Një person është gjetur pa shenja jetë në stacionin e trenit në veri të Mitrovicës.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet përkatëse, ndërsa mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Identiteti i viktimës ende nuk dihet, pasi nuk posedonte asnjë dokument identifikues me vete.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Discussion about this post