GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjeku Ermal Pashaj: Mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në protestën e 127-të kundër qeverisë, mjeku Ermal Pashaj ngriti shqetësime për reformën administrative territoriale që pritet të votohet në Kuvend në ditët në vijim.

Pashaj tha se prej 127 ditësh qytetarët protestojnë për të kërkuar përfaqësim më të denjë dhe kundërshtoi atë që e cilësoi si centralizim të vazhdueshëm, duke pretenduar se kjo ka vështirësuar aksesin e banorëve në burime dhe shërbime.

Ai bëri të ditur se qytetarët kanë hartuar një peticion drejtuar qeverisë dhe të gjitha grupeve parlamentare, ku kërkojnë mekanizma që, sipas tij, të garantojnë më shumë akses dhe mundësi për banorët e zonave jashtë qendrave të mëdha.

“U bënë 127 ditë që protestojmë për të kërkuar të drejtën tonë për të qenë të përfaqësuar denjësisht. Shumë herë kemi parë që veprimet e qeverisë kanë qenë arbitrare ndaj interesave të popullatës dhe këto interesa kanë prekur jetën në çdo qelizë.

Në ditët në vazhdim do të votohet në parlament reforma administrative territoriale. Shpesh qytetarët janë detyruar të shkojnë drejt centralizimit drejt qendrave të mëdha duke krijuar pamundësi në aksese në burime të resurseve për të patur jetesë më dinjitoze.

Të gjitha këto nuk kanë përfaqësuar interesin kombëtar, por ky interes po përdhoset dhe nuk parashikon se cilat do të jenë mekanizmat që individët të duhet të shfrytëzojnë për të përdorur tokën e tyre.

Kemi bërë një peticion për t’i kërkuar qeverisë dhe gjithë deputetëve të Parlamentit shqiptar të shpallin një mekanizëm ku të tregojnë se qasja dhe politik-bërja nuk është toltalisht kundër qytetarëve. Kjo reformë do t’i drejtohet të gjitha Grupeve Parlamentare, vendimet që do duhet të marrin dhe kartonat që duhet të ngrenë. Mos çoni ujë në ato toka që pjellin vetëm vota për qeverinë. Por çoni ujë në ato toka për të prodhuar njerëzit dhe për t’i dhënë frymë Shqipërisë. Respektoni dhe mos i katandisni njerëzit të ikin nga Shqipëria. Një letër dhe email do t’i shkojë të gjitha Grupeve Parlamentare”, tha mjeku Ermal Pashaj, në protestën kundër Ramës.

Etiketa: Dita 127Mjeku Ermal Pashajprotesta

Lajme të lidhura

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj
Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve
Breaking Views

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë
Breaking Views

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Para
“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj
Aktualitet

Zbardhet dinamika e atentatit në Sarandë, si u ekzekutua Artan Myrtaj

21:20 - 13/11/26

Ekzekutimi mafioz 100 metra larg komisariatit, si u ndoq dhe u qëllua për vdekje Artan Murtaj në Sarandë. Emisioni investigativ...

Lexo më shumë
Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

Bashkimi i opozitës/ Propozimi i Berishës: Të dalim me një kandidat të përbashkët në shumicën e qarqeve

20:45 - 13/11/26
Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

Nuk ndalen protestat kundër Ramës, qytetarët dhe studentët mblidhen para Kryeministrisë

20:20 - 13/11/26
Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

Makina me tre motrat emigrante del nga rruga, transportohen në spital një grua dhe foshnja

19:45 - 13/11/26
Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com