GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Miss Japonia e lindur në Ukrainë heq dorë nga kurora

në Botë, Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Miss Japonia e lindur në Ukrainë heq dorë nga kurora
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miss Japonia e lindur në Ukrainë e cila ishte dhe në qendër të mediave ditë më parë ka hequr dorë nga kurora e saj pasi një tabolid  i zbuloi lidhjen e saj me një burrë të martuar.

Karolina Shiino, 26 vjeç, u kurorëzua Miss Japonia dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak të trashëgimisë së saj.

Ndërsa disa e mirëpritën kurorëzimin e qytetares së natyralizuar, të tjerë thanë se ajo nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë.

Mes bujës, një revistë lokale publikoi një ekspoze ku pretendonte një lidhje.

Artikulli në Shukan Bunshun raportoi se zonja Shiino ishte angazhuar në një marrëdhënie me një influencues dhe mjek të martuar. Burri nuk ka dhënë asnjë koment publik.

Në përgjigjen fillestare ndaj raportit javën e kaluar, organizatorët e konkursit mbrojtën zonjën Shiino, duke thënë se ajo nuk e dinte që burri ishte i martuar.

Megjithatë të hënën, organizatorët thanë se ajo kishte rrëfyer se kishte ditur për martesën dhe familjen e burrit.

Ajo kishte kërkuar falje që ishte mashtruese dhe organizatorët e kishin pranuar dorëheqjen e saj nga titulli, tha Shoqata Miss Japonia.

Zonja Shiino gjithashtu u kërkoi falje fansave të saj dhe publikut të gjerë në një deklaratë të hënën, ku tha se kishte vepruar nga frika dhe paniku në përgjigje të raportimit.

“Më vjen vërtet keq për telashet e mëdha që kam shkaktuar dhe për tradhtinë e atyre që më mbështetën”, tha ajo.

Titulli i Miss Japonisë tani do të mbetet vakant për pjesën tjetër të vitit, megjithëse pati disa nënkampione.

Konkursi kishte kurorëzuar zonjën Shiino më 22 janar – personi i parë me prejardhje evropiane që iu dha ky nder. Ajo ka lindur në Ukrainë para se të shpërngulej me nënën e saj në Japoni kur ishte pesë vjeç dhe të merrte mbiemrin japonez të njerkut të saj.

Ajo flet dhe shkruan rrjedhshëm japonisht dhe u bë qytetare e natyralizuar në vitin 2022.

Me të marrë titullin, ajo në fjalën e saj kishte thënë: “Nuk më kanë pranuar shumë herë si japoneze, por jam e mbushur me mirënjohje që jam njohur sot si japoneze”.

 

Etiketa: kuroremiis japoniaUkraine

Lajme të lidhura

Identifikohet shqiptari që u vra më armë zjarri në Itali
Aktualitet

Katër shqiptarëve u zihet pritë dhe sulmohen me thika dhe çekiç, njëri në gjendje të rëndë

09:25 - 20/08/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

SHBA ndryshon strategji/ Trump shpall “luftë ekonomike” ndaj Iranit, paralajmëron izolim të paprecedentë

08:32 - 20/08/26
Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur
Botë

Aksident i rëndë në Brazil/ Kamioni përplaset me autobuzin në autostradë, 23 të vdekur dhe 5 të plagosur

17:06 - 19/08/26
Para
Aksident tjetër zinxhir në Itali, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Aksident tjetër zinxhir në Itali, një i vdekur dhe 6 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje
Aktualitet

Poliçani ngrihet kundër PS-së, 15 këshilltarë votojnë kundër shkrirjes, kërcënojnë me dorëheqje

14:53 - 21/08/26

Bashkia Poliçan ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak. Qëllimi i kësaj mbledhja ka qënë miratimi me votat...

Lexo më shumë
Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

Durrës/ Përplaset me makinën e turistëve anglezë, 28-vjeçari në gjendje të rëndë

14:41 - 21/08/26
Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

Nuk kthehet nga leja, arratiset i dënuari nga burgu i Reçit

14:30 - 21/08/26
Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

Berisha: Politikat e Ramës po shpopullojnë Shqipërinë

14:20 - 21/08/26
Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

Pretendim tronditës në gjyqin e Maradonës: Disa rezultate të analizave janë të babait të tij

13:23 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com