GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mitsotakis kërkon që Beleri të betohet: Një e drejtë e pamohueshme

14:07 - 17/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mitsotakis kërkon që Beleri të betohet: Një e drejtë e pamohueshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga konferenca për shtyp dhënë në mediat greke në kuadrin e Panairit Ndërkombëtar të Selanikut, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është pyetur edhe për çështjen Beleri.

Mitsotakis insiston që kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës të lejohet të bëjë betimin, qoftë edhe nga burgu. Unë nuk ndërhyj në gjykimin e drejtësisë shqiptare, shprehet kryeministri grek, por “heqja e mundësisë së Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie, edhe me statusin e personit të paraburgosur, përbën shkelje të rregullave të shtetit ligjor”.

Gazetari grek: Sot mbushen 129 ditë nga burgosja e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Përvec Greqisë ,lirimin e tij ka kërkuar edhe Parlamenti Europian , ndërsa është pozicionuar edhe ministria e Jashtme e SHBA. Greqi- Greqi na mbulo edhe ne – ishte një prej parrullave që dëgjuat për Krishtlindje në 2022 në Vorioepir, për të cilat u përgjigjët pozitivisht me vepra. Cilat janë lëvizjet e mëtejshme të Athinës tek lojërat dhe marifetet e Tiranës përballë minoritetit grek në një moment kur Shqipëria është edhe vend kandidat për BE për gati 9 vjet?

Mitsotakis: Jam pozicionuar vazhdimisht për këtë çështje, e cila fatkeqësisht hedh një hije mbi marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys në një masë të madhe progresin e rëndësishëm që kemi bërë në katër vitet e mëparshme. Më duhet t’ju them se më shqetëson veçanërisht fakti jo vetëm i burgosjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, por mbi të gjitha fakti që edhe sot Shqipëria refuzon të bëjë të vetëkuptueshmen, për t’i dhënë atij mundësinë edhe nga burgu për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një mesazh që unë ia kam përcjellë në çdo mënyrë udhëheqjes së Shqipërisë.

Kjo që po them i referohet një vendimi administrativ, unë nuk ndërhyj në gjykimin e drejtësisë shqiptare, do të ishte shumë e vështirë dhe e pahijshme nga ana ime ta bëja këtë, por heqja e mundësisë së Fredi Belerit për t’u betuar si kryetar bashkie, edhe me statusin e personit të paraburgosur, përbën sipas mendimit tonë, shkelje të qartë të rregullave të shtetit ligjor, krijon probleme të mëdha në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mendoj se do të ketë pasoja më të gjera nëse kjo politikë vazhdon gjatë përpjekjeve të Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane.

I kam ngulitur thellë kujtimet dhe përvojat nga vizita ime në Himarë në fund të vitit të kaluar. Besoj se minoriteti kombëtar grek, i njohur si pakicë kombëtare, duhet të ndjejë se tek Greqia ka një aleat për të vetëkuptueshmen, që është mbrojtja e të drejtave të saj. Dhe flasim për të drejtat e pronësisë, flasim dhe për të drejta të barabarta për të marrë pjesë në veprimtarinë politike të Shqipërisë. Uroj dhe shpresoj që kësaj çështje t’i jepet një zgjidhje sa më shpejt. Në çdo rast, nuk do të ndalem së ngrituri këtë çështje në nivel europian apo edhe drejtpërdrejt me kryeministrin Rama herën tjetër që do ta takoj.

 

Etiketa: beleriKryesore1mitsokatis

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Burri që vdiq pa parë asnjëherë femër me sy!

Burri që vdiq pa parë asnjëherë femër me sy!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK
Breaking Views

Rihapet rruga/ 8 orë bllokim në Librazhd–Qafë Thanë, për shkak të punimeve të firmës ANK

18:33 - 01/02/26

Pas rreth tetë orësh pune intensive, është hapur për qarkullim segmenti i bllokuar i rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, i cili u...

Lexo më shumë
Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

Manchester United fiton me Fulham me gol në minutat shtesë

17:56 - 01/02/26
Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com