GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Mirlinda Karçanaj ia fal Ermal Beqirit 2.8 miliardë lekë për sistemin e lejeve të ndërtimit

11:23 - 25/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Mirlinda Karçanaj ia fal Ermal Beqirit 2.8 miliardë lekë për sistemin e lejeve të ndërtimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Ermal Beqiri dhe Mirlinda Karçanaj, drejtoresha e AKSH-it, janë kthyer në “merimangat” e buxhetit të shtetit, duke tjerrë pa fund rrjetën e tenderave që kushton miliona euro në muaj.

Ermal Beqiri është një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave të IT-së nga AKSHI përmes kompanisë së tij Soft & Solution. Me ndihmën e Karçanajt ky është shndërruar në një nga aktorët më të fuqishëm të sektorit të IT-së, zhvillime këto që diktohen kryesisht nga lëvizja e parasë publike.

Si gjithmonë në tenderër e AKSHI-t flitet për shifra të larta dhe këtë herë, Karçanaj ofron në tabaka 2.8 miliardë lekë për tenderin me objekt “Përmirësimi i Sistemit e- Leje”.

Për sqarim ky sistem është krijuar që në vitin 2018 dhe ka ndërveprim informacionesh për të bërë verifikime në dhënien e lejeve.

Konkretisht  të dhënat e sistemit “e-Leje” janë: a) Deklaratë paraprake për kryerje punimesh; b) Leje zhvillimi; c) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT; ç) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT; d) Leje ndërtimi infrastrukture për bashki dhe KKT; dh) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT; e) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT; ë) Leje ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për bashki dhe KKT; f) Leje ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni për bashki dhe KKT; g) Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për bashki dhe KKT; gj) Leje ndërtimi për prishje të ndërtimit ekzistues për bashki dhe KKT; h) Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për bashki dhe KKT; i) Leje për ndryshimin e funksionit për bashki dhe KKT; j) Leje për ndryshimin e subjektit zhvillues për bashki dhe KKT; k)Njoftim për fillimin e punimeve; l)Njoftim për raportin e mbikëqyrjes; ll) Njoftim për raportin e kolaudimit; m) Njoftim për ndryshimin e subjektit zbatues; n) Certifikatë përdorimi për bashki dhe KKT.

Tenderi

Pavarësisht se ky system pothuasje është neglizhuar për shkak se e dimë që kush ka patur shpatullat e ngrohta e ka marrë lejen në xhep. Pas kaq vitesh AKSHI kujtohet të ndërhyjë në këtë sistem dhe vetëm për mirëmbatjen e tij ka plan të shpenzojë 2.8 miliardë lekë. Dhe për më tepër, menjëherë në garë u futën ‘ujqërit’ që shqyejnë buxhetin e AKSHI-t.

Shohim se, fillimisht ka paraqitur ofertë firma “SOFT SOLUTION” SHPK me vlerë  2.8 miliardë lekë dhe firma  “3i Solution” SHPK me ofertë 2.9 miliardë lekë.

Por kjo e fundit është skualifkuar me argumentin se nuk ka paraqitur sigurimin e ofertës. Kështu iu dha tenderi kompanisë “SOFT SOLUTION” SHPK. Theksojmë se të dyja firmat kanë paraqitur oferta shumë të shtrenjta, gati sa 100% e fondit limit.

Por ky fakt nuk është marrë fare parasysh, pasi pronarët e këtyre firmave janë të favorizuar nga zyrtarët e tenderave. Fituesi, Ermal Beqiri njihet për numrin e lartë të fondeve të prokurimeve që përfiton nga AKSHI.

Kujtojmë se Beqiri u bë i njohur për herë të parë për publikun si një nga ekspertët e pajtuar për të vërtetuar autenticitetin e video përgjimit të Ilir Metës me të ndjerin Dritan Prifti. Që atëherë  dhurata për të nga shteti nuk kanë të ndaluar.

Ndërsa firma “3i Solution” SHPK është një kompani e teknologjisë së informacionit e themeluar në vitin 2015 nga administratori i restorantit “The Home”, Ledion Çollaku, i cili zotëronte 50% të aksioneve. Në nëntor 2018, Çollaku ia shiti aksionet kunatit të tij, Ervis Smakaj, një inxhinier IT në profesion.

