GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Demokratët mblidhen tek Sheshi “Nënë Tereza”/ Salianji: Berisha, autokrati i opozitës

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Demokratët mblidhen tek Sheshi “Nënë Tereza”/ Salianji: Berisha, autokrati i opozitës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pranë Sheshit Nënë Tereza në Tiranë po zhvillohet takimi me demokratët i thirrur nga ish-deputeti Ervin Salianji.

Qindra qytetarë janë bashkuar në shesh dhe takimi ka nisur me himnin kombëtar. I pari që e ka marrë fjalën ka qenë Hysen Kadiu, më i votuari i Primareve 2025 në Tiranë.

Kadiu tha par të pranishmëve se kjo lëvizje, e nisur nga Ervin Salianji, ka synim që ta bëjë Partinë Demokratike një forcë politike fituese.

Duke vlerësuar takimin, ai tha se shpresonte që ky tubim të shërbente si kilometri i parë i nisjes për demokratizimin e PD-së.

Ish-deputeti Ervin Salianji akuzoi kryedemokratin Sali Berisha se e ka kthyer PD-në në një kotec pulash (referuar zvogëlimit të kësaj force politike) dhe po e mban atë me zor.

Salianji tha gjithashtu se në bazë të të ashtuquajturit neni ‘Basha’, Sali Berisha nuk duhet të ishte lejuar për të rikandiduar për kryetar të PD-së në zgjedhjet pa garë të 23 majit, pasi ka humbur në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

“Edhe sikur Rama t’i kishte larë me flori qytetarët shqiptarë gjatë këtyre viteve, nuk do ta meritonte më pas 13 vitesh që të qëndronte në pushtet. Por PD nëse do të sjellë ndryshimin, duhet të çojë në kutitë e votimit mbi 800 mijë votues. Por kështu siç e ka katandisur PD-në Sali Berisha, nuk mund ta përfaqësojë këtë masë të madhe njerëzish dhe njerëzit po e tregojnë kudo që është e pamjaftueshme që duke folur për dështimet e Edi Ramës, ne të mos kemi guximin të flasim për problemet që na shqetësojnë vetë. Të japim llogari para demokratëve dhe qytetarëve, sepse ne kemi autoritetin që të kërkojmë standarde europiane për Shqipërinë, kur i pranojmë këto standarde në partinë tonë.

PD ka humbur shumë beteja gjatë këtyre viteve, por humbja më e madhe ka qenë largimi nga standardet që bënë PD forcën më të madhe në këtë vend. Sot shumë demokratë janë përjashtuar jo vetëm nga vendimmarrja por edhe nga e drejta për të dhënë kontribut. Shumë profesionistë nuk e gjejnë derën e hapur për të kontribuar. Kjo është alarmante. Sepse demokracia nuk është mbajtja me zor e një koteci siç po bën zotëria. Demokracia është garë, debat, përballje me premtimet e dhëna dhe të pambajtura dhe çdo demokrat të ketë mundësi të zgjedhje atë që mendon se e bën PD  fituese. Ne do vazhdojmë pa ndalur deri sa ta përmirësojmë PD. Nuk mund të pranojmë përjashtimin e demokratëve që përballen me regjimin. Neni “Basha”, ndalon kandidimin e kryetarit që humb zgjedhjet. Neni 46 në PD e ndalon Berishën të kandidojë, pasi ka humbur zgjedhjet. I famshmi neni Basha”, tha mes të tjerash Salianji.

“Sot nuk kemi ardhur për të bërë propagandë apo përsëritur sloganet e së shkuarës. Kemi ardhur për të dhënë të vertetën. Ne humbëm, dhe humbja nuk erdhi vetëm sepse kundërshtari ishte i fortë, por sepse përballë një regjimi ne u sollëm si një forcë që nuk ishte gati për betejë. Ajo që i vrau më shumë demokratët ishte mungesa e reagimit tonë në momentin kur duhet të ishim më të fortë më të bashkuar dhe më të vendosur. Nuk mund të kërkosh besimin e qytetarëve kur njerëzit që flasin fort në studio televizive, heshtin në përballje reale. Nuk mund të frymëzosh rininë kur politika është në garë interesash personale dhe jo në betejë për ideale. Unë nuk besoj se ky është fundi i PD-së. PD ka ende njerëz të ndershëm, me karakter, që nuk e shohin politikën si biznes personal. PD nuk ka nevojë për njerëz që hyjnë në politikë për status për privilegje apo pazare me qeverinë por për njerëz që nuk blihen sipas interesit të momentit apo kryetarit. Nëse duam të fitojmë nesër, duhet të ndryshojmë sot. Shqipëria meriton një opozitë që lufton deri në fund ” tha ai ndër të tjera.

