GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar

në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Modeli ynë ekonomik pervers dhe mesjetar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Artan Fuga– Shumë njerëz pyesin të habitur si është e mundur që ta zemë çmimi karburantit është ngritur 10 ose 20 përqind ndërkohë që çmimet e disa produkteve rriten edhe 50 përqind ose 100 përqind? Ose habiten edhe me të drejtë: Pse është ngritur çmimi i një produkti ose shërbimi që në fakt nuk ka lidhje me përdorimin e karburanteve?
Pse rrtitjet e çmimeve te ne janë më të larta në madhësi relative me ç’kanë qenë më parë sesa në vend të zhvilluara!
Ka tre arësye. E para, sepse tregtia me jashtë, importet te ne janë monopol dhe ata nuk kanë konkurrencë që ul çmimin. Haje merre vesh përse mos licensohen dhjetra tregtarë karburantesh që të blejnë karburant jashtë vendit dhe ta shesin te ne! Po të duan edhe peshkarexhat e peshkimit të kenë të drejtë që në vend të peshkut të sjellin depozita me karburant!!! Tregti është, pse mos lejohet? Vetëm sepse prish monopolin!
E dyta sepse shteti nuk bën rregullatorin në treg. Në vend të atij bordit që ta shpif, të ndikonte me depozitat e veta të karburantit për të sjellë karburant në treg dhe kështu grosistët do të mbanin çmimet e ulura. Edhe të grurit, misrit, sheqerit, etj.
Jo me dhunë, me kontrolle, me policë, por me mekanizma ekonomikë. Jo me borde që ta shpifin!
E treta vjen nga fatkeqësia jonë e madhe se jemi një ekonomi familjare kryesisht. Pra e prodhuesve ose tregtarëvë të vegjël. Pra, thënë shkurt, prodhuesi i vogël apo tregtari i kioskës çmimin e mallit të vet e ndikon gjihashtu nga shpenzimet e tij materiale të përditshme.
Janë shpenzimet e përditshme për të jetuar që si në mesjetë përcaktojnë fort çmimin e shërbimit në treg, ndonjëherë edhe të mallit!
Pra, nëse cdo produkt fillimisht rritet 5 përqind, pronari i vogël i vetëpunësuar për të jetuar nuk ka nevojë për vetëm atë produkt, por ta zemë për njëzet si ai. Pra, nuk ka nevojë vetëm për mish, por edhe për miell, sheqer, vaj, kripë, etj. Pra duke blerë ta zemë 20 produkte shumëzuar për pesë përqind për çdo produkt shpenzimet i rriten 100 përqind. Pra, kur shet vet, që t’ja dalë mbijetesës, duhet produktet e veta t’i rrisë 100 përqind.
Mirëpo pasi i rrit 100 përqind, bën që edhe të tjerët për t’ja dalë jetës së tyre t’i rrisin po aq, e kështu pa fund inflancioni shkon në dreq!
Kurse në një shoqëri ku prodhimi dhe shërbimi i vetëpunësimit është i kufizuar kjo dinamikë nuk ndodh ose ndodh e reduktuar.
Ja përse ne jemi edhe të varfër edhe rrisim çmimet!
Me këtë ekonomi monopoliste në eksport-import, me këtë shtet që nuk luan rregullatorin në treg sepse prek interesa oligarkësh, me këtë ekonomi rrakapjerthi të tipit mesjetar, këtë sigurisht kapele do t’i vemë qeleshesh sonë!
Prandaj sa merremi me llogje, jo pastruesja, jo burri i pastrues, jo berberi, jo pula, jo sorra, mos harrojmë këto probleme të mëdha strukturore që kemi dhe që politikanët të zhytur në një mentalitet absurd nuk marrin mundimin t’i prekin!
Etiketa: Artan Fugaekonomikmodel

Lajme të lidhura

“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano
OP-ED

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

13:22 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, por sa pagoi shteti shqiptar për finalen e UEFA Conference League?
KRYESORE

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, por sa pagoi shteti shqiptar për finalen e UEFA Conference League?

11:36 - 08/07/26
Para
FOTO/ Ky është shefi i Krimeve që iu vu tritol në Shkodër

FOTO/ Ky është shefi i Krimeve që iu vu tritol në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com