GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Misteri i 3.4 milionë eurove, media belge zbulon lëvizjet e “Toyota Yaris”

13:13 - 15/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Misteri i 3.4 milionë eurove, media belge zbulon lëvizjet e “Toyota Yaris”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërkohë që kanë kaluar katër vjet, vijon të jetë e pazbardhur dhe e mbuluar me mister skandali me 3.4 milionë euro cash, të sjella në Shqipëri nga Belgjika me “Toyota Yaris”. Hetimet janë të shtrira mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Belgjikës.

Së fundmi, mediet belge kanë raportuar se për të zbuluar të vërtetën Belgjika ka bërë kërkime të gjera, në të dyja vendet.

“Hetuesit belgë udhëtuan në fillim të këtij viti drejt Shqipërisë, për të mbledhur prova, por edhe për të pyetur dëshmitarë. Një prej tyre ishte, informatori i parë. Bëhet fjalë për Lulzim Bashën, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-lider i opozitës demokratike. Rasti filloi rreth katër vite më parë, kur një belg vendosi “Toyota-n” e tij në një faqe interneti. Ai kontaktoi me një blerës përmes internetit. Janë paraqitur dy shqiptarë, të cilëve belgu u ka shitur makinën “Toyota”, shkruan sot media belge, e cila publikon edhe foton e biznesmenit shqiptar, Alban Mollaymeri, që rezulton të jetë personi që ka blerë “Toyota Yaris” në Belgjikë.

Teksa përshkruan më tej rrjedhjen e ngjarjeve në Shqipëri, media belge ngre pikëpyetjen se “Nga erdhën paratë?”, ndërsa sqaron me hartë edhe të gjithë itinerarin që ndoqi makina nga Belgjika deri në Shqipëri.

“Makina përfundoi në një rimorkio në Bruksel, së bashku me “Toyota” të tjera. Në Liege, transporti mori një tjetër Alfa Romeo. Pasi kaloi përmes Gjermanisë, transporti vijoi në Itali e prej andej, me anije, mbërriti në qytetin port të Durrësit, në Shqipëri. Janë arrestuar katër persona: shoferi, pronari i kompanisë së transportit, djali i tij dhe pronari i mjeteve në transport. Ata të gjithë thanë se nuk dinin asgjë për shumën e madhe të parave, dhe që atëherë janë liruar për një kohë të gjatë. Ne thjesht i transportuam ato makina, tingëllonte. Një marrëveshje shitjeje do të ekzistonte për Toyota-n në fjalë. Por nga erdhën paratë?”, shkruan media belge, ndërsa shton edhe politikanët e përfshirë.

“Në vendin tonë është identifikuar dhe marrë në pyetje shitësi i Toyota Yaris. E kështu është marrë në pyetje politikani shqiptar Lulzim Basha. Pak ditë para se të gjendeshin paratë, ai bëri të ditur publikisht se një shumë e madhe parash po shkonte drejt Shqipërisë. Ai akuzoi socialistin Taulant Balla se ka garantuar një “transferim të sigurt” të parave të drogës tek një bandë. Taulant Balla i ka hedhur poshtë gjithmonë këto akuza si shpifje”, thuhet në artikull.

Etiketa: BASHAmakinaparaPolicia

Lajme të lidhura

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh
Aktualitet

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza
Aktualitet

Arrestohet oficeri i Policisë Gjyqësore në Tiranë, i ngrihen dy akuza

20:31 - 19/03/26
Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë
Aktualitet

Banka pa sportele: një tranzicion që po ndodh para syve tanë

18:58 - 19/03/26
Para
Në pritje të trageteve për të hyrë ilegalisht në Angli, zbulohet kampi i emigrantëve shqiptarë

Në pritje të trageteve për të hyrë ilegalisht në Angli, zbulohet kampi i emigrantëve shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League
Breaking Views

Strakosha çon AEK-un mes 8 më të mirave në Conference League

23:29 - 19/03/26

Ashtu siç pritej, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, AEK i Athinës preu biletën për në çerekfinale të Conference...

Lexo më shumë
Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

Fotot para dhe pas dobësimit, deputetja e PS zihet me komentuesit: Pesha s’është armë politike

23:12 - 19/03/26
Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

Kryemadhi mbrohet nga akuzat e SPAK, tregon si jetonte me borxhe tek vila në Bllok

22:55 - 19/03/26
Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

Magazina me drogë/ Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet: Nuk kam qenë aty prej muajsh

22:33 - 19/03/26
Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

Kapitenit të Shqipërisë i tregon vendin serbit të Interit: Eja ta provosh!

22:15 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com