“Ne nuk fshihemi pas të qenit të vendosur, për të ndryshuar PD-në. Ne mund ta bëjmë PD-në një parti fituese. Ne mund ta ringjallim, rithemelojmë PD-në. Por sot nga ky shesh një gjë e themi të sigurt bashkarisht: ‘ne nuk do ta lejojmë të vdesë’. Kundërshtojmë këtë realitet të pashpresë. Edhe kur na kanë sulmuar, sërish nuk jemi dorëzuar. Sepse ne jemi vërtetë PD. Dy gjëra nuk i pranojmë, të na tallin, apo të heqim dorë. Le të shërbejë ky takim si kilometri i parë i nisjes për demokratizimin e familjes sonë”, tha mes të tjerash Kadiu.

Ndërkohë pedagogu Harri Aleksi ka kërkuar nga studentët që të marrin në dorë fatet e tyre, duke u bërë pjesë e zhvillimeve politike në Shqipëri.

“Është koha që studentët të marrin në dorë fatet e veta. Studentë, braktisni idhujt dhe festat. Ju nuk duhet të bëni pakt me mjerimin ekonomik e intelektual. Modeli juaj duhet të jetë arsimi me baza, zhvillimi me themele”, tha mes të tjerash pedagogu Harri Aleksi.

I përjashtuari nga grupi i PD-së në Këshillin Bashkiak të Durrësit, Dritan Burgija, deklaroi se sot demokratët nuk kanë nevojë për kulte individi, oborre apo oborrtarë.

Për Dritan Burgijan, demokratët sot kërkojnë garanci reale që listat të mos manipulohen, kandidatët të mos bllokohen për të garuar, gara të mos përcaktohet dhe partia të mos administrohet nga lartë si pronë private.

“Ne jemi këtu sepse besojmë se PD duhet të kthehet në një alternativë qeverisëse. PD ka lindur për t’i shërbyer lirisë. Nuk ka lindur për të ndërtuar kulte individi, por për të shembur kulte individi. Sot duhet të pyesim me zë të lartë, ‘ku jemi? A kemi më shumë garë?’. PD-në po e vret edhe heshtja. Ata që e dinë të vërtetën, por zgjedhin gënjeshtrën. Një parti fillon të vdesë kur humbja nuk prodhon përgjegjësi por propagandë. Demokratët nuk duan më oborre dhe oborrtarë. Demokratët nuk kërkojnë fjalë të bukura në statut, por kërkojnë garanci reale që listat të mos manipulohen, kandidaturat të mos bllokohen, gara të mos paracaktohet dhe partia të mos administrohet nga lartë si pronë private”, tha mes të tjerash Burgija.

Artistja Julia Ilirjani tha se të rinjtë demokratë nuk duhet të pranojmë më që partia e tyre të shkojë nga humbja në humbje, por duhet të punojnë për ta bërë atë fituese.

“Unë mendoj se këta të rinj që janë sot këtu, duhet të bëjnë të njëjtën gjë që ndodhi në 1990. Ne s’mund të pranojmë më humbje pas humbje, por duhet të pranojmë fitoren”, tha Julia Ilirjani.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi
Breaking Views

“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi

20:58 - 29/05/26
Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!
Breaking Views

Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

20:38 - 29/05/26
Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…
Breaking Views

Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

19:28 - 29/05/26
Para
Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi
Breaking Views

“Të hapim një kapitull të ri”/ Salianji: Shkelëm 12 qarqe, PD duhet të bashkojë çdo copëz opozitarizmi

20:58 - 29/05/26

“Të shkojmë te gara, te vota te përballja”, kështu deklaroi Ervin Salianji në takimin e mbajtur këtë të premte në...

Lexo më shumë
Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

Salianji shpall alternativën për ringritjen: Jo kryetar të përjetshëm në PD! Fund emërimeve klienteliste!

20:38 - 29/05/26
Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

Rama, mesazh të koduar Berishës: Fatos Nano u burgos politikisht, PS nuk kërkon revansh…

19:28 - 29/05/26
Demokratët mblidhen tek Sheshi “Nënë Tereza”/ Salianji: Berisha, autokrati i opozitës

Demokratët mblidhen tek Sheshi “Nënë Tereza”/ Salianji: Berisha, autokrati i opozitës

18:54 - 29/05/26
PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve

PD mbledh nesër Kuvendin për votimin e Këshillit, por ende s’dihet lista e kandidatëve

18:01 - 29/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com