GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Mocioni me debat për 11 majin, Berisha: Proces farsë tipike e narkodiktaturave

21:22 - 11/12/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Mocioni me debat për 11 majin, Berisha: Proces farsë tipike e narkodiktaturave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Sali Berisha në mocionin me debat për 11 majin, deklaroi se zgjedhjet ishin një proces farsë. Sipas tij, mazhoranca përdori të gjitha burimet njerëzore dhe financiare të shtetit për të blerë votat dhe për të kontrolluar vullnetin e shqiptarëve.

Berisha tha se në këtë proces, pasardhësi i “xhelatit të diktaturës” duke iu referuar Edi Ramës se arrestoi në vit elektoral liderët e partive opozitare.

Ai tha se bandat e rretheve sollën 28 deputetë në parlament dhe se zyrtarë të lartë tentuan të ndryshonin raportet zyrtare të zgjedhjeve.

‘Partia në pushtet e mbërthyer nga interesa kriminale i rezervoi procesin më themelor votës së shqiptare. Ishin një proces fund dhe krye farsë tipike e narkodiktaturave. Ishte një proces që me paratë e taksa paguesve shqiptar narkoregjimi organizoi 4553 aktivite nga të cilat ditën e zgjedhjeve Giro d’Italia. Ishte një proces që pasardhësi direkt i xhelatit të diktaturës Edi Rama arrestoi në një vit elektoral liderët e partive kryesore opozitare ishte një proces në të cilin shtetit elektoral përdori të gjithë burimet e tij njerëzore dhe financiare dhe vendimmarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve dhe të kontrollojë vullnetin e tyre.

Ishte një proces që duke shkelmuar parimet për zgjedhje të drejta, u falën dy ditë para zgjedhjeve dy miliardë euro gjoba dhe kamata. U dhuruan lekë për të marrë votën për 7600 pensionistë. Ishte një proces që bandat nga rrethet sollën në parlament 28 deputet. Ai që fshihet pas Lubisë, atje do shkojë ai. Ai thirri në zyrë dhe kërcënoi kryevëzhguesin e zgjedhjeve që të ndryshonte raportin. Ishte proces në të cilin ai që fshihet pas Lubisë bëri përpjekje për të ndryshuar raportin. Aty ku ka parti shtet s’ka zgjedhje ka farsë. Me këtë proces shpreh mirënjohje atyre 300 vëzhguesve nga 10-tra vende që firmosën 3 raporte të OSBE-ODHIR të Këshillit të Europës dhe të Parlamentit Europian. Damian e ke vet parasysh, ti lubist s’ke qenë po të tjerat i ke. Fitorja do të ishte e PD, ne do t’ju nxjerrim nga pushteti dhe PD do të rikthejë votën e lirë’, tha ai.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i kërkoi Partisë Demokratike të shpjegojë se vota e diasporës u hodh masivisht në favor të PS-së dhe jo PD-së, ndërkohë që kjo e fundit pretendon se vullneti i votuesve që jetojnë në Shqipëri u devijua me mekanizma të ndryshëm si përdorimi i administratës, falja e gjobave, apo blerja e votës.

“Në Shqipëri sipas jush paskan ndikuar shtetit pushteti, po në Diasporë ç’ju gjeti, si ka mundësi që 2 ndër 3 shqiptarë në diasporë i besuan PS. Nuk dëgjova asnjë fjalë për diasporën nga PD, dua t’ju them shumë faleminderit për votën që i dhatë Edi Ramës dhe PS”,- tha Balla.

Ndërkohë, deputeti socialist dhe ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, tha se qytetarët nuk u trajtuan si votues militantë, por si qytetarë të lirë.

‘Nuk u trajtua askush si votues militant, po si qytetar i lirë i këtij vendi. Ndërsa opozita që nga dita e parë që u njoh merezultatin, vijon të përsërisë të njëjta kauza, pa sjellë asnjë provë, fakte e argumenta. Është më e lehtë të thuash se zgjedhjet ishin të vjedhura se sa të thuash që qytetarët nuk të votuan për mungesë alternative’, tha ai.

gijotina.com/

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)
Breaking Views

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)

23:27 - 22/01/26
Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
Breaking Views

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

23:03 - 22/01/26
Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK
Aktualitet

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26
Para
Pengmarrje dhe gjobëvënie/ Policia e Vlorës liron një person, i kërkonin 70 mijë euro, 4 të arrestuar

Pengmarrje dhe gjobëvënie/ Policia e Vlorës liron një person, i kërkonin 70 mijë euro, 4 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)
Breaking Views

Europa League/ Arbër Hoxha me asist, Roma e Gasperinit fiton (Video)

23:27 - 22/01/26

U luajtën mbrëmjen e sotme, duelet e vlefshme për Ligën e Europës, ku “ligjin” duket se e bën skuadrat vendase....

Lexo më shumë
Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

23:03 - 22/01/26
Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

Dalin emrat e zyrtarëve në grupin e WhatsApp ku shpërndaheshin materialet e hakeruara në SPAK

22:26 - 22/01/26
Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

Pse NATO nuk u përfshi në Porto Romano? Një kompani ruse pas asaj që fitoi tenderin

22:17 - 22/01/26
Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

Aston Villa dhe Lyon nuk gabojnë, kalojnë në 1/8 e finaleve

21:40 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com