GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Molotovët në protestë/ Njeriu që shembi Teatrin akuzon opozitën se dogji një monument kulture (Bashkinë)

19:59 - 27/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Molotovët në protestë/ Njeriu që shembi Teatrin akuzon opozitën se dogji një monument kulture (Bashkinë)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gati katër vite pas shembjes së Teatrit Kombëtar, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u shfaq këtë të shtunë si ithtar i trashëgimisë kulturore.

Gjatë një interviste televizive, Veliaj dënoi hedhjet e molotovëve në protestat që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke u shprehur se godina e bashkisë është monument kulture.

“Godina e bashkisë është monument kulture. Ndaj, të thuash se po e bëjmë këtë për teatrin dhe po djegim një monument kulture, që është realisht monument kulture, se ai (ish godina e teatrit) nuk ishte me ligj, është diskreditimi më i madh. Pastaj, ta mbyllësh protestën duke thënë lironi Saliun, aty vërtet katandiset kokoshi një thelë, se kuptohet që interesi është tërësisht banal dhe jo parimor”, tha Veliaj, duke sulmuar sërish këtë të shtunë protestat që kërkojnë dorëheqjen e tij si kryebashkiaku i Tiranës dhe arrestimin për dosjen “5D” e aferën e inceneratorit të Tiranës.

Teksa sot Erion Veliaj shfaqet i shqetësuar për trashëgiminë kulturore, katër vite më parë, luajti një rol kyç në shembjen e Teatrit Kombëtar – që Organizata Europiane për Trashëgiminë Kulturore (Europa Nostra) e cilësoi “një objekt trashëgimie me rëndësi kulturore dhe arkitekturore të madhe për Europën”.

Shembja e Teatrit

Pushteti zgjodhi errësirën e një fundjave Maji për të rrëzuar me rruspa ndërtesën e Teatrit Kombëtar. Rezistenca më shumë se dy vjeçare për mbajtjen e teatrit e artistëve dhe aktivistëve, u godit dhunshëm nga dhuna e efektivëve me uniformë ndaj qendrëstarëve të kauzës dhe fadromat e rënda që rrafshuan ndërtesën e Teatrit Kombëtar.

Shembja e godinës u kundërshtua me një qëndresë gati të pashembullt nga grupimi “Alenca për Teatrin”, personalitete të shquara, organizata vendase e të huaja dhe vetë zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian. Megjithatë, përballë ishin njerëzit e pushtetit. Si itharë të shkatërrimit u pozicioniuan egërsisht kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, sipas të cilëve godina nuk kishte asnjë vlerë.

Me procedura të cilësuara antikushtetuese më pas nga Gjykata Kushtetuese, pushteti arriti të rrafshojë Teatrin Kombëtar dhe i çeli dritën jeshile biznesmenit pranë qeverisë Shkëlqim Fusha, për të ndërtuar teatrin e ri brenda një kompleksi në vendin ku qëndronte godina e shembur.

GJK: Shembja e Teatrit me procedura antikushtetuese, heshtje varri nga SPAK

Shembja e Teatrit Kombëtar u krye në bazë të procedurave të vlerësuara antikushtetuese nga autoritetet, megjithatë asnjë masë nuk u mor për ndalimin e punimeve nga firma “Fusha”.

Në korrik të vitit 2021, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi “ligjin Fusha”, i cili i dha biznesmenit Shkëlqim Fusha truallin e Teatrit Kombëtar për ngritjen e një kompleksi kullash.

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi njëkohësisht edhe një Vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në atë ligj, nëpërmjet të cilit kalohej pronësia e truallit të Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës.

Megjithatë, një trupë e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji dhe Ilir Toska, doli më vonë në konkluzionin se Gjykata Kushtetuese nuk ka mjete juridike për të detyruar institucionet, në rastin konkret Këshillin e Ministrave dhe Bashkinë e Tiranës, që të zbatojnë vendimet e saj.

Lidhur me çështjen është bërë kallëzim edhe në Prokurorinë e Posaçme, që vijon të prodhojë heshtje edhe katër vite pas shembjes së Teatrit.

Etiketa: Bashkia TiraneErion VeliajKryesore1teatri

Lajme të lidhura

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK
Aktualitet

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

15:34 - 22/04/26
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve
Aktualitet

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij
Aktualitet

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26
Para
“Komunikimet e Veliajt me drejtorët e arrestuar në duart e SPAK”

Inceneratori i Tiranës dhe dosja "5D", Erion Veliaj në dyert e SPAK

Discussion about this post

TË FUNDIT

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK
Aktualitet

KLSH: Projekte të ngecura me ujësjellësit, miliona lekë dëm ekonomik nga keqmenaxhimi në AKUK

15:34 - 22/04/26

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK), i ka shkaktuar dëme dhe efekte negative buxhetit të shtetit, për shkak të devijimeve...

Lexo më shumë
BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

BE zbut paketën e 20-të të sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e transportit të naftës

15:11 - 22/04/26

Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët

14:45 - 22/04/26
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

14:20 - 22/04/26
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

13:54 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com