GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Mjerim, frikë dhe tallava në ‘kryeqytetin evropian të rinisë’!

12:50 - 18/04/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Mjerim, frikë dhe tallava në ‘kryeqytetin evropian të rinisë’!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Gent Strazimiri

(Një paradite me Belindin)

Tezgat e rrobave të përdorura janë i vetmi seksion i tregut që gëlon nga gjallëria.

Tregtarë që bërtasin duke reklamuar mallin, klientë që rrëmojnë nëpër pirgje plaçkash të zhubrosura e dala boje, a këpucësh të shtrembëruara nga përdorimi.

Më kujton 1991, tregun e “Gabit” që gjallonte në çdo cep të qendrës së Tiranës, kudo ku kishte një shesh mes pallateve!

Është një Tiranë që nuk e dija se ekzistonte më, të paktën jo në këto përmasa, ndaj afrohem me telefonin në dorë për ta fiksuar si pamje…

Dëgjoj një frazë të prerë “ej, mos filmo” por, një çast para saj isha stepur deri në pendesë prej ndjesisë se jam në vendin dhe momentin e gabuar…

Ndodhem mes një rrëmuje njerëzish, kryesisht gra dhe vajza, që rrëmojnë në një pirg veshjesh intime të përdorura… të zverdhura, harta harta…

Fus me shpejtësi telefonin në xhep në shenjë bindjeje instiktive, si çdo njeri i zënë në faj dhe i penduar!

Kërkoj një fjalë a një gjest për t’u shfajësuar, e për t’u shpjeguar që nuk kisha si qëllim t’i fyeja në dinjitet…

Por jo, nuk ndjeheshin të turpëruar… thjeshtë kishin frikë nga kamera, aparati…

Kishin parë që isha me Belindin…(?!)

Nuk arrita të kuptoj se ç’mund t’i bëjë më shumë se aq një pushtet, një individi të shtrënguar, të reduktuar të jetojë në ato kushte… A ka më kuptim t’i kesh frikë?!

Ngjitur, një barakë zdralesh nga del tym, aromë mishi të keq dhe tinguj tallavaje përzier me zëra të dehurish…

Duket se nuk bien dakord dhe grinden për Ukrainën…

“Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.

Në pijetore të qelbta,

Pranë tryezës plot zdrale të neveritshme,

Shpirti me etje derdh gotën në fyt,

Për me harrue nandhetenand’ halle.”

Është Tirana migjeniane, më pak se 2 km larg Bashkisë “evropiane”…

Etiketa: Gent StrazimiriOpinion

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Para
Grushti ndaj Berishës, Topalli: Rrezikojmë luftën civile

Topalli ngre alarmin: Do zhdukemi si shqiptarë nëse...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26

Autoritetet në Kosovë arrestuan më 10 shkurt 2026 tre shtetas të huaj dhe një shtetas shqiptar, në lidhje me dyshime...

Lexo më shumë
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26
Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

Flakët përfshijnë kodrën e Somotinës në Pogradec, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe banorët

19:48 - 17/03/26
‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

‘Të dërguarit e Ramës më ofruan 3 poste’, Lapaj: Sfidoj kryeministrin ta mohojë

19:30 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com