GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mjeku Erion Dasho, i vetmi kandidat nga diaspora që kualifikohet në primaret e PD-së

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Radioterapi, derë ambulance, kanabis ‘antibiotik’ dhe skllavërim studentësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kuadrin e primareve të Partisë Demokratike, një risi e rëndësishme ka qenë përfshirja e Dr. Erion Dashos në garën e Qarkut të Beratit. Mjeku dhe eksperti i njohur i shëndetësisë, i spikatur për angazhimin e tij publik dhe qëndrimet e forta opozitare, është rikthyer nga Gjermania për të dhënë kontributin e tij në zhvillimet politike në vendlindje.

Edhe pse i larguar prej vitesh për shkak të angazhimeve profesionale në Gjermani, Dr. Dasho nuk është shkëputur kurrë nga Shqipëria dhe veçanërisht nga Berati. Në garën e primareve të Partisë Demokratike, ai siguroi një rezultat dinjitoz, duke u renditur në vendin e tretë mes dhjetë kandidatëve, një tregues i qartë i mbështetjes që ka mes demokratëve dhe opozitarëve të Beratit. Nga informacionet e Bold News, Dr. Erion Dasho është deri tani e vetmja kandidaturë nga diaspora që kalon pragun e primareve të opozitës.

Ajo çka i bëri më të veçanta primaret në Berat, është se përfshirja e Dr. Dashos në garën e brendshme të demokratëve u prit me entuziazëm, jo vetëm nga strukturat e PD-së, por edhe nga qytetarët beratas të cilët shohin tek ai një figurë me integritet intelektual dhe profesional, një ekspert të shquar të shëndetësisë, një zë kritik të qeverisë dhe një nga opozitarët më të vendosur kundër regjimit të Rilindjes. Me analizat e tij të mprehta dhe argumentet e bazuara në fakte, Dr. Dasho është bërë një figurë e njohur në debatet publike, duke ekspozuar dështimet e qeverisë, sidomos në sektorin e shëndetësisë.

Në fushatën brenda demokratëve, Dasho ju rikthye shpesh temave të tij të njohura si shkatërrimi i sektorit shëndetësor dhe megaskandali i koncesioneve të shëndetësisë, për të kaluar tek korrupsioni qeveritar, bashkëqeverisja e rilindjes në aleancë me krimin dhe narkotrafikun, etj. Dasho u ndal në veçanti tek degradimi ekonomik, braktisja masive e Beratit nga të rinjtë dhe shkatërrimi i çdo mundësie për zhvillim.

Është pikërisht ky kontekst i errët, që e bën përfshirjen në politikë të figurave si Dr. Dasho shenjë shprese për një ndryshim të vërtetë. Me kandidatë të tillë, Partia Demokratike rikthen besimin e qytetarëve dhe synon të ndryshojë rezultatin elektoral në Berat drejt një fitoreje të opozitës në zgjedhjet e 11 majit.

Alternativa që ofron PD me personalitete me integritet, ekspertizë dhe vizion është e vetmja mundësi për të shpëtuar Beratin nga bataku i keqqeverisjes dhe për ta kthyer atë në një qytet dinjitoz, me ekonomi të fortë, dhe në një mundësi për të gjithë qytetarët beratas në Shqipëri dhe diasporë.

Etiketa: Erion Dashoprimare

Lajme të lidhura

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër
Aktualitet

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër
Aktualitet

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26
Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë drejt ambasadës së Malit të Zi

20:45 - 11/09/26
Para
Çfarë i ndodh trupit kur ju agjëroni nga Dr. Matina Çobo

Çfarë i ndodh trupit kur ju agjëroni nga Dr. Matina Çobo

Discussion about this post

TË FUNDIT

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona
Sport

E papritur/ Amir Rrahmani njofton largimin nga Kosova: Nuk do të jem më pjesë për sa kohë drejtohet nga këta persona

22:34 - 11/09/26

Amir Rrahmani ka marrë një vendim të bujshëm duke njoftuar pensionimin e tij nga Kombëtarja e Kosovës. Kapiteni i “Dardanëve”...

Lexo më shumë
Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

Poshtë dritares i kërkojnë dorëheqjen, Rama flet për “pasardhësin”: Gara nuk është hapur

22:26 - 11/09/26
Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

Rama për Ballukun: Nuk e mbroj, SPAK hyri në territorin tim si kryeministër

22:14 - 11/09/26
“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

“Arrestoni Ramën, ju erdhi fundi”/ Mbyllet protesta e 104-të kundër qeverisë, të shtunën diaspora në shesh

22:10 - 11/09/26
Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

Situata e zjarreve në vend/ 5 vatra aktive, në Dibër, Fier e Shkodër

21:26 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com