GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mitsotakis të enjten në Tiranë për varrimin e Kryepeshkopit Janullatos

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Kush do të na mbledhë ullinjtë?’, Mitsotakis kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri për emigrantët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke shkruajnë se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis do të jetë në Tiranë të enjten për të marrë pjesë në funeralin për kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos.

Të dielën ai mori pjesë në liturgjinë hyjnore të mbajtur në Mitropolinë e Athinës. Të pranishëm në në liturgji ishin edhe Presidentja Sakellaropoulou, kryeparlamentari Kaklamanis, ministra të qeverisë greke, kryetari i partisë PASOK, kryebashkiaku i Athinës e kryepeshkopi i Greqisë Ieronimos. Nuk munguan as eurodeputeti Fredi Beleri si dhe Pirro Dhima.

Siç shkruajnë mediat, në kortezhin mortor do të marrë pjesë edhe Patriarku Ekumenik Bartolomeu.

Kujtojmë se pas vdekjes së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë shpalli zi kishtare për pesë ditë, nga 25 Janari deri më 29 Janar. Sinodi i Shenjtë njoftoi se trupi i kryepeshkopit të ndjerë do të vijë pasditen e së martës. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda në Katedrale gjatë pasdites dhe gjatë gjithë 29 Janarit.

Ndërkohë shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte në orën 11:00 pas Liturgjisë Hyjnore. Po ashtu Sinodi i shenjtë zgjodhi Mitropolitin e Korçës, Imzot Joanin si mbikëqyrës të Fronit Kryepiskopal.

Të dielën, në ditën e parë të zisë kishtare për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, në Katedralen Ngjallja e Krishtit në Korçë u mbajt gjatë mëngjesit shërbesa e përshpirtjes. Dhjetëra besimtarë janë falur edhe në Fier e Elbasan.

Etiketa: anastas JanullatosJanullatosKyriakos Mitsotakismitsotakis

Lajme të lidhura

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
Pamje të frikshme, rrufeja godet avionin ne aeroport

Pamje të frikshme, rrufeja godet avionin ne aeroport

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës
Aktualitet

Tirana në revoltë, studentët dhe pedagogët do të protestojnë përsëri sot së bashku kundër Ramës

07:48 - 21/10/26

Protestat kundër qeverisë pritet të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në Tiranë, pas përshkallëzimit të tensioneve mbrëmjen e djeshme...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:35 - 21/10/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 21 Tetor 2026

07:33 - 21/10/26
Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com