GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Mjeku Schmied: Vendimi i takon lojtarit, por nuk…

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Mjeku Schmied: Vendimi i takon lojtarit, por nuk…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga vdekja tragjike e sulmuesit 28-vjeçar të Egnatias, Raphael Dwamena, por tronditja në opinionin sportive vijon të mbetet ende e fortë dhe po ashtu edhe debate nëse duhej lejuar të luante futboll apo jo, duke qenë se bëhej fjalë për një futbollist me probleme zemre të identifikuara më herët.

Mjeku kardiolog, Christian Schmeid, i cili ishte ndër të parët që ndoqën Dwamenën pas evidentimit të problemeve në zemër, dha një intervistë ekskluzive për ‘Elite Show’ në SuperSport, ku u përpoq të hedhë më shumë dritë.

Ndonëse pranoi se vendimi për të mbajtur apo jo defibrilatorin i përket vetë futbollistit, mjeku zviceran kritikoi lejimin e Dwamenës të zbresë në fushë pa pajisjen që me shumë gjasë do të mund t’i kishte shpëtuar jetën.

Ju e keni ndjekur problemin e Dwamenës me zemrën që në fillim. Si jeni njohur me kartelën e tij?
Jam përfshirë me çështjen e Raphas, mendoj se ka qenë viti 2017 apo 2018 kur ai u refuzua nga klubi i Premier League, për shkak të problemeve shëndetësore. U përfshiva në këtë çështje si një ekspert për të zbuluar arsyen se përse ai mund të luante më parë dhe jo në Angli. Kjo ishte hera e parë që u përfshiva. Kontrolluam diagnozat së bashku me klubin që ai luante në atë kohë, me miratimin e tij sigurisht.

Pas të gjithë shpjegimeve, ne vendosëm që të vazhdojmë. Edhe në atë kohë, ai vuante nga ky problem kardiak që ishte i rëndë dhe i dukshëm. Kjo ishte arsyeja përse klubi i Premier League nuk e pranoi.  Pas ekzaminimeve, ne e mbajtëm nën kontroll më serioz për të parë se çfarë do të ndodhte në të ardhmen me klubin e tij. Klubi i tij donte që ai të luante sërish dhe sigurisht kjo ishte gjëja më e rëndësishme për Raphan, që nuk kishte ndërmend të hiqte dorë.

Në atë kohë, gjatë ndeshjeve dhe kompeticioneve ku merrte pjesë Dwamena çdo gjë po shkonte mirë. Situata ishte e qetë. Humba kontaktet disi pasi ai u transferua në Spanjë, por një vit më vonë mora një telefonatë nga një koleg spanjoll që vuri re nëpërmjet aparaturave një aritmi serioze të Dwamenës dhe aty ishte momenti ku vendosëm të implantonim defibrilatorin.

Probleme të tilla ndodhin vetëm në sport?
Nuk ndodh vetëm në sport. Por e dimë që problemet serioze të zemrës mund të intensifikohen më shumë nëpërmjet aktivizimit në sport. Sidomos kur bëhet fjalë për sporte me rendiment.  Rreziku që një incident i tillë të ndodhë është më i madh në sportet intensive, por kjo nuk do të thotë që nuk ka rrezik në jetën private.

Është folur shumë për defibrilatorin, që Dwamena e kishte hequr. Shumë thonë se me në në trup, sulmuesi do të ishte ende mes nesh?
Nuk mund të them nëse ata kishin të drejtë apo kishin gabim. Kemi shembullin perfekt të Christian Eriksen dhe Daley Blind që me një defibrilator luajnë në nivelet më të larta. Deri tani, nuk ka pasur ndonjë problem me ta. Sigurisht, defibrilatori është shumë i rëndësishëm. Vendimi i Raphas për të luajtur pa defibrilator ishte fatal. Ekziston një mundësi për t’i lënë lojtarët të luajnë. Jo çdo lojtar është i barabartë, kështu që çdo individ ka specifika të ndryshme. Por teorikisht, me defibrilator lojtari do të ishte i sigurt. Jo në masën 100%, por defibrilatori ka një masë të konsiderueshme sigurie. Vendimi për të luajtur pa defibrilator ishte i rrezikshëm dhe i paarsyeshëm.

Pra, në fund triumfon vetë vullneti i lojtarit…
Sigurisht, ju e thatë mirë. Është zgjedhja e lojtarit, por si doktorë ne japim rekomandime. Të lejosh një futbollist të luajë pa defibrilator nuk është një vendim i lehtë. Por me defibrilator, ai së paku do të ishte i mbrojtur nga pajisja. Aktivizimi pa defibrilator ishte një vendim i rrezikshëm, duke marrë parasysh edhe ngjarjet e mëparshme që i kanë ndodhur, kujtojmë Dwamenës i pati rënë të fikët disa herë kur kishte të implantuar defibrilatorin. Ishte shumë e rrezikshme. Nuk kam njohuri se çfarë dinin doktorët e tjerë për historinë e tij personale, por nëse do të isha i vetëdijshëm rreth kësaj situate nuk do ta lejoja të luante. Por në fund, ishte vendimi i tij dhe nuk mund t’i imponosh askujt të bëjë asgjë. Çdokush është i lirë dhe mund të vendosë për veten e tij, por doktorët kanë forcën për të rekomanduar dhe për të këshilluar më të mirën.

Lajme të lidhura

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin
Sport

Anglia kërkon kualifikimin ndaj Ganës, Harry Kane synon rekordin

12:13 - 23/06/26
Raporti i UEFA-s dhe Nielsen, mbështetja për Kombëtaren shqiptare arrin në nivele rekord
Sport

Raporti i UEFA-s dhe Nielsen: Përmirësohet imazhi i FSHF-së, shqiptarët e lidhin progresin e futbollit me punën e Federatës

11:59 - 23/06/26
Festa e norvegjezëve po i mahnit të gjithë, ‘Varka vikinge’ bëhet simboli i Botërorit
Sport

Festa e norvegjezëve po i mahnit të gjithë, ‘Varka vikinge’ bëhet simboli i Botërorit

10:47 - 23/06/26
Para
Grupi parlamentar i PS kallëzim penal për deputetin Bledjon Nallbati

“Rama-Veliaj, sponsor për përçarjen e PD”, Bardhi: Ja posti që humbi Basha nga gjykata...

Discussion about this post

TË FUNDIT

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa
Aktualitet

I kërkuar nga SPAK si pjesë e një grupi kriminal, kapet në Dubai Jetmir Pepa

17:53 - 23/06/26

 I shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK, Jetmir Pepa është arrestuar në...

Lexo më shumë
Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

Deputetja e Shkodrës nxjerr mesazhet me Ramën dhe i kërkon dorëheqjen: S’kam frikë…

17:34 - 23/06/26
Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

Protesta e “flamingove”/ Organizata e Veteranëve të UÇK: Mos i përdorni simbolet tona për qëllime politike

17:19 - 23/06/26
Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

Kërkohej për atentatin ndaj Gilmando Danit, Ylli Zalla u shpëton forcave RENEA, arrestohet një tjetër person

16:58 - 23/06/26
“Kërkesa të tepërta dhe pritje jo realiste”, Irani refuzon raundin e dytë të bisedimeve me SHBA-në

Negociatat SHBA-Iran në Zvicër, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

15:30 - 23/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibommarsbahis girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabetUltrabetcasibom girişrobinbetjojobet girişjojobetgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetgrandpashabet giriş