GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mohoi lajmin e gripit të pulave, pezullohet nga puna drejtoresha e AKVMB, Tana Kika

21:10 - 20/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Situatë alarmante në Durrës/ 70.000 pula prej 48 orësh të pagroposura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lajmi i ngordhjes së qindra mijëra pulave u bë publik në datë 16 mars kur një informacion i përcjellë nga mediat në vend, ku raportohej për ngordhje masive shpendësh në tre ferma dhe shifra ishte 500 mijë. Lajmi u pasua nga një heshtje disa orëshe e ministrisë së bujqësisë, e cila vetëm në orët e pasdites doli me versionin se pulat kishin laringit dhe mohoi kategorikisht të bëhej fjalë për grip shpendësh siç flitej nëpër korridoret e institucioneve të linjës në Durrës.

Por vetëm një natë më herët në Facebookun e saj, Ministrja e Bujqësisë kishte nxjerrë këtë video mesazh. Ajo shfaqet në Rinas në aeroport me një videoselfie me pronarin e një prej pularive të prekura, Reas. Deklarata fliste për një histori suksesi, sigurisht jo për qindra mijëra pula që ngordhnin. Pak orë më vonë kesaj videoje doli lajmi për 500 mijë pula në tre ferma, shifër që ende sot ministria nuk e konfirmon, por burimet nga Durrësi thonë se rreth 200 mijë janë të paktën në një prej pularive. Ministria heshti edhe për emrat e kompanive.

Në dyert e fermave ndërkohë çdo gjë u bë hermetike. Agjensia kombëtare veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve i tha mediave se nuk mund të filmonim me pretekstin e karantinës për një sëmundje në rrugët e frymëmarrjes së shpendëve. Rrjedhja e informacioneve që nisi nga Durrësi u ndal në mënyrë të beftë. Vetëm një ditë më vonë, në datën 17 mars, Ministria nxori drejtoreshën Tana Kika për t’i qëndruar po versionit të laringitit një sëmundje që prek pulat por jo njeriun.

“Aktualisht janë rreth 200 mijë krerë shpendë të ngordhur në laboratorin e referencës nuk është identifikuar gripi i shpendëve. Është identifikuar një sëmundje virusale që është tërësisht e shpendëve dhe është sëmundje e vaksinueshme bëhet fjalë për laringotrakeitin infektiv i shkaktuar nga herpes virusin” – Tana Kika, Drejtore pranë AKVMB.

Sot kjo zyrtare, Tana Kika ka marrë lajmërimin për pezullim nga detyra për shkak se situata sipas ministrisë i ka dalë nga duart. Lajmi se kishte grip pulash apo në termin shkencor influencë aviare jo vetëm u mohua për 4 ditë por edhe me deklarata që siguronin konsumatorin që nën presionin edhe të rritjes së çmimit në tregje kishte nxituar tashmë të blinte më shumë vezë nga ç’mund të konsumonte në një kohë normale.

Por përgjegjësia sot shkon përtej një zyrtareje. Lajmi u fsheh, shifrat dhe emrat e firmave po ashtu. Njerëzve sot ende nuk u thuhen emrat e firmave të vezëve dhe ata vazhdojnë të blejnë nëpër dyqane vezë dhe pulë nga kompanitë.

Pula që sot po hidhen në rrugë e po digjen në krematorume. Autoritetet shëndetësore nuk janë informuar e për pasojë nuk dihet nëse mbi këto ferma janë vendosur masa karantimi ndaj një virusi që tashmë është shfaqur tek së paku një shpend. Gripi i pulave është vdekjeprurës nëse ai shpërndahet tek njerëzit. Nëse kjo ndodh, ndryshe nga Kina, dikush do të mbajë përgjegjësi jo thjesht morale, ndaj Vuhanit shqiptar.

 

 

Etiketa: AKVMBdrejtoreshagripiLajmipezullohetpulatPunaTana Kikia

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë
Aktualitet

Monika Kryemadhi i kthen shpinën politikës dhe i dedikohet kinemasë

13:41 - 05/12/25
Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin
Aktualitet

Alimadhi-Berishës: Para zgjedhjeve na ftoni, më pas na mbyllni telefonin

13:26 - 05/12/25
Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve
Aktualitet

Ndoka kritikon Berishën: I ke kthyer aleatët në tabelë qitje për humbjen e zgjedhjeve

13:14 - 05/12/25
Para
 E rëndë/ Turisti italian sulmohet për vdekje nga peshkaqeni tigër (Video)

 E rëndë/ Turisti italian sulmohet për vdekje nga peshkaqeni tigër (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka regjistruar sot kërkesën e Prokurorisë për caktimin e...

Lexo më shumë
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com