GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Momente paniku në Himarë dhe Ksamil, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj nga mbytja

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Momente paniku në Himarë dhe Ksamil, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj nga mbytja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare gjatë dy operacioneve të zhvilluara këtë të hënë në Himarë dhe Ksamil, pasi rrezikuan jetën në det.

Rasti i parë u regjistrua në zonën e Filikurit në Himarë, ku një turist spanjoll mbeti në vështirësi pasi kajaku me të cilin po lundronte u fundos.

Pas njoftimit të dhënë nga e fejuara e tij, Policia Kufitare organizoi menjëherë operacionin e kërkim-shpëtimit, duke e lokalizuar dhe nxjerrë nga uji në gjendje të mirë shëndetësore. Më pas ai u transportua në siguri pranë Pikës së Kontrollit Kufitar në Himarë.

Një tjetër ndërhyrje u zhvillua në Ksamil, ku tetë turistë brazilianë, pjesëtarë të së njëjtës familje, kërkuan ndihmë pasi skafi plastik me të cilin po lundronin rrezikonte të fundosej në zonën pranë “Tre Ishujve”.

Falë reagimit të shpejtë të efektivëve, të cilët përdorën një gomone dhe një jet ski, të gjithë turistët u nxorën në siguri, ndërsa mjeti lundrues u rimorkua deri në plazhin “Puerto Rico” në Ksamil.

Të dy operacionet përfunduan pa pasoja për jetën apo shëndetin e turistëve, të cilët falënderuan efektivët për profesionalizmin dhe ndërhyrjen në kohë.

Policia Kufitare u ka bërë apel të gjithë pushuesve dhe drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e sigurisë në det, të përdorin pajisjet shpëtuese dhe të shmangin lundrimin në zona që mund të paraqesin rrezik.

 

 

Etiketa: HimareKsamilPOlicia kufitareshpetimTuriste

Lajme të lidhura

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Para
“Dua Lipa, doli kundër padrejtësisë”/ Aktivisti thirrje intelektualëve: Bashkohuni me ne

“Dua Lipa, doli kundër padrejtësisë”/ Aktivisti thirrje intelektualëve: Bashkohuni me ne

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi
Aktualitet

Protesta rinore/ Sot tubim kombëtar! Në Tiranë bashkohen pedagogë, mjekë, artistë dhe studentë nga i gjithë vendi

07:46 - 24/10/26

Protesta e studentëve shënon sot ditën e 12-të, ndërsa vijojnë përgatitjet për tubimin kombëtar të paralajmëruar në kryeqytet. Me protestën...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Parashikimi i motit, 18 Shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 24 Tetor 2026

07:35 - 24/10/26
Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com