GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Misteri i vrasjes së Pëllumb Metës, dyshimet se vajza u ndihmua nga…

15:39 - 23/02/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Misteri i vrasjes së Pëllumb Metës, dyshimet se vajza u ndihmua nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e zbuluar mëngjesin e sotëm në Durrës, nga ku rezultoi se shtetasi Pëllumb Meta, i njoftuar si i humbur prej 10 ditësh nga familjarët e tij, është vrarë me armë zjarri nga vajza 19-vjeçare, Hygerta Meta. Kjo e fundit dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri babain e saj, më pas i ka groposur trupin në kasollen e bagëtive.

Policia dyshon se vajza nuk e ka kryer e vetme krimin, nisur nga përmasat fizike të saj. Policia ende nuk ka gjetur armën e krimit, sikundër hetuesit po punojnë për të zbuluar rolin e personave të tjerë që mund të kenë bashkëpunuar, përfshirë nënën dhe 2 vëllezërit e 19-vjeçares.

Makina e viktimës, referuar të dhënave nga grupi hetimor, u gjet e braktisur në Parkun Rinia në Durrës. Vajza ka deklaruar se makinën e babait e ka lëvizur vetë ajo, por nga hetimet paraprake rezulton se personi që e ka lëvizur automjetin është mashkull.

Sipas dëshmisë së vajzës në polici, ajo e kreu krimin e rëndë për shkak se babai ishte shumë autoritar dhe donte ta fejonte jashtë dëshirës së saj.

Vajza tha se ajo dëshironte të vazhdonte studimet e larta, ku ndodhej në vitin e parë për menaxhim biznes dhe jo të martohej.

Sipas dëshmisë së dhënë për oficerët e policisë gjyqësore, Hygerta Meta, pohon se do ta ribënte sërish veprimin, pasi babai i saj ishte dhunues dhe jo mirëkuptues ndaj dëshirave të jetës së saj.

“Jam e lumtur që e kreva unë këtë punë dhe nuk pendohem që kam vrarë tim atë. Ai na ka torturuar dhe i ka nxirë jetën nënës sime. Unë jam fëmija i vogël i familjes. Motra është më e madhja është e martuar, janë 2 vëllezërit dhe pastaj unë. Mami dhe ne nuk kemi folur kurrë në familje. Për gjithçka fliste dhe vendoste babai. Ai nuk na pyeste kurrë çfarë dëshironim. Kur mori vendimin për martesën time, aty erdhi fundi. Nuk dëgjoi çfarë unë doja. M’u mblodh një urrejtje për një kohë të gjatë. Ditën e ngjarjes nuk u konfliktuam fare. Mora armën që babi përdorte kur shkonte në punë si roje dhe e qëllova. Pas krimit e kam mbështjellë me një çarçaf pastaj me fasho e në fund me qese. Armën e hodha buzë detit”, ka pohuar ajo në deklarimin e saj.

Fqinjët e 50-vjeçarit të ndjerë deklarojnë se ai ishte një person shumë fanatik që dhe vajzën e parë e kishte martuar me mblesëri në Laç.

Sipas fqinjëve, 50-vjeçari kishte shumë vite që jetonte në Shën Vlash, por ai ndiqte traditat e zonës ku ishte rritur, atë të Krujës, ku vajzat e familjes nuk duhet të martohen me dashuri, por me mblesëri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shënavlash të Durrësit, ku në oborrin e familjes Meta, është gjetur i vrarë me armë zjarri dhe i varrosur kryefamiljari Pëllumb Meta.

Në lidhje me këtë krim policia ka arrestuar vajzën e viktimës, 19-vjeçaren Hygerta Meta, studente në Tiranë për biznes, e cila sipas të dhënave paraprake policore mësohet se e ka pranuar autorësinë e vrasjes së të atit.

Etiketa: babaiKryesore1metaVajzaVrasja

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Luizi kërkon përgjigje të sinqertë nga Kiara: A të ka mbetur…

Mbesa e Elton Ilirjanit pritet të hyjë në BB VIP3 (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com