GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Mollë sherri” për vrasjen e të riut në Maliq, 18-vjeçarja: Martinin nuk e njihja, me Valterin…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e Martin Çeços, bariu rrëfen skenën horror të krimit: Me litar në fyt e tërhiqnin zvarrë në…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

18-vjeçarja Martina P. ka folur sot në News24 për vrasjen e Martin Çeços në Maliq, të riut i cili u vra në mënyrë makabre duke u mbytur me litar dhe më pas autorët e hodhën në rezervuar.

Sipas policisë, motivi i krimit ishte lidhja me vajzën, e cila kishte një lidhje paralele dhe me njërin prej autorëve të krimit. Policia arrestoi për vrasjen Valter Mollaj, Idlir Mollaj dhe Bledi Angjo.

Në deklaratën e saj, e reja mohoi të kishte pasur lidhje me 26-vjeçarin Martin Çeço dhe madje deklaroi se nuk e njihte fare. Ndërsa për të arrestuarit tha se punonin bashkë dhe emrat e tyre i kishte dhënë pas kërcënimeve nga policia.

“Nuk jam në shkollë. Mbledh lule. Erdhi na mori policia se unë nuk dija gjë fare, më thanë për një sqarim dhe ne shkuam. Nuk e njihja fare Martin Çeçon, nuk kisha biseduar me të. Fare. Më kishte çuar ftesë në facebook dhe unë nuk e pranova se nuk e njihja. Kishte çuar një mesazh, por unë nuk ia ktheva. Nuk e kam parë as në fytyrë, thjesht në telefon. Valter Mollën e njoh, është nga fshati jonë. Është këtu me ne, na ndihmon. Policia më thoshte trego për Martinin, do të çojmë në burg dhe thashë për Valter Mollën. Më thoshin që trego, unë s’dija asgjë. Çfarë të tregoja për Martinin dhe nga frika e pranova akuzën. Valter Molla dhe Idlir Molla nuk ishin aty kur po flisja me policët, erdhën më vonë. Mua nuk më bashkuan fare me ta. Kam vite që i njoh, këtu kanë jetuar, na kanë ndihmuar, i ndihmonim. Ngaqë e kishim babain e sëmurë. Bledi Angjo ishte çobani i Valit. Nuk e di çfarë marrëdhënie kishin se unë kisha një vit që isha zënë me Valin se nuk i vajta një ditë në punë. Martin Çeço nuk kanë pasur lidhje fare me Valter dhe Lefter Mollën. Nuk kishin lidhje ata me Martinin. Nuk kam pasur lidhje me Valterin”, tha 18-vjeçarja.

Etiketa: Kryesore1MaliqVrasje

Lajme të lidhura

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

14:27 - 19/11/26
Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët
Aktualitet

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

14:11 - 19/11/26
Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë
Aktualitet

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

13:55 - 19/11/26
Para
Isli Islami ndan foton me ikonën e ekranit të viteve ’90, ja komenti epik

Isli Islami ndan foton me ikonën e ekranit të viteve ’90, ja komenti epik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari
Aktualitet

Aksident në Vlorë/ “Benzi” përplaset me motorin, plagoset 50-vjeçari

14:27 - 19/11/26

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Zenel Mura”, në Vlorë. Mësohet se një automjet...

Lexo më shumë
Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

Skandali në postën e Durrësit dhe roli i deputetes socialiste, Këlliçi: Rama zgjedh vetëm hajdutët

14:11 - 19/11/26
Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

Thellohet skandali te Posta e Durrësit, gropa financiare arrin në 3.6 miliardë lekë

13:55 - 19/11/26
Nis takimi historik në Kinë! Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në të njëjtën tryezë

Mbyllet pas 90 minutash takimi historik në Kinë, Trump, Xi dhe Putin dalin me deklaratë të përbashkët

13:44 - 19/11/26
Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

Tabaku kundër aktit të qeverisë për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës

13:22 - 19/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com