GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Momenti kur Ragip Gila largohet me shpejtësi me BMW pas atentatit në mes të Shkodrës

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Momenti kur Ragip Gila largohet me shpejtësi me BMW pas atentatit në mes të Shkodrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm, ku autori Ragip Gila, 29 vjeç, vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë. Ai mbërriti para një lokali pranë bashkisë me motor dhe hyri brenda me dy armë zjarri dhe i veshur me jelek antiplumb. Pa paralajmërim, hapi zjarr ndaj personave që ndodheshin në vendngjarje, duke shkaktuar një masakër të vërtetë. Pas të shtënave, ai u largua nga dera e pasme e lokalit dhe braktisi motorin, duke ecur në këmbë për disa metra.

Më pas, Gila ndaloi një qytetar dhe nën kërcënimin e armës i mori makinën BMW ngjyrë gri, me të cilën u largua me shpejtësi nëpër rrugët e qytetit. Pamjet filmike tregojnë qartë momentin kur ai qarkullon me makinën e vjedhur në përpjekje për t’u arratisur. Arriti deri në lagjen Skënderbeg, por gjatë ndjekjes nga forcat e policisë, u përfshi në një aksident duke u përplasur me disa mjete të tjera. Pas përplasjes, e braktisi automjetin dhe tentoi të largohej në këmbë në drejtim të lumit Kir.

Përpjekja për t’u fshehur nuk zgjati shumë, pasi ai u kap nga forcat “Shqiponja” pranë lumit. Nga sulmi me armë humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja (i njohur edhe si Lushi), ndërsa të plagosur mbetën Erogen Brajoviç (Vaso) dhe kamerierja 25-vjeçare e lokalit. Ngjarja ka tronditur Shkodrën dhe opinionin publik në mbarë vendin, ndërsa policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të krimit.

Etiketa: Kryesore1Ragip Gila

Lajme të lidhura

Rrëzohen gjigantët në Champions, Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United zhgënjejnë me barazime
Breaking Views

Rrëzohen gjigantët në Champions, Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United zhgënjejnë me barazime

23:31 - 25/11/26
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore
Breaking Views

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Krisje e re në PS/ Veliaj kërkon të operohet në Tiranë, deputetja e PS depoziton projektligjin “për zgjedhjen e spitalit nga të burgosurit”
Breaking Views

Krisje e re në PS/ Veliaj kërkon të operohet në Tiranë, deputetja e PS depoziton projektligjin “për zgjedhjen e spitalit nga të burgosurit”

22:55 - 25/11/26
Para
Kapiteni Gjimshiti: Nesër na duhen tri pikë, ende e kemi fatin në dorën tonë

Kapiteni Gjimshiti: Nesër na duhen tri pikë, ende e kemi fatin në dorën tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrëzohen gjigantët në Champions, Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United zhgënjejnë me barazime
Breaking Views

Rrëzohen gjigantët në Champions, Bayern pëson goditjen e madhe, PSG dhe United zhgënjejnë me barazime

23:31 - 25/11/26

Një mbrëmje me rezultate të papritura në Champions League, ku disa prej skuadrave më të mëdha të Europës u përballën...

Lexo më shumë
Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

Javë pune me 4 ditë dhe më pak reality show në ekran, propozimet e Listës Studentore

23:29 - 25/11/26
Krisje e re në PS/ Veliaj kërkon të operohet në Tiranë, deputetja e PS depoziton projektligjin “për zgjedhjen e spitalit nga të burgosurit”

Krisje e re në PS/ Veliaj kërkon të operohet në Tiranë, deputetja e PS depoziton projektligjin “për zgjedhjen e spitalit nga të burgosurit”

22:55 - 25/11/26
Humb jetën në rrethana të dyshimta një vajzë në Lezhë, policia nis hetimet

Humb jetën në rrethana të dyshimta një vajzë në Lezhë, policia nis hetimet

22:30 - 25/11/26
“Jam polic”, plagosja me thikë në Maliq merr tjetër rrjedhë, 30-vjeçari sulmoi i pari dhe shpallet në kërkim

“Jam polic”, plagosja me thikë në Maliq merr tjetër rrjedhë, 30-vjeçari sulmoi i pari dhe shpallet në kërkim

22:15 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com