GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mjekët specializantë nuk paguhen, diferencime te Forcat Ushtarake/ Komisioneri: Diskriminim, të merren masa

08:22 - 25/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjekët specializantë civilë, të cilët e fitojnë të drejtën e studimit përmes kuotave të Ministrisë së Mbrojtjes nuk marrin asnjë lloj pagese për shërbimin që japin, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Pavarësisht përcaktimit me vendim qeverie, ky dikaster ka hartuar kontrata individuale, duke i përjashtuar nga e drejta për t’u paguar me 80% të pagës së mjekut të fushës në të cilën kryhet specializimi”.

Gjithçka është konstatuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pas një ankese të depozituar nga një prej mjekëve specializantëve, që e konsideronte jonormale, faktin që një person, i cili ka përfunduar studimet e larta për mjekësi dhe shërben pranë një strukture spitalore, të mos paguhet. Ndërkaq, pas hetimit të kryer nga Komisioneri, rezultoi se specializantët, që nuk vijnë nga radhët e Forcave të Armatosura, trajtohen në mënyrë të diferencuar dhe më pak të favorshme, në raport me studentët specializantë, të cilët po ashtu mbulohen me kuota nga MM, por vijnë nga radhët e FA, përfshi këtu personelin ushtarak dhe personelin civil, të cilët përfitojnë trajtim financiar gjatë ndjekjes së specializimit.

Gjithashtu, rezultoi se ndjekja e programit të studimit të specializimit afatgjatë në fushën e mjekësisë kryhet me kohë të plotë dhe me shkëputje nga puna dhe në këtë kontekst, është urdhëruar shkëputja nga puna e  personelin ushtarak dhe civil nga radhët e FA, por gjithsesi për këtë kategori përfitimet financiare nuk janë penguar. Nisur nga kjo situatë, Komisoneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kërkuar rivendosjen në vend të së drejtën së cenuar, duke siguruar trajtim financiar për ankuesen, si dhe korrigjimin e modelit të kontratës të miratuar në korrik të vitit 2020, me qëllim eleminimin e diferencës në trajtimin financiar edhe të specializantëve të tjerë.

Etiketa: diskriminimhetimeKomisioniKryesore1mjekepaga

Lajme të lidhura

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit
Aktualitet

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital
Aktualitet

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Para
Shqiptarët kapen me laborator “bari” brenda anijes në Spanjë

Shqiptarët kapen me laborator “bari” brenda anijes në Spanjë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

Tashmë prej 1 jave, tentativat e bizneseve për të kryer procedurat e nevojshme nëpërmjet platformës e-Albania, gjatë ditës janë aq...

Lexo më shumë
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com