Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh sot gjatë komunikimit me gazetarët se protestat do të vijojnë. Berisha nuk zbuloi një datë, por tha se qytetarët do të zbresin sërish në shesh deri në realizimin e qëllimit të tyre.
Sali Berisha: Misioni do vijojë me një projekt të caktuar, nuk mund të them se do jetë vera apo vjeshta por ai do vijojë në format e tij derisa në fund do kalojë, qytetarët në shesh deri në realizimin e qëllimit të tyre, misionarët në shesh deri në realizimin e qëllimit.
Sjellim në kujtesë që një ditë më parë ish-kryeministri Berisha organizoi para Kryeministrisë një nga protestat më të mëdha të opozitës.
Discussion about this post