakao e nxehtë, milkshakes dhe smoothies të bëra me kos ose qumësht. Kriteret: jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml;  jo më shumë se 10 g sheqerna totale për 100 ml;  jo më shumë se 20 g sheqerna totale për racion. 4. Pije të pasuruara me kalcium:  jo më shumë se 1.8 g yndyrë totale për 100 ml;  jo më shumë se 5 g sheqerna totale për 100 ml;  jo më shumë se 10 g sheqerna totale për madhësinë e porcionit. 5. Çaj dhe kafe 6. Lëngje frutash dhe lëngje perimesh, me kusht që madhësia e racionit të mos jetë më shumë se 200 ml. 7. Një përzierje që përmban cilindo nga përbërësit e mëposhtëm, ose vetëm ose në kombinim, pa sheqer ose kripë të shtuar dhe një madhësi maksimale të racionit prej 200 ml: fruta;  perime; –lëngje frutash; lëngje perimesh. 8. Pije nga kombinimi i ujit me lëngje frutash dhe/ose lëngje perimesh. Pije të bëra me një kombinim të ujit mineral, të pagazuar ose të gazuar, dhe lëng frutash dhe/ose perimesh.

Etiketa: rreguloreshitjeShkolla

Lajme të lidhura

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike
Aktualitet

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

14:46 - 18/05/26
Sistem i ri por me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania
Aktualitet

Sistem i ri por me probleme të vjetra, bizneset ankohen për mosfunksionimin e e-Albania

13:23 - 18/05/26
Stafa: Pacientët me kancer janë të dënuar me vdekje! Ministrja e Shëndetësisë mashtron
Aktualitet

Stafa: Pacientët me kancer janë të dënuar me vdekje! Ministrja e Shëndetësisë mashtron

10:49 - 18/05/26
Para
Kërkojnë të takojnë familjarët, të burgosurit e Peqinit në grevë urie

Kërkojnë të takojnë familjarët, të burgosurit e Peqinit në grevë urie

TË FUNDIT

CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë
Botë

Lufta dhe bllokada në Ngushticën e Iranit, dëm 25 miliardë dollarë për kompanitë e mëdha

15:29 - 18/05/26

Lufta SHBA-Izrael me Iranin u ka kushtuar tashmë kompanive në të gjithë botën të paktën 25 miliardë dollarë dhe fatura...

Lexo më shumë
Simeone drejt lamtumirës, Atletico Madrid kërkon trajner të ri

Simeone konfirmon qëndrimin tek Atletico: Ia vlen të vazhdosh në këtë klub

15:06 - 18/05/26
Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

Alarm mjedisor në Kukës, liqeni mbulohet nga mbeturinat plastike

14:46 - 18/05/26
Sulmet e fundit ruse ndaj Ukrainës, kryeministri i ri hungarez reagon ashpër: I dënojmë fuqishëm

Fillon konflikti në Hungari, presidenti refuzon të japë dorëheqjen pas fitores së Peter Magyar

14:20 - 18/05/26
1 orë e 30 minuta, përfundon biseda telefonike Trump-Putin/ Zelensky: Evropa duhet të jetë në tryezën e bisedimeve

Kremlini: Shpresojmë që SHBA-të të vazhdojnë ndërmjetësimin për Ukrainën

14:01 - 18/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com