GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Brazil! Kush e ekzekutoi Alban Gropçajn, italiani dhe e dashura dalin në gjyq pas 6 vitesh

13:46 - 10/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Misteri i vrasjes së shqiptarit në Brazil! Kush e ekzekutoi Alban Gropçajn, italiani dhe e dashura dalin në gjyq pas 6 vitesh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çështja penale për vrasjen e turistit shqiptar Alban Gropçaj në Caucaia më në fund do të shkojë në gjyq. Gjykata ka caktuar seancën e parë paraprake në majin e ardhshëm më 5 maj, 6 vjet pas krimit. Biznesmeni italian Guido Bertola dhe e dashura e tij, brazilianja Sílvia Helena de Sousa Rosa, akuzohen si urdhërues të vrasjes së shqiptarit. Dy të pandehurit i përgjigjen çështjes në liri, pasi prej vitesh banojnë në Itali. Për shkak të largësisë, Gjykata ka pranuar që të marrin pjesë në seancë nëpërmjet një videokonference.

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Brazil! Kush e ekzekutoi Alban

Guido Bertola dhe Alban Gropçaj

Avokati Carlos Rebouças, i cili përfaqëson familjen e Alban Gropçajt në këtë çështje, shpreson se me fillimin e gjykimit, drejtësia do të vihet në vend.

“Ka prova të bollshme dhe të forta se urdhëruesit e vrasjes së të riut shqiptar ishin italiani dhe e dashura e tij braziliane,”-tha avokati. Nga ana tjetër, familja e Albanit nuk mund të pranojë që kanë kaluar 6 vite nga vrasja dhe porositësit janë ende të lirë. Madje ndaj tyre nuk ka nisur as gjykimi.

“Familja është plotësisht e bindur se autorët e krimit janë Guido Bertola dhe e dashura e tij Silvia Helena,”-thotë ndihmës prokurori i çështjës. Avokatët Nestor Santiago dhe João Henrique de Andrade, të cilët përfaqësojnë mbrojtjen e Guido Bertola dhe Sílvia Helena, theksojnë se presin që të provojnë pafajsinë e klientëve të tyre.

I lënë i lirë në Itali, biznesmeni Guido Bertola në prani të avokatit mohon çdo akuzë.

“Ishte si i familjes. Të gjithë e donin. Nuk e di kush e vrau,”- tha Bertola për “Le Iene”.

Si ndodhi vrasja?

Misteri i vrasjes së shqiptarit në Brazil! Kush e ekzekutoi Alban

Alban Gropçaj

Shqiptari Alban Gropçaj punonte në një kompani që prodhonte lavatriçe dhe tharëse, në pronësi të italianit Guido Bertola, në Itali. Por në vitin 2019 udhëtoi për në Brazil pasi ia kërkoi punëdhënësi. Kështu Gropçaj u gjend në Caucaia, qytetin e dytë më të dhunshëm të Brazilit, pa e ditur se atje do ta priste vdekja. Një mbrëmje teksa ktheheshin në banesë, të gjithë u ndalën nga 2 persona me motor dhe sipas biznesmenit italian pasi e nxorën atë nga makina qëlluan me 1 plumb 28-vjeçarin.

Por për gazetarët italiane kjo histori ka shumë pikëpyetje. Vëllai i të dashurës së biznesmenit i ka thënë policisë braziliane se i ka dhënë një zarf me të holla një nipi të tyre pak ditë para vrasjes, i cili u ekzekutua pak kohë më pas në rrethana të paqarta. Ka dyshime se shqiptari u eliminua për shkak të kundërshtimeve të lidhjes jashtëmartesore të biznesmenit italian.

Sipas Prokurorisë Publike, sulmi nuk ka ndodhur për grabitje, pasi autorët nuk i kanë marrë asgjë viktimës. Nëse do të ishte ky rast, nuk do të kishin lënë pa marrëtë paktën, celularët, por edhe paratë. I akuzuari dhe viktima kishin një marrëdhënie miqësore jashtë punës: ata udhëtonin dhe kalonin kohën e lirë së bashku. Dyshimet tek italiani shtohen kur nga hetimi është zbuluar se viktima kishte vetëm 4 ditë që kishte shkuar në Brazil, kohë e pamjaftueshme që të krijonte armiq.

Policia beson se e gjitha është stisur nga Guido Bertola dhe e dashura e tij, Sílvia Helena de Sousa Rosa. Kjo për shkak se brazilianja u tha njerëzve të afërt të saj se atë ditë do të ndodhte “një tragjedi”. Dëshmitarë të tjerë e kishin dëgjuar të thoshte për shqiptarin se: Ky duhej të kishte vdekur!

Familja e viktimës i tha Policisë se “Albani e konsideronte Silvian një person të keq” duke e akuzuar se ajo rrinte me pronarin e tij për arsye financiare.

“Për të akuzuarën, shqiptari ka qenë pengesë në marrëdhënien e saj me italianin, pasi ndonjëherë e kishte këshilluar punëdhënësin e tij që t’i qëndronte larg,”-kështu thotë edhe Prokuroria Publike e Brazilit. Personi i tretë i hetuar për këtë ngjarje ishte Romário Lopes de Lima – djali i vëllait të Sílva Helena-s. Por ai nuk mund të dëshmojë dhe as të merret në pyetje për shkak se u qëllua për vdekje më 24 maj 2021, dy vjet e tre muaj pas vdekjes së shqiptarit.

Sipas prokurorisë, Romário de Lima ishte një nga dy ekzekutuesit e planit për të vrarë Gropçaj, ndërsa personi tjetër nuk u zbulua kurrë se kush ishte. Romário kishte shkuar në shtëpinë e Guidos dhe Sílvias një muaj para krimit dhe njihej nga të gjithë si një person që merrej me trafik droge, por nuk ishte i panjohur edhe në vrasje. Kur ishte adoleshent , ai kreu një vrasje dhe tentoi të vriste një person tjetër, si dhe kreu disa shkelje të rënda, ndaj nuk është befasi që të jetë edhe ai personi që ka tërhequr këmbëzën edhe ndaj shqiptarit.

Marrë nga Diario donordeste

Etiketa: Alban GropçajBrazil

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
E dënuar 8 vite burg dhe 3500 euro gjobë në Greqi, kapet në kufi 30-vjeçarja shqiptare

Greqi, shqiptari gjendet i varur në serë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com