GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

“Mjeshtri” i PPP-ve që “ushqen” miletin me ….pagat!

20:07 - 25/12/21
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
“Mjeshtri” i PPP-ve që “ushqen” miletin me ….pagat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Frika e një zgjerimi me përmasa shumë më të mëdha se sa ka progresuar deri tani, e skandalit incenerator ka detyruar sërish kreun e Qeverisë së grave që të hedhë “ushqim fake” diku gjetkë, për të spostuar totalisht vëmendjen. Dhe përsëri, një diçka e tillë dha efekt. Madje, shumë herë më të madh se sa rastet e mëparshme. Një mendje cinike, një lëvizje diabolike kjo e të besuarve të Ed Ramës, kthyen sërish vëmendjen diku tjetër, duke lënë çështjen e inceneratorëve si një histori ku vjedhja ka ulëritur, por ku impakti publik i të vjedhurve mbeti në nivele mediokre.

Dhe mjeshtri hyri sërish “në lojë”: Hedh për ushqim dhe dëfrehet me këtë milet, me këtë kope pa opozitë, ose me opozitë të toksikuar nga patriarku i PD ndër vite. Shifra, paga, emra, lista, nivele pagash, emra VIP dhe misioni u përmbush. Krahas kësaj, edhe nisma e vetë Ramës për bashkëbisedimin fiktiv me kombin, përsëri iu bashkëngjit një strategjie afatshkurtër me shumë efekt, të menjëhershëm.

Populli u mpi me pagat që merr një gamë e madhe, por harroi që u vodh në mënyrë kafshërore nga plehrat e plehrave, për plehrat dhe rehabilitimin e tyre. Që në fakt, një rehabilitim të tillë duhet ta bëjë… SPAK. E nëse deri para pak ditësh prangat po trokisnin edhe në zyrën fare afër Ramës, atë të Bardh Agaçit, menjëherë Rama ndërron skemë dhe hidhet në ofensivë në 4-3-3: Vëmendja kalon te sistemi i pagave që është bërë publik, dhe që menjëherë zeroi memorien e skandalit të madh të inceneratorëve, ku gropa në buxhetin e shqiptarëve ishte e frikshme dhe ku shqiptarët janë vjedhur në mënyrë njëqindfish të frikshme.

Një histori e tillë që s’ka prokuror botëror ta amortizojë do të shtrinte valën e madhe të arrestimeve në seancën e dytë, por menjëherë “ampula” Rama dërgon vëmendjen dhe jehonën te gjëra kejtësisht prive’, dhe shqiptarët tashmë kanë kaq ditë që merren me llogje: Sa merr Çiljeta, po Zajmina, po Batoni, po Ols Rama… etj etj etj… Efekti ishte i llahtarshëm dhe inceneratorët tashmë në një mënyrë apo tjetër u harruan. Sepse në kahun tjetër edhe vetë oligarku me njollë të fortë amerikane, Saliu i ultimatumeve ka thyer në mes opozitën, ku Basha duket nuk ka forcën reale të vazhdojë të godasë një aferë, ku vjedhja nuk përbën lajm më.

E megjithatë, presioni mbi drejtësinë duhet të jetë konstant dhe në nivele realisht të larta: Database i pagave është thjeshtë dhe vetëm një mekanizëm për të çuar vëmendjen e madhe diku tjetër. Shtuar edhe atmosferën e festave, shtuar edhe tollovinë opozitare, atëherë grabitja e madhe publike nuk quhet më e tillë, por thjesht një “lapsus” teknik me miliona e miliona euro të marra nga shqiptarët e të çuara tek disa individë me porosi për t’i çuar tek disa individë me porosi për t’i çuar në stacionin e fundit: Në Surrel!

Etiketa: kryesore2miletiMjeshtripagatPPPushqen

Lajme të lidhura

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm
Breaking Views

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Para
Makina përplas këmbësorin në Shkodër, 61-vjeçari në gjendje të rëndë (Emrat)

"Ford-i" përplaset me "Benz-in" në Bulqizë, plagoset pasagjerja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com