GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mirditë – Pagat e mbi 400 punonjësve të Bashkisë përfundojnë online, mbi 26 milionë dalin nga arka çdo muaj

13:21 - 03/07/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Mirditë – Pagat e mbi 400 punonjësve të Bashkisë përfundojnë online, mbi 26 milionë dalin nga arka çdo muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pagat e mbi 400 punonjësve të Bashkisë së Mirditës janë duke qarkulluar lirshëm në internet. Lista, e cila është bërë publike nga Samir Kole, përfshin emrat dhe pagat bruto mujore të pjesës më të madhe të administratës bashkiake.

Sipas Koles, kjo lëvizje nga ana e tij ka qenë e qëllimshme dhe ka ardhur me qëllim për të hedhur dritë mbi atë që ai e cilëson si një sistem të rëndë abuziv të fryrjes së administratës dhe pagave në mënyrë fiktive.

“Kjo është njëra nga listat e punonjësve të Bashkisë Mirditë. Totali i pagave mujore bruto për këtë listë pagese është 26,508,676 lekë në muaj”, shkruan Kole, duke theksuar se kjo shumë është një barrë e konsiderueshme për buxhetin e një bashkie, që siç e përshkruan ai është ndër më të varfrat dhe të braktisurat në vend.

Ai shton se kjo nismë nga ana e tij ka ardhur me qëllim për të ndihmuar Këshillim Bashkiak, që të kenë të dhënat që i nevojiten, duke shmangur pengesat burokratike apo mungesën e bashkëpunimit nga administrata aktuale. Ndërkohë, bëri të ditur se lista e dytë do të publikohet ditën e sotme, e cila përfshin punonjësit e sektorit të Punëve Publike, që sipas tij janë me NIPT më vete.

E teksa këto të dhëna kanë marrë “dhenë”, Kole ka ardhur me një tjetër reagim pak minuta më parë, duke e cilësuar nismën si një hap të rëndësishëm drejt transparencës dhe llogaridhënies.

Përmes një reagimi të gjatë, ai ka theksuar se kërkesa për transparencë ka ardhur fillimisht nga vetë Këshilli Bashkiak i Mirditës, por sipas tij, deri në momentin e publikimit, administrata nuk kishte dorëzuar asnjë informacion.

“Këshilli Bashkiak Mirditë është ai që e ka kërkuar këtë listë dhe deri në momentin që unë kam publikuar listën, ky këshill nuk ka marrë asnjë të dhënë nga administrata. Ndaj, nëse Këshilli ka pasur interes për këtë, do të ishte mirë që t’i qëndrojë deri në fund”, shkruan ai, duke i bërë më tej thirrje këshilltarëve që të kërkojnë një mbledhje urgjente dhe të nisin reformën, ndërsa kritikoi ata që, sipas tij, kanë përdorur “kartonat jeshil” për të mbuluar problematikat.

“Do të ishte turp që opozita në atë këshill të ishte patericë për të dhënë kontributin që kjo kështjellë korrupsioni të mos bjerë… Kjo kështjellë tashmë është e rënë dhe vetëm sa do të turpëroni veten”, shkruan ai më tej, ndërkohë që në vijim të denoncimeve të tij, Kole paralajmëroi një tjetër skandal,”blerja e diplomave për rritje fiktive page”. Ai premtoi një investigim të thelluar mbi këtë fenomen, duke e cilësuar një nga arsyet kryesore pse bashkia ka përfunduar në gjendje të mjerueshme financiare.

Reagimi i plotë:

Si fillim ndihem shumë mirë që publikimi i djeshëm ka dhënë një efekt shumë të madh në publik. Mijëra mesazhe dhe telefonata falenderuese dhe inkurajuese dhe denoncime kam marrë ditën e djeshme. I falenderoj të gjithë pa përjashtim.

Unë e kam shprehur edhe në shënimet e djeshme dhe të pardjeshmje që Këshilli Bashkiak Mirditë është ai që e ka kërkuar këtë listë dhe deri në momentin që unë kam publikuar listën ky këshill nuk ka marrë asnjë të dhënë nga administrata. Ndaj duke qënë se Këshilli ka pasur interes për këtë, do të ishte mirë që t’i qëndrojë deri në fund.

Unë i di tani të gjithë kartonat jeshil të këtij këshilli edhe arsyet e këtyre kartonave jeshil. Do te ishte turp që opozita në atë këshill të ishte patericë për të dhënë kontributin që kjo kështjellë korrupsioni të mos bjerë. Të nderuar duhet të dini një gjë, kjo kështjellë tashmë është e rënë dhe vetëm sa do të turpëroni veten. Unë mendoj se njërëzit në atë këshill janë me moral të lartë dhe nuk do të lejojnë tallje të tilla me qytetarët. Gjithësesi thirrja ime e fundit është që këshilltarët të kërkojnë mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak dhe të nisin nga puna për reformën. Kjo do të ishte idealja. A kanë guxim ata, a do të dalin dot mbi interesin e ngushtë personal? Kjo do të shihet nga të gjithë ne. Ama keni në dorë të bëni histori dhe të vendosni piketat e të ardhmes. Bëni si ta shikoni më mirë. Vec ruani fytyrën sepse edhe kjo ka rëndësinë e vet.

Së fundmi. Kushdo që ka menduar se kjo është një cështje listash e ka gabim. Kjo nismë e imja që sigurisht në rrugë do të ketë edhe mbështetës dhe do të behët kjo nismë e jona, nuk mbaron sot. Ky muaj do të jetë shumë i nxehtë jo vetëm nga temperaturat. Menjëherë pas publikimit të sotëm që do të jetë rreth mesdite nis përgatitjen për dy drejtoritë më të rëndësishme ajo e ujësjellësit dhe e spitalit dhe më pas do të jetë radha e tenderimeve, vlerësimeve të dëmeve nga fatkeqësitë  e deri tek nepotizmi në administratë. Kemi rrugë për të bërë, por do të mbarojmë punë shumë shpejt.

Mirdita është një bashki e varfër dhe e braktisur, por nuk mund të ketë luhatje kaq të mëdha disnivelesh në të ardhura. Mua më vjen keq, që deri më sot askush nuk bëri asgjë për këtë, por një ditë do të ndodhte.

Lista e plotë me 470 punonjësit do të publikohet sot rreth mesditë. Sapo të jetë gati do të njoftoheni. Mos harroni, kjo është vetëm transparencë.

Etiketa: BashkiBashkia MirditeKryesore1Mirditëpagat e bashkise

Lajme të lidhura

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do
Breaking Views

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”
Lajme

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Para
Strategjikët e Ramës/ Lori Hoxha e Ilir Bregasi të zhytur në borxhe, përfundojnë në gjykatë

Strategjikët e Ramës/ Lori Hoxha e Ilir Bregasi të zhytur në borxhe, përfundojnë në gjykatë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme
Breaking Views

Arrestohet një ish-ministër, në pranga edhe zyrtarë të lartë për shpronësime të paligjshme

23:07 - 18/12/25

Disa persona "janë shoqëruar për intervistim" pas një aksioni policor, tha Policia e Kosovës më 18 dhjetor. Por, për dallim...

Lexo më shumë
Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

Rama tregon për herë të parë bisedat me Bashën: Tha ku e pyes Berishën unë, çfarë do

22:52 - 18/12/25
Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

Milani mundet në Riad nga Napoli për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë

22:40 - 18/12/25
“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

“Balluku mund të dorëhiqet para mbledhjes së Këshillit të Mandateve! Dorëzon edhe mandatin e deputetit”

22:29 - 18/12/25
Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com