GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Shuhet mjeshtri i cirkut Tahir Baçova

12:56 - 02/09/24
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
Shuhet mjeshtri i cirkut Tahir Baçova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krijuesi i profilit të kafshëve në historinë e cirkut shqiptar, Tahir Baçova ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Varrimi i mjeshtrit të cirkut bëhet ditën e nesërme (3 Shtator 2024) në orën 11:00.

Artisti e filloi karierën artistike që në moshën 17 vjeçare deri 65 vjeç, edhe pse doli në pension ai kurrë nuk u nda nga pasioni i tij, nga bota e zbutjes së kafshëve e për ta kthyer atë në art, për të argëtuar të madh e të vogël jo vetëm në Tiranë, por në të gjithë Shqipërinë. Fillimisht u aktivizua pranë cirkut amator e më pas si Profesionist në cirkun e Tiranës (sot Cirku Kombëtar).

Numri i parë me kafshë (me një qen) u shënua në vitin 1960 në premierën “Variete-Cirk-Variete” nga artisti. Akrobati Baçova mbetet bazamenti dhe promotori i profilit të kafshëve në cirkun shqiptar, bashkë me bashkëshorten e tij Sanie Baçova, e para dhe e vetmja artiste grua në profilin e zbutësit të kafshëve në cirkun shqiptar. Me punën e tij të palodhur e me pasion e bëri të pamundurën të mundur, i ktheu kafshët në artistë, në ndërveprim me akrobatët e cirkut, por dhe me publikun.

Numrat “Ecje me biçikletë”, “Kapërdime me rreth”, “Vertikale mbi shishe”, “Ekuilibër mbi glob”, “Ariu basketbollist”, “Ariu fotograf”, “Ariu vertikalist dhe ekuilibrist”, “Arinjtë në lisharse”, “Pëllumbat”, “Brezi i kalitjes”, “Klasa e qenve”, “Futbolli i qenve, “Loja me kutia”, “Pastrimi”, “Kërcimi me litar”, “Bindja e Rozës”, “Gjetja e numrave” etj, do të mbahen mend gjatë nga publiku artdashës i cirkut kombëtar.

“Artisti i Merituar”, Tahir Baçova prej më shumë se 40 vite ia kushtoi jetën dhe pasionin e tij punës me kafshë, i palodhur dhe këmbëngulës me dëshirën për të dhuruar art.

Etiketa: cirkTahir Baçova

Lajme të lidhura

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Para
Balliu: Erion Veliaj, njeriu që vjedh çdo ditë qytetarët ankohet për gomat e djegura

Balliu: E zhyti Tiranën në llum dhe plehra, kur do të arrestohet Veliaj?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com