GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Mjeku Mezini paralajmëron: Jemi në mangësi mjekësh dhe infermierësh

10:32 - 10/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku Mezini paralajmëron: Jemi në mangësi mjekësh dhe infermierësh
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në muajin shkurt, kur ishte edhe kulmi i pandemisë në vendin tonë në spitalin Sanatorium trajtoheshin rreth 250 pacientë të prekur me COVID, ndërsa sot numri i tyre ka shkuar në 2 ose 3.

Mjeku Arjan Mezini deklaroi në një intervistë në Abcnews se deri në fund të javës ky spital pritet të zbrazet tërësisht nga pacientët e prekur me COVID, për t’i lënë vendin atyre me sëmundje pulmonare dhe kronike si dhe pacientëve që e kanë kaluar sëmundjen e COVID dhe kanë mbetur me pasoja në shëndet.

Mezini deklaroi se Shqipëria sot është në një situatë optimale sa i përket pandemisë kjo për shkak të uljes së shifrave, imunizimit, fushatës së vaksinimit dhe stinës ku ndodhemi.

“Kanë ngelur dy tre pacientë që besoj që deri nga fundjava do të dalin dhe Sanatoriumi po bëhet gati të presë pacientët e mëparshëm me sëmundje pulmonare dhe të tjerë që kanë pasoja pasi janë shëruar nga COVID.

Shqipëria është në një situatë optimale sa i përket infeksioneve me COVID. Pavarësisht shifrave, virusi qarkullon sërish mes nesh.  Dy janë faktorë kryesorë: Imunizimi natyral dhe fushata e vaksinimit. E treta: Jemi në periudhë stinore ku infeksionet virale nuk janë të favorizuar.

Duhet të jemi vigjilent. Le të presim sezonin e vjeshtë dimrit që mund të ketë një rritje të lehtë të numrave.  Situata është më ndryshe se vjet. Kur filloi pandemia deri në maj kemi pasur një karantinë të fuqishme. Vera nuk mund të krahasohet me muajt e dimrit kur në spitale ku nuk kishte edhe vende. Vigjilenca duhet ruajtur” u shpreh Mezini.

Mjeku theksoi se nuk duhet të trembemi përballë mutacioneve duke shtuar se pavarësisht transmetueshmërisë më të lartë, ata nuk janë ma agresive. Ai tha se ka pasur raste kur imuniteti te personat e vaksinuar apo tek ata që e kanë kaluar COVID ka zgjatur deri në 1 vit.

“Nuk duhet të frikësohemi por duhet të jemi të kujdesshëm. Deri tani është raportuar se varianti indian është 40% më transmetues por nuk është raportuar që të jetë më agresiv. Deri tani po shihet që imuniteti ka shkuar deri në 1 vit si në rastin e imunitetit natyral edhe tek të vaksinuarit.

Çdo vaksinë ndihmon. Rastet që kanë qenë të vaksinuar dhe janë prekur në botë e kanë kaluar lehtë dhe pa komplikacione. Një nga klinikat tona ka përballuar fluks të fortë të pacientëve me sëmundje kronike dhe për fat ia kanë dalë.

Shumë pacientë kronikë unë i kam konsultuar përmes telefonit pasi ishin të stepur për t’iu drejtuar spitalit. Jemi në procesin e dezinfektimit të spitalit. Aparatet kanë një procedurë dezinfektimi. Në fundjavë mund të përfundojë ky proces. COVID ka pasoja të ndryshme. Pasojat në mushkëri zgjasin 3-6 muaj”, u shpreh ai.

Ai veçoi një nga momentet e vështira në punë gjatë pandemisë, kur ndërroi jetë piktori Mustafa Arapi i cili pavarësisht se ndodhej në intubim në dukje, parametrat e tij jetësorë dukeshin në përmirësim e sipër.

“Jemi në mangësi mjekësh dhe infermierësh. Duhet të gjejmë një rrugë që ata të shohin vendin e tyre të punës si atraktiv.  Kam trajtuar piktorin Mustafa Arapi. Erdhi në gjendje shumë të rëndë. U lajmëruar në mëngjes që brenda 10 minutash kishte ndërruar jetë. Ai po shkon në rikuperim dhe papritur ndodhin komplikacione të tilla që të demoralizojnë. Kemi pasur pacientë shumë të rëndë që mendonim se nuk ia dilnin dot.

Mesatarja e orëve të punës ka qenë e ndryshme në periudha të ndryshme. Nisja ka qenë një periudhë shumë e vështirë në stinën e verës. Periudha e dytë ka qenë nëntori dhe shkurti kur ti mund të rrije në punë deri në 10 të darkës”, deklaroi Mezini.

Etiketa: COVIDMjekuRastesanatatoriumShqiperi

Lajme të lidhura

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj
Aktualitet

Shqiptarët largohen, Rama do ngrejë 20 qendra me kosto marramendëse për emigrantët e huaj

08:32 - 05/12/25
Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA
Breaking Views

Skema e Ballukut dhe Berberit për “qethjen” e tenderave energjisë, përfituese “Net Group”, miliona euro edhe kompanisë së sanksionuar nga SHBA

22:25 - 04/12/25
Para
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova shtesë në Shkodër

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PD-së për prova shtesë në Shkodër

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com