GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mishi i importuar me salmonelë/ Denaj: Mos bëni politikë me ushqimin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mishi i importuar me salmonelë/ Denaj: Mos bëni politikë me ushqimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një skandal është regjistruar në vendin tonë, me përgjegjës Ministrinë e Bujqësisë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, teksa një sasie prej mbi 18 ton filetosh pule me salmonelë është futur përmes Portit të Durrësit dhe vinte nga Brazili, teksa 13.1 ton kompania “AMG FOOD“, ose e njohur me emrin tregtar si “diMal“ e ka hedhur në treg dhe është konsumuar nga qytetarët.

Për rastin në fjalë është shpallur në kërkim pronari i komanisë “diMal”, Mondi Goxha, teksa janë vënë nën hetim dhe tre inspektorë të AKU-së.

Siç duket, për këtë skandal kërkohet që përgjegjësia të kalojë vetëm tek inspektorët e thjeshtë, teksa drejtori i AKU-së Manush Kullolli dhe ministrja e Bujqësisë Anila Denaj, nuk e kanë aspak ndërmend të mbajnë përgjegjësi, por vazhdojnë fushatën për të mbledhur vota për partinë në pushtet për zgjedhjet e 11 Majit.

Anila Denaj, si shumë zyrtarë të tjerë të Qeverisë dhe punonjës të Administratës, ka qenë sot e pranishme në Athinë, ku Edi Rama do të mbajë një miting me shqiptarët që banojnë në kryeqytetin grek.

Në një prononcim për Euronew Albania nga Athina, Denaj tha se nuk duhet të politizohet çështja e ushqimit dhe se rasti duhet të shqyrtohet nga institucionet përkatëse. Sipas saj, AKU e ka kryer detyrën e saj sipas protokolleve.

“Është gjithmonë kënaqësi të jesh në Athinë me bashkëatdhetarët. Situata e AKU është e qartë; agjencia ka kryer detyrën dhe ka realizuar kontrollet e nevojshme. Sigurisht, lajmi është bërë publik, janë konfirmuar përgjigjet e analizave dhe i gjithë zinxhiri i kontrollit, për të cilin AKU ka denoncuar ata që kanë shkelur protokollet. Çështja i takon insitucioneve si krimi ekonomik, policia që duhet të japin gjykimin përkatës. Nuk bëhet politikë me ushqimin, është shumë e rëndësishme që të verifikohen prononcimet në media nga institucionet shtetërore. Jo vetëm që kemi reaguar, por gjithashtu i kemi çuar çështjet përpara institucioneve. Por, politikë me ushqimin nuk bëhet, institucionet janë aty për të garantuar zbatimin e protokolleve, të cilat janë të shkruara dhe të zbatuara nga ne. Jam gjithmonë në shërbim të sqarimit, por vetëm për publikun.” – deklaroi Denaj.

Etiketa: AMG FOODAnila DenajKryesore1

Lajme të lidhura

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Para
Everton publikon golin spektakolar të Brojës në stërvitje (VIDEO)

Everton publikon golin spektakolar të Brojës në stërvitje (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com