GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mitsotakis mesazh Ramës për Belerin: Greqia nuk do ta lërë këtu

në Politikë, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Mitsotakis mesazh Ramës për Belerin: Greqia nuk do ta lërë këtu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha nga Brukseli se ishte “i zhgënjyer dhe i indinjuar” nga qëndrimi i qeverisë shqiptare dhe paraburgimi i kryetarit të bashkisë së Himarës, Fredi Belerit.

Gjatë një konference për shtyp, pas përfundimit të Samitit, kryeministri grek i ka dërguar një mesazh të ashpër Tiranës dhe qeverisë Rama, ndërsa më parë ka njoftuar homologët e tij për rastin e kryebashkiakut të sapozgjedhur të Himarës.

“Pata rastin të informoj homologët e mi për atë që po ndodh sot në Shqipëri me rastin e kryebashkiakut të zgjedhur Himara dhe të shpreh zhgënjimin, indinjatën time për faktin se një kryetar i zgjedhur në fakt arrestohet dy ditë pas zgjedhjes së tij dhe ndodhet  në burg – për ne – me dispozita të dyshimta procedurale”, tha ai.

Kryeministri e quajti rastin Belerin “një goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane“, duke shprehur dëshirën për një zgjidhje të shpejtë duke deklaruar se në të kundërtën “do të jetë një element i vlerësimit grek të kursit europian” të vendit.

“Unë e konsideroj si një goditje për shtetin e së drejtës dhe për përpjekjet e Shqipërisë për të respektuar acquis evropiane. Pres që kjo çështje të zgjidhet shumë shpejt. Një çështje shumë e rëndësishme për ne dhe zgjidhja ose moszgjidhja e saj, uroj që e para që theksoj, të jetë një element i vlerësimit grek të rrugës evropiane të Shqipërisë, që fillon tani dhe është një rrugëtim i gjatë”, theksoi ai, duke vazhduar: “Respektimi i rregullave bazë të shtetit ligjor është një kusht i panegociueshëm për çdo vend që parashikon të bëhet anëtar i familjes evropiane. Dua të besoj se ky mesazh është kuptuar plotësisht edhe në Shqipëri”.

Duke iu drejtuar qeverisë Rama, kryeministri bëri të qartë se çështja Beleri nuk është një çështje që Greqia “do ta lërë të kalojë kështu”, duke lënë të kuptohet se do të ketë vazhdimësi në reagimin e Athinës për të ndryshuar qëndrimin e Tiranës.

“Unë e respektoj absolutisht ndarjen e pushteteve, dua të jem shumë i qartë për këtë, por nga ana tjetër nuk është një çështje që do ta lë të shkojë kështu, pa pasur një reagim nga Greqia. Dhe reagimi i parë u shpreh në Këshillin Evropian me konferencën e kolegëve të mi se çfarë saktësisht po ndodh sot me këtë rast”, përfundoi kryeministri.

Etiketa: Edi Ramafredi beleriKyriakos Mitsotakis

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
Para
Rreziqet dhe fitimet e ligjërimit të kanabisit

Rreziqet dhe fitimet e ligjërimit të kanabisit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie
Aktualitet

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja fatale është shmangur mëngjesin e sotëm në lagjen “Afrim i Ri”...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26
Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com