Në fakt pas kompanisë qëndron themeluesi Ledion Çollaku i cili dyshohet se ka lidhje me Arbjan Maznikun dhe Endri Fugën

Ledion Çollaku njihet si shefi i kuzhinës në restorantn “ The Home”, qëështë në pronësinë familjare të Arbjan Maznikut dhe Endri Fugës; i pari ish-nënkryetar i Bashkisë së Tiranës që mban sot postin e ministrit të Shtetit për Qeverisjen Vendore dhe i dyti këshilltari jetëgjatë i kryeministrit Edi Rama dhe drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim. Në Qendrën Kombëtare të Bizneseve, kompania është regjistruar në pronësinë e bashkëshorteve të tyre, Marinela Lika me 50% të aksioneve dhe Besa Fuga me 50 për qind.

Ndërkaq, Beqiri duke qenë një makineri që përpin çdo tender të drejtoreshës Karçanaj, ka marrë edhe fonde të tjera paralelisht gjatë këtij muaji. Sipas Agjencisë së Prokurimeve Publike, rezulton se Karçanaj i ka dhënë rreth 6 milionë euro me TVSH Ermal Beqirit të kompanisë SOFT & SOLUTION.

Bëhet fjalë për një tender që mban numrin e referencës REF-93730-01-24-2024 dhe ka si objekt “Implementimi i Sistemit të Qendërzuar për Dokumentet me Nënshkrim elektronik 2.0, Modulit të Administratës Publike”.

Fondi limit i tenderit ka qenë caktuar në vlerën 577,884,997 lekë të reja pa TVSH ose rreth 6.7 milionë euro me TVSH. Nëse shikojmë dokumentacionin e kësaj procedure, vihet re se kanë marrë pjesë 4 kompani. Prej tyre, 2 firma kanë dhënë oferta më të ulëta sesa kompania e Ermal Beqirit, e megjithatë nuk janë marrë parasysh nga AKSHI.

Ndërkohë ka shpresa që epoka e shpërdorimit të fondeve në AKSH të mbyllet së shpejti me ndërhyrjen e organeve të drejtësisë. Drejtoresha e AKSH-it, Mirlinda Karçanaj, më 19 mars 2024 është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK.

Karçanaj po pyetet lidhur me në lidhje me hetimet që po kryhen mbi kreun e ARRSH Evis Berberin dhe tenderat e mirëmbajtjes se serverëve të ARRSH. Kjo ishte hera e dytë që Karçanaj thirrej në prokurorinë e Posaçme. Më herët, më 17 janar 2024, ajo u mor në pyetje në lidhje me tenderat e AKSHI-t të cilët janë denoncuar dhe bërë objekt hetimesh për shkak të abuzimeve me fondet dhe procedurat.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AKSHIermal beqiriMirlinda Karçanajtenderm

Lajme të lidhura

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit
Breaking Views

Dy drejtorët e rinj të Belinda Ballukut, 3 tendera 3 milionë euro pa garë Astrit Alushit

15:21 - 18/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Para
Shisnin kokainë dhe heroinë pranë shkollave dhe lokaleve, arrestohen babë e bir në Lushnje

Shisnin kokainë dhe heroinë pranë shkollave dhe lokaleve, arrestohen babë e bir në Lushnje

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve
Aktualitet

‘Nga dado në Bashkinë e Tiranës’/ Berisha: Lubia pronare e 300 apartamenteve dhe dy jahteve

12:32 - 20/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një postim të tij për javën e fundit në rrjetet sociale, ka denoncuar...

Lexo më shumë
‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

‘Shqipëria Bëhet’ proteston para Kryesisë së Kuvendit, përplasen me policinë

12:28 - 20/12/25
Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

Aulon Kalaja prezanton “pashaportën europiane” në variantin e Fushë-Krujës…/ VIDEO

12:15 - 20/12/25
“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

“Të mblidhet Këshilli i Mandateve”/ Bardhi: Balluku po prish provat dhe intimidon dëshmitarët

11:56 - 20/12/25
Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

Grabiti një grua në Tropojë, arrestohet në Serbi 23-vjeçarja!

11:45 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com