GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mitaj: Në mbrojtje jemi më të fortë, duam të rikthehemi te fitorja

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Spikati në Euro 2024, “gjigandi” turk shfaq interes për Mario Mitaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Mario Mitaj doli në konferencën e zakonshme për mediat duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Mitaj u shpreh se Çekia është tashmë një kundërshtar i njohur për kuqezinjtë dhe skuadra e di se çfarë duhet të bëjë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje.

Sa vigjilente duhet të jetë mbrojtja në sfidën ndaj Çekisë – Me Çekinë kemi luajtur vitin e kaluar dy herë. E dimë kundërshtarin dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Mbrojtja jonë është shumë e fortë, thuajse të gjithë lojtarët kanë shumë minuta me klubet e tyre. Kanë luajtur mirë dhe nuk besoj se do kemi probleme në këtë aspekt.

Pozicioni si mesfushor tek Al Itihadi – Trajneri më ka vendosur në fushë aty ku ndihem mirë, unë kam shprehur dëshirën të luaj. Në Kombëtare jam mësuar të luaj si mbrojtës i majtë dhe këtu më pëlqen të luaj më shumë.

Si e sheh skuadrën në këtë moment – E njohim kundërshtarin më mirë se më herët. Jemi më të fortë besoj në këtë moment.

Si më kanë pritur në Arabinë Saudite ? – Jam çuditur me mënyrën si më kanë pritur. Sidomos lojtarët, më janë gjendur afër. Por edhe pjesëtarët e klubit janë shumë profesionistë. Jam ambientuar.

Ku jemi ne më mirë krahasuar me çekët? – Në mbrojtje besoj se jemi më të fortë. Qendërmbrojtësit, mbrojtësit e krahut pothuajse luajnë me klubet e tyre dhe kanë minuta në këmbë.

Sa do të ndikojë kalimi yt tek Al Itihadi, pasi luan me kampionë bote – Besoj se çdo lojtar ka dëshirë që të luajë me Benzema, Kante, futbollistë që kanë bërë karrierë të madhe në Europë. Besoj se do më ndihmojnë për të ardhmen për t’u bërë një lojtar më i mirë dhe për t’u zhvilluar edhe si person.

Sa ndikon humbja me Gjeorgjinë – Gjithmonë kur futemi në fushë, dëshira jonë është që të fitojmë. E nisëm mirë, me fitore ndaj Ukrainës, dhe pastaj humbëm. Nuk duhet që kjo humbje të ndikojë në psikologjinë tonë, por duhet të na ndihmojë që të rikthehemi te fitorja.

Etiketa: kombetarjamario mitaj

Lajme të lidhura

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26
“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë
Sport

“Abisnet Superiore/ Skënderbeu dhe Tirana ndajnë pikët në sfidën e tensionuar në Korçë

21:04 - 11/09/26
Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26
Para
Me këmbë të enjtur, Kvaratskhelia rrezikon ndeshjen me Shqipërinë

Me këmbë të enjtur, Kvaratskhelia rrezikon ndeshjen me Shqipërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada
Aktualitet

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

09:13 - 12/09/26

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë të fortë demografike, familjet po bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, të rinjtë...

Lexo më shumë
Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kosova po pret! Sot në Prishtinë mbahet ‘Marshi për Liri’, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

08:47 - 12/09/26
Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

08:39 - 12/09/26
Aksident i rëndë në Himarë! Automjeti përmbyset në rrugë, tre persona nisen urgjent në spital

Aksident i rëndë në Himarë! Automjeti përmbyset në rrugë, tre persona nisen urgjent në spital

08:06 - 12/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:00 - 12/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com