GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mjekët nutricionistë: Agjerimi rregullon organizmin

17:19 - 11/03/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjekët nutricionistë: Agjerimi rregullon organizmin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse për besimtarët myslimanë agjerimi është pastrim për shpirtin për mjekët është pastrim për trupin.

Ndalimi i ushqimit dhe pijeve për 30 ditë rresht nga lindja e diellit deri në perëndim gjatë Ramazanit sipas nutricionistëve rregullon ritmin e organizmit.

“Organizmi sa më shumë orë të rri nëse ka marrrë kalorazhin e duhur ato orët që është lejuar ngrënia, bën një farë detoksi, pastrimi dhe riorganizmi të funksioneve të veta që të bëhet gati për ditën pasardhëse, vaktet pasardhës. Kështu që padyshim agjërimi që bëhet gjatë muajit Ramazanit ka benefite pozitive në organizëm.”Por efektet mund të mos jenë të tilla për ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Të agjërojnë apo jo?

Sipas mjekes Albana Daka shumë prej atyre që kanë probleme me hipertensionin, zemrën, apo diabetin duhet ta konsultojnë me specialistin që i ndjek.

“Ndonjëherë keqkuptohet dhe thuhet se në muajin e agjërimit duke qëne se është një muaj që je më afër Zotit dhe sëmundja mund të minimizohet dhe mund t’i heqin medikamentet, unë mund të thosha jo në mënyrë apriori, po me një këshillë të mjekut apo mjeku që i ndjek mund të transferojë mjekimet gjatë orëve që i lejohet. Diabeti bën ato që i themi kriza glicemie rënie sheqeri dhe në kriza të tilla personi duhet te marrë patjetër një gjë të ëmbël për të i minimizuar ato.”

Që të mos dilni me disa kilogram më tepër nga ky muaj bëni kujdes të mos merrni 2-3 fishin e kalorive që iu duhen. Ajo që konsumoi gjatë iftarit dhe syfyrit mund tjua bëjë më të lehtë agjërimin, por mund dhe tju dëmtojë organizmin.

“Mund të abuzohet me sasira të mishit të kuq, të sheqerit, të kripës apo dhe të ushqimeve të procesuara të cilat rrisin dehidrimin në organizëm. Duke ndenjur në orë të gjatë pa konsumuar gjatë vakteve kur lejohet ngrënia marrim sasi të shtuara të këtyre elementeve, organizmi do më shumë lëngje për ti eleminuar. Sugjeroj ushqime të pasura me likide. Nisen vaktet me ato frutat e arabisë të cilat kanë sheqer por të mirë, nuk rrisin efektet e dehidrimit.”

Minimizoni aktivitetin fizik sugjerojnë gjithashtu nutricionistët pasi mund të çojë në dehidratim i cili shoqërohet me probleme shëndetësore.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës
Aktualitet

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon
Aktualitet

Flet shqiptarja në Dubai, Sonila Sherifi: Sulmet ishin të papritura, shqetësimi vijon

20:38 - 01/03/26
Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur
Aktualitet

Lezhë/ Drejtuesit bien për kanabis e kazino, por një emër del i paprekur

19:13 - 01/03/26
Para
Ç’ndodhi?! Bardhi sapo i ktheu “follow” Sarës por u pendua

Ç’ndodhi?! Bardhi sapo i ktheu “follow” Sarës por u pendua

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia
Breaking Views

Ramadani beson te Lecce: Kemi organikën e duhur për të shpëtuar nga rënia

23:30 - 01/03/26

Pas disfatës ndaj Comos, zhgënjimi ishte i madh në shtëpinë e Lecces. Mesfushori i kombëtares, Ylber Ramadani u shpreh se...

Lexo më shumë
“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

“I pakalueshëm”, media italiane vlerëson Ismajlin për paraqitjen ndaj Lazios

23:10 - 01/03/26
Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

22:52 - 01/03/26
Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

Shuhet humoristi i njohur Mane Lumani, një nga katër parodistët e Vlorës

22:40 - 01/03/26
Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

Raketa nga Irani/ Thirrja e Ambasadë shqiptare në Doha: Mos dilni nga banesat

22:05 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com