GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Kuriozitete

Misteri i shkretëtirës më të vjetër në botë

11:18 - 21/05/23
në Kuriozitete
Kohë leximi: 4 min
A A
Misteri i shkretëtirës më të vjetër në botë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Disa besojnë se janë gjurmë perëndish, të tjerë mendojnë se janë formuar nga zanat që kërcejnë ose UFO-t, por askush nuk mund t’i shpjegojë me miliona rrathë misteriozë në shkretëtirën Namib.

E vendosur përgjatë bregut Atlantik të Afrikës jugperëndimore, shkretëtira Namib është një nga vendet më të thata në Tokë. Në gjuhën vendase, “nama” do të thotë “një zonë ku nuk ka asgjë”. Ky peizazh marsian me duna të larta rëre dhe male të thyera ka një sipërfaqe rreth 81.000 km katrorë dhe shtrihet në tri shtete.

Ajo daton të paktën 55 milionë vjet më parë dhe besohet të jetë shkretëtira më e vjetër në botë. Me temperaturat e verës që arrijnë gjatë ditës deri në 45 gradë celsius dhe gjatë netëve mund të bien nën zero, është gjithashtu një nga vendet më jomikpritëse në planet. Megjithatë, me kalimin e kohës, një numër i jashtëzakonshëm speciesh janë përshtatur aty dhe kanë krijuar një fenomen të çuditshëm gjeomorfik që vazhdon të hutojë ekspertët.

Pjesët më të thata të shkretëtirës marrin mesatarisht vetëm 2 mm reshje në vit, ndërsa në të tjera më ekstreme nuk bie shi për vite me radhë. Por në mes të asgjësë shfaqen si mirazh kafshë të tilla si oriksi, gatopardi, hienat dhe strucët që janë përshtatur për të mbijetuar në këto kushte të vështira. Strucët rrisin temperaturën e trupit për të reduktuar humbjen e ujit, ndërsa oriksi mund të mbijetojë për javë të tëra pa pirë, duke ngrënë ushqime të pasura me ujë si rrënjët dhe zhardhokët.

 

“Portat e ferrit”

Një nga zonat më të pabesa të shkretëtirës është një hapësirë ​​prej 500 km me duna të larta rëre dhe anije të ndryshkura përgjatë vijës së oqeanit Atlantikut, njohur si “Bregu i skeletit”. E shtrirë nga Angola jugore deri në Namibinë qendrore, zona e ka marrë emrin e saj nga kufomat e shumta të balenave të shpërndara nëpër brigje dhe nga gati 1000 anije të mbytura gjatë shekujve.

“Bregu i skeletit” shpesh është i mbuluar nga mjegulla e dendur, krijuar nga ngritja e rrymës së ftohtë të Oqeanit Atlantik, e cila përplaset me ajrin e nxehtë nga brendësia e shkretëtirës. Këto mjegulla krijojnë kushte të rrezikshme lundrimi për anijet, ndaj ka pasur kaq shumë mbytje. Jo më kot, banorët vendas e kanë quajtur rajonin, “Toka që Zoti e krijoi i zemëruar”.

Ndërsa lundronte përgjatë bregut perëndimor të Afrikës, eksploruesi i famshëm portugez, Diogo Cão ndaloi, ndaloi në “Bregun e skeletit” në vitin 1486. ​​Pasi Cão dhe njerëzit e tij ngritën një kryq të gdhendur me stemën portugeze, dunat e frikshme të rërës dhe klima e ashpër e Namibit i shtynë ata të ktheheshin shpejt. Pas gjithë makthit që përjetuan, ata e quajtën zonën “Portat e Ferrit”.

 

Dunat spektakolare të rërës

Sot, turistët vijnë në Namibi për të parë dunat spektakolare të rërës që janë një tipar i kudondodhur në të gjithë Namibin. Me një ngjyrë mahnitëse portokalli, si pasojë e përqendrimit të lartë të hekurit, dunat në këtë zonë janë gjithashtu disa nga më të lartat në botë. Shumë prej tyre arrijnë deri në 200 metra lartësi, ndërsa e ashtuquajtura “Dune 7”, e vendosur në veri të peizazhit të kuq të shkretëtirës, ngrihet rreth 400 metra.

 

Rrathët e zanave apo gjurmë perëndish?!

Nga mrekullitë e shumta të Namibit, një nga tiparet më intriguese dhe misteret më të mëdha është një fenomen gjeomorfik i njohur si “rrathët e zanave”. Ndonjëherë të quajtura edhe “unaza zanash”, këto forma rëre kanë habitur ekspertët për dekada të tëra. Ato shihen më së miri nga ajri nga ku mund të dallohet se janë shpërndara në mënyrë të barabartë. Për vite me radhë, “unazat e zanave” mendohej se ekzistonin vetëm në Namibi, por në vitin 2014, formacione të ngjashme u zbuluan edhe në Australinë Perëndimore.

Ekspertët janë të paqartë nga shkaku i këtyre formacioneve, por vendasit besojnë se janë formuar nga shpirtrat dhe janë gjurmë të lëna nga perëndia e tyre, Mukuru. Ndërsa të tjerë, besojnë se këto rrathë misteriozë janë krijuar nga “UFO-t ose zanat që kërcejnë natën”.

Deri më sot, nuk ka një teori të pranuar për origjinën e këtyre qarqeve. Por vitet e fundit, shkencëtarë nga Namibia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara dhe gjetkë janë mbledhur për të studiuar fenomenin me shpresën për ta kuptuar më mirë atë. Deri më tani, ekzistojnë dy teori më të pranueshme. E para lidhet me termitet që sipas ekspertëve krijojnë këto rrathë në mënyrë që të mbledhin ujin dhe lëndët ushqyese nga toka. Teoria tjetër është ajo e “vetorganizimit të bimëve”, rrënjët e të cilave krijojnë këto rrathë për të nxjerrë lëndët ushqyese nga zona përreth.

Në fund, shkencëtarët aludojnë se këto njolla të çuditshme në shkretëtirë mund të janë shkaktuar nga një kombinim faktorësh. Por se cilët janë, saktësisht, këta faktorë mbetet një mister edhe sot e kësaj dite./Syri

Etiketa: kuriozitetMisterinamibiaShkretetira Namib

Lajme të lidhura

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë
Aktualitet

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit
Aktualitet

Shfaqet sonte “Super-hëna e Ftohtë”! Do ngrihet më lart se çdo hënë tjetër e plotë e vitit

17:58 - 04/12/25
Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë
Aktualitet

Fluturimi më i gjatë që lidh tre kontinente? Nis nga Kina në Argjentinë

17:45 - 04/12/25
Para
A u mbështet Kristi nga Zhaklina? Arbëri: E ka simpatizuar për disa…

A u mbështet Kristi nga Zhaklina? Arbëri: E ka simpatizuar për disa...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com