GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mishi me brucelozë dyshohet se ka kaluar në fabrika sallami, AKU dhe Ministria e Bujqësisë heshtin

12:33 - 05/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mishi me brucelozë dyshohet se ka kaluar në fabrika sallami, AKU dhe Ministria e Bujqësisë heshtin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vendin tonë është shitur mish me brucelozë dhe autoritetet përgjegjëse kanë heshtur duke mos e informuar publikun.

Sipas burimeve të sigurta për televizionin “Ora News”, kafshët me brucelozë janë dërguar në një thertore në Berat dhe pasi janë therur mishi i tyre ka dalë për konsum të gjerë.

Veterinerët në thertoren e Beratit kanë mbyllur sytë para këtij skandali dhe mishi ka qarkulluar në treg pa u bërë asnjë njoftim se kafshët e therura kanë qenë të prekura nga bakteriet e llojit “Brucela”.

Ka qenë Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni që ka vënë alarmin, duke bërë të mundur që të lëshohet urdhri i menjëhershëm për bllokimin e thertores në Berat.

Pas marrjes së këtij informacioni, “Ora News” iu drejtua AKU-t me një kërkesë, ku u kërkuan informacione specifike në lidhje me këtë rast.

Ky institucion ia pason topin Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si autoriteti qendror për hartimin e legjislacionit në fuqi.

AKU ka zgjedhur të mos japë asnjë informacion për këtë skandal, edhe pse është vetë ky institucion autoriteti që licenson thertoret.

Ende nuk dihet nëse mishi i bagëtive me brucelozë është shitur vetëm ne dyqane dhe lokale, apo ka kaluar për prodhim edhe në fabrika sallami.

Situata është akoma më alarmante për një tjetër fakt. Para se lopët me brucelozë të shkonin në thertore qumështi i tyre është shitur, duke u sjellë rrezik të konsumatorët jo vetëm të qumështit, por edhe nënproduktet e tij, si djathi dhe gjalpi.

Bruceloza është një sëmundje që kalon nga kafshët te njerëzit nëpërmjet:

Pirjes së qumështit të pa pasterizuar, bulmetit, njëkohësisht edhe nga mishi i bagëtive të prekura.

Simptomat që ka një person i prekur nga bruceloza janë:

– Temperaturë e lartë;

– të vjella;

– dhimbje koke;

– ndjenja të lodhjes ekstreme, etj.

Ende nuk ka të dhëna zyrtare sa persona në vendin tonë janë prekur deri tani nga bruceloza.

/Ora News/

Etiketa: Akubrucelozeministria e bujqesisemish

Lajme të lidhura

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali
Aktualitet

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet
Aktualitet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Para
Qarkullonin me kallashnikov në makinë, arrestohen dy persona në Elbasan (Emrat)

Operacion antidrogë Shqipëri- Itali, arrestohen tre persona

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com